Lot, dhimbje, trishtim! Familja e major Kodian Tanushit ka hapur dyert e mortit mëngjesin e sotëm, në pritje për të mbërritur trupi i pajetë nga Letonia.
Ai do të shpallet dëshmor, ku do të zhvillohet edhe ceremonia dhe do t;i bëhen të gjitha nderimet, si një i rënë në detyrë në emër të atdheut.
Ministrja Xhaçka ka qenë sot në shtëpinë e familjes së Tanushi, ku i ka shprehur mbështetjen.
“Me Klodin humbën një djalë të rralle e njeherësh edhe profesionistin e kudogjendur.
Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe djali ynë. Do i mungojë familjen tonë të madhe në FA.
Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”, tha Xhaçka.
Major Tanushi vdiq mbrëmjen e djeshme, disa ditë pasi u plagos në Letoni gjatë një incidenti në Misionin e NATO bashkë me koleget e tij Zarife Hasanaj.
Fati i keq per trupat tona ne kete mision sa fisnik aq edhe te rrezikshem per jeten e kolegeve. Ngushellime familjeve dhe kurajo kolegeve per vijimin e misionit me perkiushtim dhe dinjitet sic u ka hije FARSH jo vetem ne Letoni por kudo ku ka angazhime te trupave tona ne kuader te NATO, BE, OKB.
Ngushellime familjes. I qofte dheu i lehte!