Tkurret më tej popullsia, Shqipëria me 2.86 mln banorë

10 Maj 2019, 21:34Sociale TEMA

Tkurret më tej popullsia e Shqipërisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar të këtij viti, popullsia rezultoi 2.86 milionë banorë duke pësuar rënie prej 0.3 %, kundrejt një viti më parë.

Numri i lindjeve vazhdon të tejkalojë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve.

Ndërkaq, INSTAT konstaton ulje të numrit të të rinjve dhe rritje të numrit të të moshuarve, çka përkthehet me plakje të popullsisë.

Vetëm 3 qarqe pësuan rritje të popullsisë gjatë vitit të kaluar: përkatësisht Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Të gjitha qarqet e tjera pësuan një tkurrje. 

Gjirokastra paraqet numrin më të ulët të popullsisë, duke zënë 2.1 % të popullsisë gjithsej, i ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili zë 2.7 % të saj.

4 komente në “Tkurret më tej popullsia, Shqipëria me 2.86 mln banorë”

  1. servet says:

    Po ne sikur kishm 2 e ca vetem votues?

  2. Detari says:

    mbase shuheni fare, vetem turq kan mbetur ne ate vend

  3. Nuk i keni numeruar mire.
    Pyesni KQZ ..ajo i ka listat e sakta !!!….
    3150000 jane votues.
    1000000 jane ga 0-15 vjec.
    500000 nga 15 -18 vjecare.
    Pra jane rreth 50000000 banore.Edhe me shume do te behen.
    Bashke me LSI behen 7000000.Bashke me ata qe sillen ne greva 8000000.
    O sa e madhe asht Shqipnia …

  4. AQIFI says:

    kerkohini ne Amerike . Po e doni vendin ,rriteni mireqenjen e popullit me parate qe keni vjedhur . Atehere shqiptaret nuk do i drejtohen “llotarise Amerikane “. Ju e keni percare popullin sepse ashtu ju kane udhezuar ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje