Një burrë nga qyteti Essex në Angli ka ecur me triçiklin me 120 kilometra në orë, duke thyer rekordin aktual.
Në një pistë me dy korsi, Matt Everard, 46-vjeç, arriti shpejtësinë maksimale prej 120 kilometra në orë, duke thyer kështu rekordin e librit Guiness që ishte 110 kilometra në orë.
Baba i dy fëmijëve shpenzoi 20 mijë puand në riparimin dhe modifikimin e triçiklit të cilin e bleu në vitin 2017. (TemA)