Zbulimi i "Bindjes" në Durrës: Kush është Valbona Sakollari

14 Maj 2019, 11:09Politika TEMA

Bindja Demokratike, forca më e re politike në vend, duket se do të garojë fuqishëm në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Një ditë më parë, Bindja Demokratike ka surprizuar me kandidatët për kryebashkiakë në 25 qytetet të vendit.

Mes kandidatëve, bien në sy emra të njohur të politikës dhe jo vetëm.

Për Bashkinë e Durrësit, duket se Bindja Demokratike ka bërë vërtetë një zbulim, ku do të kandidojë Valbona Sakollarin.

Por, kush është Valbona Sakollari.

Sakollari është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Ekonomiks në vitin 1996.

Më tej, ajo ka mbaruar Masterin Shkencor në “Politika dhe Administrim”, Profili: Administrim Financiar, në Fakultetin Shkncave Politike Juridike, në UAMD.

Valbona Sakollari është punësuar në sektorin privat prej 23 vitesh. Pozicioni aktual i saj, është Drejtuese në Eurotech Cement shpk, pjesë HeidelbergCement Group si dhe Lektore ne UAMD.

Fusha e mësimdhënies është Politika Ekonomike, Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhim.

Valbona Sakollari është e martuar dhe ka 3 fëmijë.

CV e plotë e Valbona Sakollarit, kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Durrësit:

 

4 komente në “Zbulimi i “Bindjes” në Durrës: Kush është Valbona Sakollari”

  1. M says:

    Sa mire e keni bere qe i keni publikuar CV-ne…dhe nr personal te cel!!!

  2. spartak says:

    Amon mër perëni , si nuk hoqët dorë nga çimento e betoni . Nuk duam mo . Jena ngop me çimento e beton nga Dako sa për 500 vjet . Ndërroni mër dorë . Kaloni tek druni e plastika .

  3. PIRDHSESHFRYHESH says:

    po sa debila jeni more tema??? po si veni nje cv ne menyre publike ku duket te gjithe te dhenat private perfshire nr cell? te ma bejne mua ne itali i hedh ne gjyq e marr nje tufe leke…rrace debilash qe kerkoni lajmin ne kurriz te njerezve

  4. Rromes says:

    Aman ne 96 – ne è ka mbaruar shkollen kur ishin firmat piramidale mos fol me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje