Brovina
Pas veprimit të deputetes kosovare Flora Brovina, e cila publikoi një fotografi që dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Jahjaga thotë se një veprim i tillë është një goditje e rëndë për mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale.
“Një goditje e rëndë u është bërë sot mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë me publikimin e pamjeve që tregojnë dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës!
Është e gërditshme, e neveritshme, dhe e turpshme se si një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila dikur ngriste dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sot shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë.
Veprimi i deputetes është joetik, joligjor, e jonjerëzor!
Publikimi fotografisë cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimit që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë.
Publikimi i asaj fotoje ri-traumatizon viktimën dhe të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dekurajon të mbijetuarit që të dalin përpara me të vërtetën mbi krimin që është kryer mbi trupat e tyre”, tha Jahjaga.
Jeni ju bajga politike
Kane 20 vjet keta krime qe ju mbuloni per llogari personale nqs do donit qe te kishte drejtsi duhet ta kishit paditur serbine me kohe apo prisni te vdesin autoret?
Je gabim Atifete. A po flet si police apo si ish Presidente kukull. Flora Brovina nuk e di a eshte por duhet te ishte Heroine e Kosoves. Ti nuk duhet te cenosh personalitetin e kesaj gruaje te madhe te kombit shqiptar. Gjerat thuhen hapur. Edhe me gjithe luften qe u be bota akoma nuk po ndihmon sic duhet Kosoven per me shume po i perkedhel bishtin Serbise.
Atifete ja ke fut kot.