"Ata që duan të prishin zgjedhjet duhet ta marrin përgjigjen që tani"

17 Maj 2019, 12:47Blog TEMA

Nga Fabjan Topollaj 

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, prej më shumë se një vit e kanë tërhequr politikën shqiptare në skutat e antipolitikës.

Herë në bashkëpunim dhe herë në karshillëk me njeri tjetrin, ato ia kanë arritur të çmontojnë sistemin e drejtësisë, duke e lënë vendin pa gjykatat e nivelit me të lartë dhe me drejtësinë në agoni, kanë plagosur rëndë parlamentarizmin.

Ndërsa së fundmi me djegjen kolektive të mandateve, ata po përpiqen të finalizojnë planin për disbalancimin dhe nxjerrjen nga binarët të sistemit demokratik, duke u vetëpërjashtuar nga zgjedhjet vendore.

Në fakt, sulmi ndaj sistemit demokratik është i paprecedent. Rreziku që vjen prej tij, nëse sulmi tolerohet do të ishte katastrofik.

BINDJA DEMOKRATIKE dhe gjithë subjektet e tjera, që garojnë në këto zgjedhje këtë radhë, janë ngritur në këmbë, jo thjesht për hatër të garës, por më shumë në mbrojtje të demokracisë.

Me pjesëmarrjen e tyre në garë ato i kanë dhënë sistemit besimin, politikës shansin, shqiptarëve shpresën, se zgjedhjet nuk do prishen, se shqiptarët do votojnë lirisht dhe do zgjedhin sipas bindjes, se përballja do jetë reale, se konkurrenca do jetë e plotë, se votat do numurohen dhe se rezultati do të respektohet.

Shqiptarët kërkojnë pikërisht këtë gjë nga zgjedhjet. Asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Sa herë kjo premisë ka munguar, shkaku ka qenë koalicioni i fshehtë, ose i hapur midis PS & PD (me LSI herë në një krah dhe herë në tjetrin), për të prishur rregullat e lojës, për të manipuluar procedurat, për të shitblerë votat, për të intimiduar zgjedhësit, për të penguar alternativat politike, si dhe për të fallsifikuar rezultatin në favor të PS ose PD, ose të të dyjave së bashku.

Sa herë që në Shqipëri ka pasur parregullsi, sidomos në vitet e fundit, komisionerët e PD dhe PS kanë qenë pjesë e mekanizmit, që ka prishur zgjedhjet.

Në raport me zgjedhjet, PS dhe PD formojnë në mënyrë permanente koalicionin e së keqes ndaj cdo mundësi që ata të bëjnë sërish një marrëveshje okulte midis tyre, do të ishte në dëm të interesave të vendit.

BINDJA DEMOKRATIKE fton insistucionet përgjegjëse dhe faktorin ndërkomëbtar që ta ndalin sa më shpejt këtë provokim të rëndë ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit, sepse cdo vonesë do të inkurajonte ata, që kanë si qëllim të vetëm prishjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

3 komente në ““Ata që duan të prishin zgjedhjet duhet ta marrin përgjigjen që tani””

  1. pirua says:

    Une ftoj ata qe kane shkuar ne planetin mars qe te zbresin e te ndalin kete gjendje ne Shqiperi; pd-se ti japin nje shpulle te forte dhe Lulezimin ta hedhin ne Lane, Moniken ne halé dhe Ps-ne atje ku eshte. Bindja demokratike, (çfare emri eshte ky!) ose mosbindja demokratike=pd, te bashkohen ne turren e druve. Pse nuk e njohim ne Fabianin qe na çau bythen me gjithe ato llafe qe s’i pushon goja si bythe turtulli apo Astrit patosinsi mynxyre e zeze ashtu si ka shpirtin e Saliut apo ate vajzen e re nuk e njohim ama njohim mire te emen se babain ja shpu deshmore Saliu..O fatkeqesi shqiptare, te zbriten lepujt nga malet dhe u bene arinj bathorje ne Tirane; u ngrit qyteza e vogel e Tropojes dhe polli me radhe qe nga Te vellain e Karaxhiçit me nene e deri tek Izetin qe e mbajne ne burg dhe s’dihet se perse. hajde Tropoje, hajde ku ke qene qe na e vure hurin, por do ta kthejme rreston aty ku takon. Besniku i tropojes, kandili i shuar e partise, sot na ben thirrje per dhune se Rama paska qene frikacak, ndersa keta jane trima! Trima apo kriminele, kete e kemi pare ne 21 janar e ne vazhdim…

  2. Veshgues says:

    Ne fakt zTopallaj ka te drejte:
    Thirrjet per prishjen e zgjedhjeve edhe me dhune jane goditje dhe aktivitet antikushtetues! Sepse zgjedhjet, menyra e organizimit jane te shkruara ne Kushtetut.zgjedhjet mbrohen med ligje kushtetuese.
    Vete data 30 qersdhor edhte kusdhtetues! Per me teper Dy partite Pd dhe Lsi dhe ca parti- person po kerojne dhunim te popullit votues ne qendrat e votimi; edhe kjo antikushtetuese dhe bile ne kufinjte e organizimeve basnditeske revolucionare.
    Ky vend ka nje president ” garant i kushtetutes dhe unitetit kombetar? Z. Topallaj ky tipi president i ka degjuar ket dhed nuk reagon? Pra: Nuk justifikon rrogen qe merr ngas taksa paguesit shqiptar, dhe ..
    e dyta ky ky nuk vepron per shkak te konfliktit te dyfishte te interesit: Gjruja e tij eshte Kr. e Lsi; dhe se ky njeri ndjehet ikercnuar nga orgasneet e reja te drejtesise per abuzim, korrupsion, vjedhje, me rezultat nje pasuri kolosalee te pajustifikuesdhme!
    PS ne kete rast, pra te mosveprimit ted ketij tipi President, duhet te mbledhi prova te qarta per ta ndjekur penalisht per mosveprim me koshience, megjiqe i vene ne dijeni, ne deme te interesit kombetar. Nese ndodh prishjs e zgjedhjeve ky duhet te shkoj ne burg per kete aresye! Nese zgjedhjet do te jene normale, ky duhet shkaktuar dhe te vijoj me SPAK. Per te njejten aresye! Se bashku me. .. Doktoreshen e tij! Nas plasen shpirtin keta tipa qe bejne bythen e zgjuar dhe qe kane maxhorancen e populli t kunder!

  3. Titi says:

    Bindja me kreher ne dore per te krehur Edi Ramen dhe Erjon kermillin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje