Bushati: Rama, i vetmi politikan që në 20 vjet nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen, kokëfortësia e tij ka shkaktuar krizë

17 Maj 2019, 09:34Politika TEMA

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka thënë se kryeministri Rama është i vetmi politikan në Shqipëri, që në këto 20 vite, nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen.

Bushati tha se ka shumë arsye përse Rama duhet të ishte larguar, por se kokëfortësia e tij, ka krijuar krizën aktuale.

“Edi Rama mbrohet me një gjë që në pamje të parë duket logjike. Ai thotë , unë jam njeriu që kanë mandatuar shqiptarët, jam i dënuar të mos tërhiqem nga përfaqësimi i popullit shqiptar.

Por, ka një gjë, edhe sikur ta marrim që socialistët janë shumicë në këtë vend, eksperiencat botërore kanë treguar se kryeministrat ikin për shumë më pak se sa kaq.

Mund të ikte se i ra Xhafaj, Tahiri, se u kap në vjedhje 40 milionë euro, mund të ikte për ligjin special të teatrit, mund të ikte se FMN dhe Banka Botërore, i thonë koncesionet i ke gabim, ligjin për korporatat e ke gabim. Kur e ke mbushur me kaq shumë mëkate kazanin tënd, nuk është mëkat edhe të largohesh.

Që prej 20 vjetësh, Rama është i vetmi politikan që nuk ka dhënë dorëheqjen nga asnjë post. U fut nga Ministër Kulture në garën e Bashkisë e Tiranës, kaloi nga ministër në kryetar bashkie.

Ky njeri nuk ka dhënë kurrë nje dorëheqje. Këtë krizë po e shkakton, kokëfortësia e Edi Ramës për të mos u tërhequr, se sa kokëfortësia e Bashës që gjuan me molotov”, tha Bushati.

17 komente në “Bushati: Rama, i vetmi politikan që në 20 vjet nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen, kokëfortësia e tij ka shkaktuar krizë”

  1. tori says:

    Rama eshte padyshim me I afti nder politikanet e sotem shqiptare.Perse te jap dorheqje? Suksesi I nje qeverie kryesisht bazohet kryesisht: ne rritjen ekonomike te Shtetit dhe ne rritjen apo uljen e depozitave financiare te qytetareve ne banka,si dhe rritjen e blerjeve(rritja e fuqis blerese) Bushati I nderuar:kto tregues jane te gjitha me rritje te konsiderushme dhe hedhe poshte theniet e ish opozites per keqesim te gjendjes ekonomike,prandaj lind pyetja:pse te jap doreheqje?

    1. Tony uk says:

      Ne qofte se Rama do jape doreheqjen do jete njeriu me i urryer nga 75% e Shqiptareve.
      Nje kerkese kam nga Rama mbasi te mbaroje vetingu ne drejtesi,urgjent tu behet vetingu ketyre palo gazetareve dhe do shikoni se si do dalin!!!

  2. Populli says:

    Bushat je gjysme gazetar. Por mesoje e gjysmak se “Gjysmegazetari eshte gazetar i vdekur”. Rama te jape doreheqjen se do nje gjysmegazetar si ti qe praktikisht je i vdekur? Kur jepet doreheqje Bushat? Pse nuk e shpreh kete logjike? Se i bie qe edhe Macron duhet te kish dhene doreheqjen se Astiriotet e Parisit kane muaj qe bejne greve? Ne politike je idiot, Ne gazetari je i vdekur. Per te mos qene i tille, analizo te gjitha faktet, te gjitha argumentet ligjore, morale e politike, pro dhe kunder. Ky eshte gazetari dhe kjo eshte gazetari.
    Neqoftese te kane dhene rol ne gazete qe te jesh opozite,nuk e dijme, por cka nuhasim eshte se meqenese Rama te ka thene fundkazani, ti si gazetar shfre vetem urrejtje, jo interpretim faktesh pro e kunder. Por urrejtja nuk eshte gazetari. Urrejtja eshte semundej per pedagogji e psikiatri, jo per gazetari.

  3. Kreshniku says:

    O nipi i Hysniut nuk t’a plotësojmë ditë kërkesën. Provoje një herë ti kërkosh dorëheqjen Lulzimit

  4. Dinamo Tirana says:

    Mund te ikte…..po jaqe e kane votuar 765 mije njerez dhe per te qendruar deri ne 2021 jo per te ikur se do bytha jote e qelbur.

  5. Refugjati says:

    Në asnje vend demokratik një k/ministre nuk mund te dorehiqet pse ja kërkon opozita dhe nje takëm gazetaresh si Bushati&co.Rama dhe opozita kane detyrim të zbatojne kushtetuten qe ne Shqiperia te funksionojë shteti shteti ligjor dhe i drejte me nje demokraci funksionale si në Perëndim,ashtu si edhe shumica e shqiptareve e duan Shqiperine.

  6. jurgen says:

    kokfortesi , e cuditshme o Bushat . E mban mend se si nuk tregoi kokfortesi ne 8 Maj 2011 kur live kacaket i rrembyen fitoren ne tavoline.

  7. florence says:

    po si ska dhene doreheqje mor legen burr, por nuk e mori luli tiranen me dhune dhe edi rama u terhoq, nul vuri luli cader ne qender te tiranes edhe edi rama me zgjuaresi u terhoq edhe i dha gjysmen e qeverise, ik mor njeriu me legen ne historine e medias shqiptare.

  8. @ says:

    Po te ishte se Rama vertet e do Shqiperine dhe shqiptaret, mund te ishte terhequr me kohe nga te gjitha funksionet politike duke i kerkuar te njejten gje dhe Bashes dhe ta conte vendin ne zgjedhje te parakohshme. Aq me teper se PS ka edhe shanset per te fituar perseri. Veprimet e tij tregojne te kunderten, sepse ai edhe partine e perdor thjesht si mjet per te realizuar qellimet e tija per pushtet dhe sigurisht edhe vjedhje te Shqiperise.

  9. Flutura says:

    Edi Rama mund te jape doreheqjen, por kur ta mendoje ai vet e jo se ja kerkon opozita. Nese humbet zgjedhjet ne 2021, duhet te jape doreheqjen ashtu sic e dha Luli ne 2017 ?

  10. faro says:

    Te ikni juuuuuu,, jo Rama!
    Ju si profesion keni zgjedhur të gjuani paren dhe sipas pares , shpikni edhe rrenen e rradhes. Fatkeqësia e ketij vendi është se jeni bere shuuuume!
    Vetëm Rama e ndryshon këtë vend! Pavarësisht nga vërejtjet që kam për të, madje serioze.

  11. Monitor says:

    Mire Andi, Mire!
    Po ja edhe keto dy vjet sa te fusi ty or BQ ne Europe, ta kyci mire edhe drejtesim nen ombrellen e perendimoreve. Sidomos Spakun! Ne fakt Andi, Basha s’bene per ate pune! I dyshuar per hajdut? Bashkepuntor ne vrasje qyetaresh, me shkollim te dyshimte egoist kamarier dhe shites deti, intrigant: pra Andi nuk bene!
    Ky tip nuk ka sqaruar njehere keto dyshime! Une anetar populli jam! Ty s te besoj se ngele ne kazan. Me sa shoh dhe lexoj shkrimet e tua, ato kane nje ligesi te brendshme qe duken si shkrime bq! Nuk ke ndyshim nga B. Fevziu! Fevziu te tmerron deri ne neveri me perpjekjen per tu dukur si i pannshem dhe byth e zgjuar! Njeri percipte! Cdo program i tij i neveritshem; Cdo emision i ndertuar mbi kontekste te shkeputura, ne funksion te karakterit te dobet dhe te nje mungese te padukshme morali , gjenerojne genjetra, ligesi dhe mashtrim te opiniot publik!
    Ylli Rakipi po njihet si i pacipe! Per Para shet cdo njeri , edhe vehten! Etj .. flasim prape!

  12. pirua says:

    O Mero mos e nxirr me ketu kete Bushatin se ky , Lubonja, Sonila qe kishte bere breket tere shurre nga gezimi dhe ca serioze si Andi Bejtja apo ca karagjoze qe u levrin syri sa andej ketej si Shkullaku, pa perjashtur idiotin profesionist Andi Telaj, jane me karagjozat qe as ne hale nuk mund te shkojme dot. Se keta nuk e dine qe biografine u a bejne ata qe i shohin dhe degjojne..Dhe nje pyetja: ka me gazetare me emrin Andi apo fund?

  13. Urashura says:

    Me kete logjike edhe basha duhet te jape doreheqje pasi nuk ka asnje avantazh pozitiv ne asnje perballje, edhe ne perballje televizive nuk pranon asnje gazetar se ska bithe me u perball

  14. Roberto says:

    Po pse duhet te jape dorheqje se thua ti?? Apo pse do PD? Ore po mjaft se na e rruajtet si shume me duket. Sado qe ju e dini dhe e kuptoni fare mire cdo gje qe thote Rama por edhe ato qe thone nderkombetaret ju prap beni rolin e budallait. E ndoqa pak Ylli Rakipin dje qe u mundua me mish e me shpirt ta cilesonte “rrahjen”e Sahit Dollapit si rrahjen e shekullit. Po Sahit Dollapi njihet nga te gjithe per pislleqet qe ka bere sepse ka qene i PD dhe ne kohen e Saliut keta benin ligjin bile edhe me dhune ndaj qytetareve etj etj. Nuk ka as media argumenta per te tjerre e kapet tek shkopat e gomes jo 3 por 13. Shko ne USA dhe ik me vrap kur te ka kapur policia,provoje. Plumbin bythve e ke pak dhe as i plas kujt se je sekretari organizativ i PD apo sekretar i leshit. Tani jeni kapur pas kesaj me shpresat e vdekura per ndonje doreheqje aq te enderuar prej jush. Ja u tha qarte Rama tek Fevziu qe zgjedhjet jane ne 30 qershor.Nese doni te hyni dera eshte e hapur por hyni pa kushte. Ju e keni inatin me Ramen sepse ja u dhjet dore per dore e nuk keni se ku ta kapni.

  15. Arjan says:

    Nuk na thua o i zgjuar i dheut , kush e ka dhene doreheqjen nga keta qe duan te vijne ne pushtet ?

  16. Ardi says:

    Andi ti që e ke për zemer Berishen a mund te na shpjegosh diçka. Pse Sala ia hoqi emrin e heroit kombetar Alqi Kondi shkolles tetevjeçare dhe e zevendesoi me nje emer tjeter.

    Pjeter Budi eshte po aq i nderuar, po ky emer mund ti ishte vënë një shkolle të re.

    Është dhe për të qeshur se kush ka mbaruar shkollen tek Alqi Kondi, kur e pyet dikush ku e ka bërë tetëvjeçaren
    duhet të përgjigjet te Pjeter Budi. Çfare i bëri daja yt, dëshmori i atdheut Alqi Kondi, për te mos qene i denje qe shkolla te mbante emrin e tij. Ti na e thuaj pasi ta kesh pyetur te preferuarin tënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje