Veliaj i përgjigjet Malajt: Nuk më vendos dot gjobë as ti, as vëllai yt. Mos kërko leje ndërtimi kundër ligjit

16 Maj 2019, 21:50Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj  ka zbardhur edhe burimin e akuzave që vijnë nga Arben Malaj në drejtim të punës së tij dhe të Bashkisë së Tiranës.

Duke folur për A2CNN, Veliaj ka sqaruar se gjeneza e këtyre sulmeve vijnë për shkak të gjobave që Malaj ka dashur t’I vërë Bashkisë së Tiranës për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Veliaj thotë se Malaj dhe vëllai I tij kanë kërkuar që të marrin leje ndërtimi për një pallat në  tokë bujqësore, çka bie totalisht ndesh me ligjin.

“Të gjuash me gurë nga ekranet është një zgjedhje, por për dikë që pretendon që e bën më mirë duhet të ofrohet ta bëjë më mirë. Dhe një gjë që ia kam bërë të qartë edhe zotit Malaj, por edhe shumë të tjerëve është që unë nuk pranoj gjoba. 

Nuk ka sot një media, një njeri publik ose një politikan që mund të më kërkojë të bëj gjëra të paligjshme duke më vënë gjobë. 

Nuk e di çfarë pretendon, por ia kam bërë të qartë edhe zotit Arben Malaj edhe zotit Basri Malaj, nuk marrin dot leje në Mjull-Bathore në tokë të gjelbër, në tokë ullishte, në tokë që nuk është truall, në tokë bujqësore ku nuk ndërtohet duke më vënë gjoba në televizor. 

E kanë provuar shumë, por meqë më pyetët kjo vlen për zotin Malaj, për vëllain e tij, pallat në tokë bujqësore ullishte unë nuk jap sepse është e paligjshme”, tha Veliaj.

Kreu I Bashkië thekson se pavarësisht angazhimit të përbashkët në strukturat e Partisë Socialiste, ai nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme diçka që nuk i takon.

Veliaj i bën thirrje Malajt që të mos abuzojë me rolin e tij në Bordin e Bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër kryetarit të bashkisë.

“Ia kam thënë me urbanistikën, ia kam thënë me dëshmitarë të tjerë edhe familjarë të tij që e dinë fare mirë se parimor jam. Unë nuk e ngatërroj punën me shoqërinë. 

Ai ka qenë një koleg i angazhuar në Partinë Socialiste. Më vjen keq që abuzon me rolin e tij në bordin e bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër kryetarit të bashkisë. 

Të japë dorëheqjen, të kandidojë për kryetar bashkie ose për Këshill Bashkiak…”, shtoi ai, teksa siguron se kushdo që do të pretendojë se do të mund t’i vendosë gjoba për të marrë diçka në mënyrë të padrejtë, gabon rëndë.

“Unë nuk kam ndërmend as të shkoj në burg, as nuk kam ndërmend të shkel ligjin. Ia kam thënë në sy me dëshmitarë. Vendosi të aplikojë gjobën. 

Unë kam katër vjet këtu, nëse më gjen një njeri nëse arrin me presionin në media të marrë diçka të padrejtë unë iki nga bashkia. 

Të gjithë marrin një përgjigje, Erion Veliajt nuk i vë dot gjobë njeri, jo Ben edhe Basri Malaj, por asnjë njeri tjetër në botë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

21 komente në “Veliaj i përgjigjet Malajt: Nuk më vendos dot gjobë as ti, as vëllai yt. Mos kërko leje ndërtimi kundër ligjit”

  1. Lali 20 %-shi says:

    Ti mor lali bytha, je hajduti me spektakolar. Tu semurte femije e mos dvekt nga vuajtjet. Na rropet, edhe shpirtin na e moret.

    1. Sa per dijeni says:

      Po ti o moterqire i paske mbajtur pishen nga pas. C’pune ke me femijet e familjaret o fisqir. Ke c’ke merru me ate qe s’te perputhen idete jo me mallkime per femijet qe te rencin ty ne koke se e paske hak. Shko tani te shqupi se ke rradhen e bythores ropqir hollandez.

    2. Tani says:

      Mallkimet e nje bythqiri si ty deri ne grope te halese shkojne..20% besoj te jep tutori per ngritje bythe .

  2. Isuf kapertoni says:

    Nqs eshte e vertete turp ti vi benit, por ti mos ma trego lejet e kundraligjshme se ke dhene aq shume kundra ligjit sa nuk ka ku te shkoi

    1. Tani says:

      Per shembull.I dike ti dhe nuk I dika Beni.Ik o mjeran se nuk genjeni me njeri.Velise I ha mune se dhe nja kater vjet te tjera aty do e kesh.

      1. deshira says:

        ai “lali-20%” , ti mund te jeshe i afert i Benit, po jeni bere te tere letyre ju, mund te jeshe dhe vlonjat emigrante si Beni qe e pruri Qamili qe nga Tepelena dhe tani na ben te mençurin. Beni ka patur familje te mire nga i ati, por e dhjeu Fatos Nano ate dhe Beni kujtoi se ishte njeshi. Ne fakt ka qene nje nga nen mestaren ne Vlore. Me vjen keq edhe per ate te vellain se paska qene paçavure dhe ka dale si zog haleje. Por kjo me nder demokraci nxori ne skene gjithe pocaqite e familjeve, qyteteve dhe te gjithe Shqiperise. Ata jane ne krye sot ne demokracine halé me njerez halé. JU shkoni ku te doni, une do te shkoj ne arke te kursimit!

  3. Malaj, madhtrue! Me firmat piramidale , ka sukses !?? says:

    Bravo , VELIAJ .
    Malaj një lëngaraq, mafioz dhe dembel .
    Mik i Nanos, mo ! Parazit !

  4. faro says:

    Ky Malaj, nuk është gjë tjetër veçse një fshatar i pakorigjueshem dhe i llastuar. Shpesh i jepet mundësia që të dalë e të shfaq shenja provinciali, sepse media drejtohet, në shumicën e rasteve nga provincial.
    Tani po I del emri edhe për Kminister, po nga provinciale

  5. Janig says:

    Ke te drejte Erion
    Me kete metode mori leje ne Sarande ne det
    Hotel Grandi
    Qe e shiti Pepkoles ngs Mirdita
    2 milion euro
    Eshte race mosmirenjohese

  6. Shkodrani says:

    Kjo eshte shum e vertet o pusht i kuq se ti edhe rama kurva vini gjoba per kte ke shum te drejt po mos haro se vjen dita e kundergjobave edhe me kamat vones do i keni ju krejt nga saliu nano ruci meta rama basha edhe ti kurv e vogel zoti vonon po nuk haron mbaje shenim o kurve e vogel se nuk do zgjas shum kjo parajsa juaj te fala nga eu se shpejti do e shuajm faren tuaj te keqe njehere e mire plumbin ne goje do i merni ne gjith

  7. Ky katundari i llakatundit qe fryhet si gjel deti,e ka sjell tosi ne Tirane dhe do te na bej si gjith shpellaret ne token e xanun.
    Ky na hiqet edhe si tzipras qe i plaste cipa me keto qe ben.

  8. drejtesia says:

    o faro po ti nga je me plac buzen Po te gjithe provicial jemi Gjithe shqiperia provvinciale ka qene

  9. Lizga says:

    BRAVO dhe shume mbeshtetje per ju…..

  10. !!!!!!!!! says:

    ERION VELIJA je numer njesh, mos e rruj -per Malaj dhe kush i ka bo malajt Hajdut kalu hajdutit ne kohen e Fatos Nanos…………

  11. Paqesori says:

    Ty komentues i mbiquajtur ” Lali 20 % -shi ” tu thafte gjuha deri ne rreze qe merresh me pjellen e Velise …Mos u merr me femijet o kafshe e semure se nuk dua te bie ne pellgun tend !

  12. faro says:

    Ke te drejte! Madje malësor.
    POR:
    Ndjehem sh keq kur vërej sado pak, që nuk kam qenë I zoti te integrohemi në zhvillimet shoqërore

  13. Laveri says:

    Muhabete kusaresh

  14. sari says:

    me duket e cuditshme qe sulmet ndaj erionit te jene pikerisht ne kohen qe po i del dhe emri per KM te qeverise se stabilitetit e ne prag te zgjedhjeve, pak si skenaret e FN ne kohen e tij te arte, varja o erjon po he mos e merr kaq me inat

  15. faro says:

    Ke të drejtë se malësor jam.!
    POR:
    NDJEHEM shumë keq, kur vërej veten që nuk kam ndryshuar edhe sado pak, në drejtim të integrimit personal në shoqërinë e sotme që transformohet pa ndërprerë

  16. Ilir says:

    Miku yne Erion. Vazhdo punen se te paudhet gjithmone do te ngaterrojne. Tiransit I ke me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje