Regjistrimi në zgjedhje, Celibashi: Opozita ka afat deri në fund të majit

16 Maj 2019, 20:00Politika TEMA

Opozita e bashkuar ka ende mundësi për të regjistruar kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nëse ka një konsensus mes palëve.

Në një intervistë për Televizionin TemA, ish-kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, shprehet se bazuar në precedentin e krijuar në 2017-n, ku subjektet politike u regjistruan me vonesë në KQZ, atëherë edhe tani kjo mund të ndodhë.

Sipas Celibashit, ka dy lloj afatesh në Kodin Zgjedhor: kategoria e parë janë limitet dhe kategoria e dytë datat referuese. Sipas Celibashit, nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, atëherë opozita ka afat deri në fund të majit.

Ka disa afate në Kodin Zgjedhor, që nuk mund të shtyhen ose të injorohen, të konsideruara si afate prekluzive. Ka edhe afate që mund të konsiderohen në opinionin tim is afate referuese, por është mirë që edhe këto të respektohen. Në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, si të thuash, ne e tejkaluam këtë rregullim të kodit që kishte të bënte me afatin për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Ky është një precedent që tashmë është krijuar dhe mundet, bazuar në të, ta kemi të aplikuar këtë mundësi regjistrimit të kandidatëve edhe përtej afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor”, tha Celibashi.

Ndërkohë, Celibashi shprehet kategorikisht kundër shtyrjes së datës së dekretuar nga presidenti i republikës.

Unë mendoj se nuk ka asnjë hapësirë ligjore që zgjedhjet të zhvillohen në datë tjetër veç asaj të përcaktuar. Çdo marrëveshje që e injoron këtë rregull, pastaj është gjë tjetër”, tha ai.

Sa i takon deklaratave të opozitës se nuk do të lejojë zgjedhje pa të në garë, ai shprehet se ato janë më tepër retorikë politike.

Besoj që është më shumë retorikë politike, sepse pavarësisht legjitimitetit që opozita ka në qëndrimin që po mban kundrejt qeverisjes apo gjykimet ka në lidhje me atë sa e aftë është kjo qeveri për t’i bërë zgjedhjet ashtu siç duhet të bëhen, nuk ka asnjë lloj të drejte dhe nuk besoj se do ti japë të drejtën vetes që të impaktojë mënyrën si zhvillohet procesi zgjedhor”, thotë Celibashi.

Ndërkohë ish-kryetari i KQZ-së, Celibashi, shprehet se sa demokratike janë zgjedhjet nuk e përcakton numri i kandidatëve në garë, por respektimi i ligjeve.

1 komente në “Regjistrimi në zgjedhje, Celibashi: Opozita ka afat deri në fund të majit”

  1. pirua says:

    I thoni Celibashit qe te prishe miqesine me Fatmir Mehdihoxhen, kriminelin e Gerdecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje