Astrit Patozi reagon pas lëvizjes së fundit të PD dhe LSI: KQZ të ndalë urgjentisht këtë sulm provokues

16 Maj 2019, 19:06Politika TEMA

Astrit Patozi e ka konsideruar si provokim, lëvizjen më të fundit të PD-LSI.

Edhe pse PD dhe LSI nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk janë më parti parlamentare, ato duan të kenë anëtarët e vet në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Nuk dihet nëse me këtë veprim po i hapin rrugë pjesmarrjes në zgjedhje, apo thjesht duan të bllokojnë procesin e 30 qershorit, duke çuar njerëzit e vet nëpër komisione.

“Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor.

Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament.

Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që mesa duket e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.

Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri”, shprehet Patozi në reagimin e tij.(TemA)

8 komente në “Astrit Patozi reagon pas lëvizjes së fundit të PD dhe LSI: KQZ të ndalë urgjentisht këtë sulm provokues”

  1. ALI ABDULLAI says:

    BESOJ SE KETU NUK KA TE DREJTE.
    DEPUTETET E RINJ JANE ANETARE TE LISTAVE TE PD DHE LSI E SI TE TILLA LIUGJERISHT JANE PARTI PARLAMENTARE. NESE DEPUTETET E RINJ DALIN TE PAVARUR ATHERE KETO PARTI DO TE JENE PARTI JO PARLAMENTARE. MOS PJESMARRJA NE ZGJEDHJE ESHTE TJETER PROBLEM.
    KJO ESHTE NJE PERPJEKJE PER TE MINUAR ZGJEDHJET POR KERKOHET TE ZBATOHET LIGJI DHE KJO ESHTE E DREJTE E C’DO PARTIE

    1. Sa per dijeni says:

      O shoku deputet ne parlament nuk jane me ne grupe parlamentare te PD dhe LSI por jane rregjistruar si grupe me emra te ndryshem. LSI madje i coi dhe leter kuvendtit e KQZ se nuk i njihte ata si deputete te tyre po keshtu ka deklaruar qarte dhe PD. Keshtu qe Patozi ka te drejte, ato nuk jane me parti parlamentare, ato nuk kane asnje grup parlamentar dhe ligjetisht mandati eshte personal ndonese garohet ne nje liste partiake. Duke qene se refuzojne te marrin pjese ne zgjedhje atehere skane te drejte te administrojne zgjedhjet. Po te duan le te dergojne Vezhgues ndersa vendet e tyre ti plotesoje shoqeria civile keshtu do shikojme edhe nese eshte ne gjendje shoqeria civile per nje detyre te tille dhe ne te ardhmen pse jo, i gjithe administrimi i zgjedhjeve ti jepet shoqerise civile dhe partite te kene vetem vezhgues. Si e kane shume vende perendimore.

      1. Komentuesi says:

        Zoti Astrit Patozi ketu e ke dejte.Qellimi i opozites eshte te sabotoi ose te bllokoi zgjedhjet.Nuk duhet pranuar ne asnje menyra nga KQZ per anetar te komisioneve vendore.Opozota ka shpallur qe nuk mere pjese ne zgjedhje dhe nuk ka te drejten e komisionerve. A nqs Klemend Zguri eshte shitur te opozita eshte tjter pune,dhe do beje veprimin me antidemokratik dhe me te poshter po pranoi.Atehere Klemend Zguri si kryetar i KQZ duhet hequr.

  2. Laura says:

    I sakte dhe I drejtperdrejte. Pedeistet dhe Leshelistet kerkojne bllokimin e procesit zgjedhor. Kurre sduhet lejuar.

  3. pirua says:

    Ali, e ke gabim Deputetet e rinj duhet te deklarohen dhe pike. Ne qoftese deklarohen si perfaqesues te pd, po, por ne qoftese deklarohen te Bd i perkasin asaj; po te deklarohen te pavarur po se po jane te tille dhe Pd nuk perfaqesohet fare. Ligji e ka lene ne dore te deputeteve deklarimin, pavaresisht se nga kane dale. Psh. Kastriot Islami ne 2013 iku nga PS dhe shkoi ne breke te Saliut pavaresisht se kush e kishte zgjedhur. Deri ketu u kuptuam besoj. Tani, pavaresisht se çfare deklarojne pd e lsi, ata po te prekin zgjedhjet dhe te vazhdojne ne kete menyre, duhet te kategorizohen si terrorista dhe duhet vepruar si kunder ISSIs it njesoj. Jemi ne pluralizem, jemi ne demokraci, jemi ne pluripartizem, pavaresisht forces dhe bindjes se çdo partie. Terrorizmi duhet luftuar. Seit Dollapi eshte terrorist dhe kushdo tjeter qe kryen veprime si ai.. pa lere ate e teperoi policia qe e qelloi! Policia ka detyre te qelloje, partia te edukoje.

    1. Grigor says:

      Jo vetem kaq.
      Keto nuk jane zgjedhje parlamentare. Jane zgjedhje lokale. PD dhe LSI edhe duan t’i bojkotojne, por edhe duan te jene pjese e zgjedhjeve. Nuk shkon jo vetem moralisht, por edhe ligjerisht. Por kjo nuk eshte mendja e Lul Koqes. Ai nuk ka tru per kete pune. Kjo eshte eshte mednja djallezore e atij, Doktor Mortjes, Voldermortit, Sali Katunar Kinezi.
      Ndersa Lul Basha do mbahet mend si Hekuran Isai i PD-se.
      E mbani mend Hekuran Isain qe u be i famshem per idiotesine e tij: “Terhiq e mos e keput.”
      Lul Basha do mbahet mend per shprehjen idiote: “Qeveria ka rene”.

  4. Adriatiku says:

    Levizja e re nga ana e PD eshte e mirestudiuar. Patjeter synon berjen corbe te zgjedhjeve. Nuk mund te kete edhe refuzim zgjedhjesh edhe pjesemarres ne komisione. Komisioneret jane per te ruajtur votat e zgjedhesve te partive te tyre. Po PD cfare do ruaj? Ata nuk kane kandiduar ne keto zgjedhje.

  5. Zagali says:

    Epo ç’fare nuk i pjell mendja Sali Berishes,te gjithe te keqijat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje