Apeli i Austrisë: Zgjidhja të vijë para sezonit turistik

16 Maj 2019, 18:23Politika TEMA

Turizmi është një nga sektorët që i frikësohet efekteve negative të krizës politike që ka përfshirë vendin kohët e fundit.

Pas presidentit Ilir Meta shqetësimin e operatorëve e ndajnë edhe ndërkombëtarët në vendin tonë.

Sakaq ambasadori austriak, Johan Sattler nga Dukati i Vlorës, i kërkoi klasës politike të gjejnë zgjidhje për situatën para sezonit turistik.

Ka ardhur koha ku përfaqësuesit politike të ulen në tavolinë për të gjetur kompromis dhe jo të krijojnë probleme. 

Uroj që protestat të mos ndikojnë në sezonin turistik të Shqipërisë. Drejtuesit politikë të gjejnë një kompromis para sezonit turistik”.

Një ditë më parë Presidenti Meta gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik në Skrapar theksoi se ekonomia dhe turizmi po dëmtohen për shkak të gjendjes së vështirë politike që po kalon vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje