Rudina Hajdari: Këta politikanë kanë marrë fund, po shijojnë ‘dashurinë në kohën e kolerës’! Shqipëria bëhet

16 Maj 2019, 12:47Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari, ka sulmuar ashpër krerët e politikës shqiptare, duke thënë se ata kanë bërë marrëveshje dhe po shijojnë ‘dashurinë në kohën e kolerës’.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re, është shprehur se Shqipëria nuk ka marrë fund, por janë pikërisht këta politikanë, që sipas saj kanë marrë fund dhe janë të frikësuar në palcë.

Njerëzit hapin sytë dhe i ngrenë nga Perëndia. Shqiptarët nuk dinë cilës derë t’i bien, ndërkohë që në Tiranë po zhvillohet një teatër i shëmtuar i njerëzve që po shijojnë dashurinë në kohën e kolerës.

Ç’faj kanë njerëzit, rinia, biznesi? 

Kritika kryesore që iu bëj njerëzve është që të flasin me ndjesi dhe jo me fakte. Kësaj here do dal nga ky rregull dhe do flas me shpirt. 

Në kohë të jashtëzakonshme, është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.

Shumë njerëz më thonë “mos, se ky vend ka marrë fund, Shqipëria nuk bëhet, mos se këta janë të rrezikshëm, kanë bërë marrëveshje”. 

Por, unë e ndjej se nuk jam vetëm, ky vend nuk ka marrë fund, këta njerëz kanë marrë fund. 

Këta nuk janë të rrezikshëm, por janë të frikësuar në palcë. Këta kanë bërë marrëveshje”, është shprehur Hajdari.

10 komente në “Rudina Hajdari: Këta politikanë kanë marrë fund, po shijojnë ‘dashurinë në kohën e kolerës’! Shqipëria bëhet”

  1. Iliriada says:

    Bravo Rudina,zemra I ka gjithe pergjigjet!

  2. Orli says:

    Rudina! Sinqerisht qe me dukesh nje vajze e pafajshme por kur mendoj se je vajza e nje babai halabak e hajdut dhe e nje nene superhajdute e cila vazhdon e vjedhje me permasa te papara ne kurriz te drejtesise e ku ti me ato para te vjedhura je shkolluar ne Amerike(ne rast se je shkolluar) atehere me lind e drejta te te mos besoj e te them: ti je nje nga keta te degjenerur!

  3. like says:

    nuk mund te pritej nga kjo te dilte prej agresivitetit, mallkimeve, extremizmit, mallkimeve, intolerances, impulsivitetit etj…

    kush e di kur do ti kthehen shqiptaret rezonances.

  4. bam says:

    Rudin, a e ke marr pasaporten amerikane apo je akoma me grin kart?

  5. Besniku says:

    Bravo Zonja Rudina!
    Keta duhet te marrin fund, por per fat te keq, nuk duan t’i afrohen fundit.
    Dhe keta politikane, i pari fare Sali Berisha, dhe mbas tij te tjeret, duan te djegin Shqiperine dhe te futin shqiptaret ne vellavrasje.
    I jepni shqiptareve pak shpresa!
    Zoti po ju jep nje rast te pashoq, shfrytezojeni per te miren e Shqiperise, dhe per shqiptaret.
    Guxim dhe kembengulje!

  6. Kuq e zi says:

    Shpresoj te jesh kunder ligjit qe ps kerkon te kaloje me votat e opozites per heqjen e imunitetit te deputetit
    U ka hyr frika dhe po shpikin qe duhen prova bindese , dhe sesa bindese jane duhet ta vendoska kryesia e kuvendit dhe jo gjykata pra kryesia e kuvendit per te ruajtur bythen deputeteve na dashka te behen edhe gjykates

  7. Jimi says:

    Shpresojme, se mbase nga ferra do te dale nje traendafil !?

  8. rrema says:

    Kjo pickeza a e ka pyetur veten se si e vuri i ati gjith ate pasuri….???

  9. MH says:

    Orli!

    Shprehja popullore thote:
    Nga lulja mbin ferra dhe nga Ferra mbin Lulja. Kam pershtypjen se kjo Lule Rudina ka mbire nga ferra dhe ta besojme ne cinqeritetin qe shpalos.

  10. Hydriu says:

    Nuk e paragjykoj, se është e hajdarëve, nuk e paragjykoj se është e PD-së. Fjala e saj ngjall shpresë. Fjala e saj në vesh te Perendisë, do thoshte një shoku im me emrin Zenel. Amin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje