Balla, mesazh të qartë për opozitën: Zgjedhjet mbahen më 30 Qershor, nuk e luan as topi! Basha e banda e tij e huliganëve se marrin dot peng vendin

16 Maj 2019, 13:52Politika TEMA

Taulant Ballau shpreh i bindur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvendosen dhe as anulohen.

Duke folur në Kuvend, ai tha se më 30 Qershor shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit dhe këtë nuk e luan as topi.

Për parantezë meqë m’u kërkua për cështje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit do u them qartë, ju patjetër, por të gjithëve se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. 

Aq i sigurt është detyrimi për të zgjidhur zgjedhje në 30 qershor, njëlloj si dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim.

Nuk do i japim mundësi Bashës dhe bandës së tij te huliganeve që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën. 

Në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim. 

Përpjekja e fundit do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve në 25 maj, jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve. 

Sa për pengmarrjen e partisë LSI nuk quhet pengmarrje, por trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën e liderëve nga reforma, Berisha, Basha, e Kryemadhi e dinë se reforma në drejtësi nuk mund të bllokohet”.

Kreu i grupit të PS theksoi gjatë fjalës së tij në fotoren e Kuvendit, dhuna e së shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Berisha dhe Basha. “Përdorimi i molotovit është akt terrorist”, tha Balla.

Deputeti socialit deklaroi se sot shumica do të rrëzojë dekretin e presidentit Meta dhe ftesa ime për opozitarët e rinj është që të bashkoheni për ta mbështetur.

4 komente në “Balla, mesazh të qartë për opozitën: Zgjedhjet mbahen më 30 Qershor, nuk e luan as topi! Basha e banda e tij e huliganëve se marrin dot peng vendin”

  1. Yaris Tojota Deep State Alb Nakba says:

    Te gjithe miltantet e PPSh mund ti quash pioniere kurse ky ishte fatos i Partise nga Berrzhdica e Librazhdit,lol

  2. Koba says:

    Mos beni Lloqe Or Ti Taulant.Konstituoni Gjykaten Kushtetues dhe Kryqezoni Like Bajgen dhe Sikteriseni nga Presidenca ,qe te shkoje per Lesh bashke me Mona Baxhellen dhe LSI.

  3. Peço says:

    Foli ky papagall pëndrrjepur, i cili për rregull ka të përsëris Shefin jo vetëm në ato që thotë, por dhe në gjestikulacione. Vallahi, ky është “burrë shteti” i vërtetë, dinjitoz deri në pafundësi. Si shkëmb i rëndon fjala, lum Shqipëria që e ka. Mjafton ti thotë Rama ‘na këndo atë këngën për shokun Enver’ në parlament dhe po nuk ja mori këngës ky, unë pres kokën. O po çfarë të thuash për të, rilindas i vërtetë, nuk janë asgjë rilindasit e brezit të parë, të marrë të gjithë së bashku, përpara Ballës. Natyrisht, po rëndoi kandari pak nga ata të vjetrit, tak, hedh Majkon nga kjo anë dhe kur të shohësh balanca nuk lëviz as me gram.

  4. Peço says:

    Po komentin tim, përse nuk e botoni? Kot nuk them unë që fshatari Librazhdit ka futur njeriun e tij në redaksinë e Tema-s. Opo shaje Ramën dhe Bazen si të dojë qejfi, askush nuk ta pengon shfaqjen e komentit, por qoftë dhe po e kritikove Ballën askush nuk ta shfaq komentin. Fshatar më të djallëzuar se ky Balla, nuk mund të shohin sytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje