Pekini paralajmëron SHBA-në pas futjes së Huaweit në listën e zezë

17 Maj 2019, 10:31Hi-Tech TEMA

Kina ka deklaruar se do të mbrojë kompanitë e saj nga trajtimi “jo i drejtë” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas futjes në listën e zezë nga Uashingtoni të gjigantit teknologjik kinez Huawei.

”Kina nxit SHBA t’i japin fund qasjes së gabuar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve amerikane të komunikimit, një veprim i konsideruar si pjesë e përpjekjeve për të mbajtur Huawein jashtë tregut amerikan.  

“Nëse ndërmarrjet kineze trajtohen padrejtësisht, pala kineze sigurisht ka fuqinë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona ligjore dhe të arsyeshme”, tha Lu.

Ai siguroi kompanitë e huaja që për sa kohë që veprojnë ligjërisht në Kinë, “ato nuk duhet të ndiejnë ndonjë shqetësim të panevojshëm”./

1 komente në “Pekini paralajmëron SHBA-në pas futjes së Huaweit në listën e zezë”

  1. american16al says:

    Kina kerkon qe i gjithe uji i lumit te shkoje tek ata!!
    Jane vene se America dhe Europe kane kohe qe e kane kaluar kete periudhe dhe kina duhet t’i nenshtrohet rregullave te lojes si per te gjithe ne business. Sa per kercenimet USA nuk e rruan shume per ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje