Nga Dr. Gjon Boriçi
1. Në vend të hyrjes – Marksizmi vs. Krishtërimit
Debati i madh që është zhvilluar përgjatë dy shekujve të fundit pas lindjes së teorisë marksiste dhe Krishtërimit, padyshim që do të linte gjurmët e veta në përplasje të ashpër politike ndër vendet ku ideali komunist i frymëzuar nga mësimet e Marksit do të persekutonte shoqëritë e vendeve me sistem një partiak komunist. Në Evropën e shekullit të XIX, pas përfundimit të Kongresit të Vjenës dhe të vendosjes së sistemit të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare që i dha fund luftërave të Revolucionit Francez, në kontinentin e vjetër filluan të lulëzonin një larmi idesh radikale, republikane dhe socialiste. Vitet 1830-1840, ishin vite të frymëzimeve politike dhe ambicioze duke patur si shembull Frederikun e Madh, idetë jakobine, mendimet e Kantit dhe Fihtes dhe inovacionin e epokës së re. Mendimi politik i Marksit u formësua pikërisht në këtë epokë. Trashëgimia racionale ishte veçanërisht e rëndësishme për të ndarë identitetin nga ajo çka u bë e njohur në vitet 1830-1840 me emrin ‘socializëm’.1
Kriticizmi i Marksit ndaj fesë bazohej mbi ballafaqimin ndërmjet “Shtetit të Krishterë” dhe “Shtetit të arsyes”. Në kundërshtim me të parin, që sipas tij nuk ishte një bashkim moral i qenieve njerëzore, por një bashkim besimtarësh, filozofia kërkonte që “shteti të ishte shtet i natyrës njerëzore”.2 Identifikimi i shtetit prusian të epokës së Marksit me Krishtërimin dhe shoqërinë civile, shtyu vetë Karl Marksin të mendonte një rrugë për përmbysjen e madhe. Për Marksin, shoqëria e krishterë, ishte e njëjtë me shoqërinë civile dhe rendin feudal që ai quante ‘rendi kafshë’.3 Do të ishte Fojerbahu i cili do të shtonte se “Krishtërimi edukonte individualizmin dhe nuk lejonte lindjen e një etosi (karakteri) komunal (të përbashkët)”.4 Sipas tij, Krishërimi kishte ndarë unin nga ti, me bashkimin e veçantë të çdo individi me qenie personale të jashtme: me Krishtin. Do të ishte kjo përplasje e fortë idesh për të “rrëmbyer” sa më shumë mbështetës të cilët do t’i hapnin
udhë përmbysjes së madhe me një aleancë të pandershme ndërmjet atyre që mendojnë dhe atyre që vuajnë.
2. Identifikimi i klerit katolik si kundërshtari nr. 1 i regjimit komunist në Shqipëri
Që në vitin 1945, posaçërisht pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, në mbledhjet e mbajtura nga data 6 deri më 10 dhjetor 1945 filloi identifikimin e tendencave oportuniste që kishin dominuar vijën e Frontit Demokratik.5 Sipas përfundimeve të këtyre mbledhjeve kishte qenë gabim që në zgjedhjet për në asamble të lejoheshin të konkurronin edhe ata “rryma” që sipas Byrosë Politike kishin luftuar kundër fitores. Tre ishin forcat të cilat qysh në fillim të pushteti komunist dhe ligjërimit të tij me anë të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 që u identifikuan si kundërshtarët më potencialë të regjimit që u instalua: borgjezia, kleri katolik dhe intelektualët reaksionarë.6
Leksionet e mbajtura kundër klerit katolik ishin të gjitha të mbështjella me pasaktësi të mëdha historike çka tregon nivelin tepër të ulët teorik të atyre që i mbanin. Shumë prej dokumenteve që kam hulumtuar nuk kanë emër mbiemër se kush i ka referuar dhe as të nënshkruara në fund. Në këto ligjërata ngrihej në qiell lufta e Bashkimit Sovjetik [më tej: BS] dhe largpamësia e këtij të fundit ndaj rrezikut nazist që i kanosej botës.7 Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ishte BS ai që nënshkroi më 23 gusht 1939 paktin e mossulmit me Gjermaninë naziste duke i lënë dorë të lirë Hitlerit në copëtimin e Polonisë me BS dhe të Evropës lindore.8 Interesant është fakti se Partia Komuniste Shqiptare kishte kërkuar të bënte aleancë me klerin katolik për rrethin e Shkodrës për zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.9 Për këtë arsye, për të bërë fushatën elektorale, PKSH
dërgoi në Shkodër Sejfulla Malëshovën i cili e filloi fjalimin e tij në Shkodër duke evokuar punën e madhe të rilindësve shkodranë Vaso Pasha, Abat Doçit, Fishtën, Mjedën e Luigj Gurakuqin.10
Por, përpjekja e PKSH për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi pasi kleri katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Malëshovës për të themeluar një Parti Demokristiane sipas at Zef Pllumit.11 Kjo parti të krijohej me kushtin që të bënte pjesë në Frontin Demokratik, por ipeshkvi Gaspër Thaçi e kishte refuzuar pasi nuk dëshironte që kleri katolik të përzihej në çështje politike.12
Në një leksion/instruksion partie i qarkut Berat vihen në dukje problemet që do të kishte pushteti komunist me klerin katolik. Edhe pse në këtë leksion thuhet se çështja e klerit katolik nuk ishte problem në qarkun e Beratit, ai ishte një problem me rëndësi për partinë.13 Sipas leksionit, kleri katolik ishte bërë boshti i reaksionit në Shqipëri sidomos në veri të vendit. Mjaft domethënëse është pjesa ku shkruhet: “Ata [katolikët] kanë organizimin e tyre, ata nuk janë me ne. Duke marrë parasysh nivelin e tyre të ngritur, kapacitetet e tyre dhe frymën e tyre anti popullore ata janë sot një rrezik për ne”.14 Në leksion jepej udhëzimi që asnjë komunist të mos hynte në polemikë me klerin katolik pasi kjo gjë nuk ishte e favorshme, por të përpiqeshin t’i ndalonin për të mos luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen reaksionare të vendit.15
Pamundësia për të lidhur aleancën me klerin katolik dhe nëpërmjet tij me shumicën e katolikëve të Shqipërisë, ndezi propagandën më të ashpër komuniste kundër kësaj strukture mijëravjeçare shqiptare. Nga strukturat e aktivit të partisë në Shkodër vijuan të “vërshojnë” në komitetin qendror të PKSH-së qindra njoftime ndaj punës armiqësore të klerit katolik në vitet e luftës.16 Një fakt interesant që vjen nga ky dokument është fakti se qyteti i Shkodrës sipas arkivit
të partisë ishte çliruar pa luftë.17 Një tjetër fakt interesant në këtë dokument është shtesa në informacion me shkrim dore: “Karakteristikë është qëndrimi i ftohtë i shtresave katolike”.18
Në informacionin që paraqiste më 16 janar 1945 për qytetin e Shkodrës i dërguari i PKSH Mihal Prifti, situata paraqitej aspak shpresëdhënëse për komunistët.19 Sipas Mihal Priftit, populli në qytet ishte i ftohtë, indiferent dhe spektator mbi gjithçka ngjante përqark tij. Populli nuk merrte pjesë në asgjë e për më tepër elementi katolik ishte shumë i lidhur me klerin e me reaksionin.20 Elementi katolik në Shkodër ishte i organizuar në shoqata të ndryshme çka përbënin edhe ndarjen më të madhe ndërmjet elementëve të ndryshëm me parullat kundër lëvizjes dhe për të sabotuar mobilizimin.21 Shtresat e ulëta sipas Mihal Priftit duhet të ishin baza nga ku duhej të fillonte mobilizimi për të afruar popullin me lëvizjen.22
3. Klerit katolik dhe katolikët si kundërshtarë të regjimit
Që në fillim të vitit 1946, në raportet që vinin nga qarku i Shkodrës, shikohet se theksi vendosej tek fushata kundër elementëve të Klerit Katolik.23 Nga raporti i datës 3 tetor 1946 i dërguar nga Komiteti Qarkor i PKSH për Shkodrën, informohej se koka e reaksionit ishte kleri katolik i mbështetur nga shërbimi i fshehtë britanik.24 Por, sesi e mbështeste shërbimi britanik klerin katolik në qytetin e Shkodrës nuk jepet asnjë fakt. Thjesht, kleri katolik ishte armiku kryesor që punonte natë e ditë për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Sipas raportit kleri katolik punonte në heshtje dhe në mënyrë shumë konspirative.25 Kleri mundohej ta paraqiste sipas raportit pushtetin e PKSH-së si anti fetar.26
Sipas statistikave të Sigurimit të shtetit përpiluar në Shkodër në janar 1979 (dokumenti është pa datë) në vitin 1945 në Shqipëri kishte 145 meshtarë katolikë.27 Në raportin e 2 nëntorit
1946, deklarohej se kleri katolik me gjithë tërheqjen e tij mbetej kokë drejtuese e reaksionit dhe se nuk ishte goditur aq fort sa duhet.28 Deri në muajin nëntor 1946, kleri katolik ishte elementi që kishte pësuar goditjen më të rëndë nga pushteti komunist në Shqipëri. Nga dosjet që kam hulumtuar të deklasifikuara së fundmi, më rezulton se nga viti 1945 deri më 1946 ishin arrestuar dhjetëra priftërinj katolikë dhe mbi të gjitha ishin ekzekutuar 6 prej tyre.29 Ndërsa në burg kishin vdekur nga torturat katër priftërinj katolikë.30 Kjo sipas Qarkorit të PKSH për degën e Shkodrës nuk quhej goditje e fortë? Çfarë duhej të ndodhte që të quhej goditje e fortë? Deri në fund të regjimit komunist në Shqipëri, numri i klerikëve katolikë të pushkatuar sipas një statistike të Sigurimit të Shtetit e përpiluar në Shkodër më 22 dhjetor 1978 është 26.31 Ndërsa numri i klerikëve katolikë sipas të njëjtit dokument të vdekur në burgje është 18.32
Në muajin nëntor vijuan arrestimet e tjera të klerikëve katolikë imzot Frano Gjinit për shkak se tek kisha e fretënvet (Kuvendi Françeskan) më 14 nëntor 1946 u gjetën armë.33 Si kishte mundësi? Të vërtetën e armëve në Kuvendin Françeskan e “plasi” një ish sigurims i quajtur Pjerin Kçira më 19 maj 1949 kur vetë u arrestua dhe kishte dalë para gjyqit si anëtar i grupit të Koçi Xoxes.34 Në gjyq, Kçira do t’i shprehej kryetarit të gjyqit:
“Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë duke ia futur armët në kishë, e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret…për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të Enver Hoxhës ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm. Ju keni qenë ata që më keni detyruar të torturoj priftërinj dhe rregulltarë katolikë, pasi i kishit akuzuar pa asnjë bazë. Ju keni qenë ata që më keni urdhëruar të vendos natën armë në kisha e kuvende dhe objekte kulti me qëllim gjetjen e një preteksti për të eliminuar klerin dhe Kishën Katolike”.35
Pushteti komunist nëpërmjet Sigurimit të shtetit kërkonte të mbyllte çdo “çerdhe” katolike siç i quante kuvendet dhe shtëpitë e murgeshave që të mos kishte asnjë mundësi të flitej kundër PKSH-së.36 Megjithatë, Sigurimi vigjilonte edhe ndaj nëpunësve të vet si me rastin e Brahim Shparit oficer i Sigurimit në Shkodër vetëm për faktin pse ishte shoqëruar me të rinj katolikë.37 Ndërsa për komunistin katolik Kol Ashta, përmes raportit thuhej se nuk mund të quhej i besueshëm për partinë sepse ishte shpirtgjerë e i mëshirshëm.38
Në goditjen ndaj klerit katolik nuk bënte përjashtim Tirana. Goditja që ishte dhënë në Shkodër në vitet 1945-1947 padyshim që do të ndihej edhe në Tiranë. Në raportin dërguar Komitetit Qendror nga aktivi i partisë së Tiranës më 4 mars 1947, informohet se tek katolikët e Tiranës për arsye të goditjes që kanë pësuar shikohet një frikësim i madh.39 Duke qenë se shumica e katolikëve të Tiranës ishin me origjinë nga Shkodra padyshim që lidhjet me atë qytet ishin të forta, familjare dhe miqësore. Të jetuarit në këtë qytet prej më shumë se 30 vjetësh i kishte identifikuar ata si njerëz të biznesit e të kulturës. Sipas raportit, numri i katolikëve ishte i mirë, por që qëndronin larg aktiveve të partisë.40 Shumica e tyre sipas raportit ishin intelektualë dhe nëpunës të vjetër që kishin pasur poste me rëndësi në shtet dhe ishin në kontakt të vazhdueshëm me njëri tjetrin dhe e ruanin miqësinë.41 Radhët e partisë në Tiranë “mbusheshin” nga shtresa të varfra dhe të pa arsimuara42 dhe katolikët nuk bënin pjesë në asnjërën nga shtresat e lartpërmendura. Në asnjë rresht të raportit nuk flitet se ishin rekrutuar katolikë nga Tirana në radhët e PKSH-së. E gjithë kjo bëri që katolikët e Tiranës të quheshin kundërshtarë të regjimit. Ndër parullat sipas qarkorit të partisë së Tiranës që lëshonte kleri katolik ishte se “feja katolike po luftohet ndërsa ortodoksëve dhe myslimanëve u jepet subvencion nga shteti”.43
Megjithatë nga Shkodra në Tiranë raportet nuk reshtnin së informuari mbi aktivitetet “armiqësore” të reaksionit katolik kundra pushtetit popullor të PKSH-së. Çdo fjalë e pamatur qoftë
edhe në formë shakaje (është i njohur humori shkodran për barcaletat e panumërta për regjimin) dhe e gjithë kjo veprimtari quhej çorientuese në punën e partisë.44 Komiteti i partisë i rrethit të Shkodrës kërkonte një goditje edhe më të fortë ndaj klerit dhe reaksionit katolik pasi nuk ishin goditur aq sa duhet.45
Para problemeve të fillimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, raportet nga rrethi i Shkodrës për aktivitetin e klerikëve katolikë janë më të shpeshta. Sipas tyre, ishte i vetmi rreth kundërshtar që megjithë goditjet e forta që kishte pësuar në vitet 1945-1947, përsëri fliste kundër Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes.46
Në fakt, me çfarëdolloj problemi politik që kishte pushteti komunist në Shqipëri me të huajt, Kisha Katolike e Shqipërisë patjetër që kishte gisht. Në një raport të Sigurimit të shtetit, për vitet 1944-1947, kisha katolike e Tiranës ishte nyje e ndërlidhjes midis reaksionit të brendshëm, Vatikanit e zbulimeve të huaja.47 Në raportin e Sigurimit të shtetit për klerin katolik, del se ky i fundit kishte qenë përgjegjës për të gjitha pushtimet e huaja që kishin ndodhur në Shqipëri që nga koha e pushtimi otoman (që në raport shkruhet Automan).48 Thuajse në çdo gjyq që zhvillohej kundër klerikëve katolikë siç dëshmon edhe At Zef Pllumi, një nga akuzat ishte se “jeni përgjegjës që nga kryqëzatat e deri tek përpjekjet për të përmbysur pushtetin popullor”.49 Pra kleri katolik, ai që kishte ndërtuar shkollat e para shqipe në Shqipëri dhe që kishte mbajtur gjallë këtë gjuhë të lashtë, na ishte obskurant dhe i ishte kundërvënë në çdo kohë traditave dhe zakoneve më të mira
të popullit shqiptar.50 Borgjezia katolike dhe kleri katolik ishin një dhe meqë ishin dukshëm anti komunistë, rrjedhimisht ishin edhe anti shqiptarë.51
Megjithatë, sipas raportit të Sigurimit të shtetit edhe pse kleri katolik kishte pësuar goditje të forta, përsëri nuk e kishte ndërprerë veprimtarinë antikomuniste dhe rrjedhimisht tradhtinë ndaj atdheut dhe popullit.52 Por me gjithë goditjet e herëpashershme që kishte marrë kleri katolik, vijonte të ishte armik i betuar i rendit socialist.53
Për çdo dështim që mund të ndodhte në jetën e përditshme sidomos në rrethin e Shkodrës, fajin për të gjitha e kishte reaksioni me klerin katolik në krye.54 Identifikimi i kësaj strukture si armiku nr. 1 i pushtetit komunist në Shqipëri e bënte të thjeshtë detyrën e kryetarëve të Komiteteve të partisë në Shkodër që për çdo gjë të akuzonin Kishën Katolike dhe klerin e saj. Madje, informacionet marrin edhe trajta groteske pasi edhe për luftën që zhvillohej në ato vite në Greqi, Kinë apo Palestinë, padyshim që kishte gisht edhe kleri katolik.55 Megjithatë, arrestimet e klerikëve vijonin dhe në fund të vitit 1948, njoftohej edhe për katër klerikë të tjerë katolikë të arrestuar dhe dymbëdhjetë shtetas të besimit katolik të arratisur.56
4. Rinia katolike armike e rrezikshme e regjimit komunist
Edhe përsa i përket arsimit në rrethin e Shkodrës, profesorët më të mbikëqyrur dhe rrjedhimisht më të goditur ishin ata të besimit katolik.57 Akuza ishte se kishin nxitur rininë gjimnaziste të liceut dhe të normales që të kundërshtonin punën vullnetare gjatë viteve 1946 dhe 1947.58 Të përpiqeshe të “sabotoje” punën e Frontit Demokratik duke i bërë propagandë rinisë që të mos merrte pjesë në ato mbledhje apo mitingje ishte krim i rëndë që nuk duhej lënë pa
ndëshkuar.59 Arrestimet dhe përjashtimet nga shkolla dhe presioni që iu ishte bërë familjeve të tyre e kishte frenuar për disa kohë aktivitetin e tyre kundër pushtetit popullor.60
Duke marrë shkas edhe nga një vërejtje e Enver Hoxhës me shënimin përkatës në fund të raportit, kryetari i komitetit Abaz Laze rekomandon se katër studentë të demaskoheshin dhe të përjashtoheshin menjëherë nga shkolla. Si për ironi të fatit të katër këta studentë ishin të besimit katolik.61 Një nga parullat e shkruara në një copë letër dhe që ishte kapur prej Sigurimit të shtetit ishte: “Rr. Sh. (Rroftë Shqipnia). Dita 28 nëntor Dita e Flamurit nuk festohet. Kurse dita e 29 nëntorit dita e okupimit të Shqipnis prej Bishës Komuniste Festohet. Mos e humb shpresën popull se pas vuajtjeve vjen Liria..”.62
Seksioni Organo-Instruktor i Komitetit Qendror të PKSH-së i kryesuar nga Manush Myftiu kërkonte gjatë të gjithë muajit janar 1948, sesi ishte gjendja në liceun e Shkodrës dhe çfarë masash ishin marrë në përgjigje të aktivitetit kundërrevolucionar të studentëve atje.63 Ndërkaq edhe pse u morën masa të rrepta, përsëri hedhja e parullave në copa letrash nuk u ndal.64 Duke qenë se masat e marra nuk po jepnin rezultat, komiteti i partisë për rrethin e Shkodrës i kërkonte organizatës bazë që të vijonte me demaskimin dhe izolimin nga masa të gjithë elementëve që ishin kundër pushtetit dhe të vijonte përjashtimi nga shkolla të elementëve të cilët ishin propozuar edhe më parë për këtë masë.65 Goditja e komitetit të partisë dhe organizatës bazë të Shkodrës nuk u ndal vetëm tek katolikët gjimnazistë, por edhe tek ata katolikë që ishin anëtarë partie dhe pjesëtarë të Sigurimit të shtetit si Pjerin Kçira etj.66 Ky grup katolikësh anëtarë të PKSH u godit me akuzën se gjoja paraqiteshin si komunistë për të mbrojtë sektorin katolik i cili gjoja po goditej nga pushteti dhe nga partia.67
Në të gjithë qytetin e Shkodrës sipas raporteve të vitit 1948, kishte nga 1800 deri në 2000 të rinj e të reja katolikë.68 Sipas raportit të gjithë këta ishin nën ndikimit e klerit katolik me anë të organizatave dhe shoqërive si Don Bosko, Stigmatine, Antoniane, rrethi katolik juvendes etj.69 Sipas raportit, kleri me anë të këtyre shoqatave kishte rrënjosur tek të rinjtë katolikë kulturën fashiste. Kjo dallohej se ata thuajse të gjithë dinin italisht, dëgjonin këngë italiane dhe akoma më keq lexonin libra italisht nëpër shtëpitë e tyre.70 Një tjetër element që e dallonte rininë katolike në Shkodër ishte dashuria e madhe për Italinë dhe urrejtja karshi popujve sllavë.71 Për të treguar se nuk ishin dhe nuk do të ishin të prirur të merrnin kulturë marksiste, pas mbylljes së gjimnazit të etërve jezuitë dhe françeskanë 90% e të rejave dhe të rinjve katolikë nuk vazhduan në shkollat e shtetit.72
Megjithë goditjen e rëndë të klerit katolik i cili sipas raportit të vitit 1948, tregon se nga më shumë se 24 priftërinj katolikë që kishte Shkodra kishin mbetur vetëm 6 (3 priftërinj dhe 3 fretër), kurse 18 ishin pushkatuar dhe burgosur.73 Kur zhvilloheshin mbrëmje kulturore, dëgjohej dhe vallëzohej nën tingujt e muzikës italiane dhe të rinjtë katolikë merrnin pjesë masivisht në ato mbrëmje dhe krenoheshin se ishin reaksionarë.74 Megjithëse u morën masa të rrepta ndaj elementit kundërshtar katolik75, përsëri PKSH ishte larg fitores ideologjike dhe kulturore ndaj kësaj shtrese. Të bindur se nuk do t’ia dilnin vetëm duke e persekutuar këtë shtresë, taktika e re që duhej përdorur e kombinuar me dhunën shtetërore të organizuar, ishte ndërtimi i kulturës së re komuniste e cila do të sfidonte kulturën katolike.
5. Përpjekjet e pushtetit komunist për të kontrolluar Kishën Katolike të Shqipërisë
Papërputhshmëria e ideologjike ishte një tjetër faktor i rëndësishëm që e etiketonte si armik të popullit klerin katolik dhe katolikët shqiptarë. Ndërsa kleri bektashi, ishte më pranë lëvizjes komuniste.76 Problemi që kishte pushteti në rastin e klerikëve ishte vetëm një: katolikët. Në relacionin datës 28 dhjetor 1949 lidhur me mbledhjen e klerit katolik në Shkodër të datës 28 dhjetor 1949 për të diskutuar mbi projektligjin e datës 27 nëntor 1949 për komunitetet fetare, kleri katolik kishte shfaqur shqetësim dhe frikë se mos shkëputeshin lidhjet me Vatikanin.77 Synimi i regjimit ishte që Kisha Katolike e Shqipërisë në udhëzimet e pushtetit të zgjidhte ajo ipeshkvit dhe jo Vatikani. Dëshmia më e qartë për këtë na jepet nga pjesëmarrësi i vetëm i gjallë i kësaj mbledhjeje që i mbijetoi sistemit komunist at Zef Pllumi. Edhe tek vetë kleri katolik i mbledhur pati debate të forta sipas at Pllumit lidhur me statutin e ri të Kishës Katolike Shqiptare. Megjithatë, përsëri në këtë mbledhje triumfoi krahu i fortë katolik për t’i bërë ai një ultimatum qeverisë shqiptare; pa Papë nuk ka Kishë Katolike ashtu si nuk ka komunistë pa Moskën.78 Kjo ishte përgjigja sipas at Pllumit që at Marin Sirdani i kishte thënë Tuk Jakovës kur ishin takuar në Tiranë për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës Katolike Shqiptare.79
Megjithë vuajtjet e tmerrshme, vrasjet, torturat, burgosjet, kërcënimet, kleri katolik shqiptar vijonte rezistencën. Domethënëse ishte fjala në mbledhje e dom Ernest Çobës i cili tha:
“…se me pushtetin deri tani jemi dakord, por ne rast se na prek kodin kishtar si edhe lidhjet me Papën neve nuk do të pranojmë”.80
Pushteti po i bënte një mijë të zeza klerit katolik. Në vitin 1946 në valën e goditjes së madhe, Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore të Shqipërisë kishte nxjerrë dekretin nr. 14 të datës 6 mars 1946 për konfiskimin e të gjithë pasurisë së jezuitëve dhe françeskanëve dhe klerit katolik në përgjithësi, në Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë.81 Vendimi i 6 marsit ishte nga më të rëndët dhe godiste fort Kishën Katolike të Shqipërisë pasi e quante aktivitetin e këtij institucioni si anti kombëtare.82 Urdhri i Enver Hoxhës për sekuestrim ishte i plotë. Të vetmen gjë që kryeministri shqiptar nuk i preku klerit katolik ishin kishat.83 Duke parë këtë rezistencë thjesht
logjike, propaganda komuniste në vitin 1949 rifilloi më me intensitet betejën për të bindur popullin shqiptar se nuk luftonte fenë katolike por vetëm klerikët reaksionarë.84 Por duke qenë se nuk mund të mbulohej krimi i kryer, ekzekutimet dhe burgosjet e klerikëve katolikë justifikoheshin se ishin armiq të pushtetit dhe se kishin qenë të drejta, të domosdoshme dhe me vend.85
Sipas komunistëve kleriku i parë katolik shqiptar që ishte edhe tradhtari i parë ishte imzot Prenk Doçi, abati i Mirditës i cili konsiderohej si kryeagjenti i Austro-Hungarisë në vend në fundin e shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX në Shqipërinë e veriut.86 Parulla e tij “për fe e për atdhe” për komunistët shqiptarë ishte thjesht maskimi i ngatërresave që bënte.87 Problemi i madh që pushteti kishte me katolikët siç na njofton ky raport i vitit 1949, ishte se kleri katolik ishte shumë më i kulturuar dhe i organizuar se dy klerët e tjerë shqiptarë të marrë së bashku.88 Një tjetër problem të cilin komunistët shqiptarë nuk e përdornin dot kundër klerit ishin edhe predikimet në kishë. Me porosi të imzot Ernest Çobës, klerikët duhet vetëm të flisnin dhe të luteshin për paqen në të gjithë predikimet e tyre.89
Një tjetër rrugë që përdori pushteti komunist për gjunjëzuar klerin katolik dhe për ta shkëputur nga Vatikani ishte edhe përdorimi i shtypit zyrtar. Gjatë hulumtimit kam gjetur tituj të artikujve kundër klerit katolik si ai i vitit 1951me titull “Shkëputja nga Vatikani, një ngjarje me rëndësi për Kishën Katolike Shqiptare”.90 Artikulli në fjalë ishte shkruar në zyrat e Komitetit Qendror dhe bënte fjalë për aktivitetin reaksionar të Vatikanit si aleat i klasave sunduese.91
Një tjetër raport i përpiluar me shkrim dore nga dy komunistë katolikë, Tonin Jakova dhe Mark Ndoja shkruajnë se “marrëdhëniet tona si shtet me klerin katolik kanë ngecë në një pikë të vdekur. Kjo ka sjellë një qëndrim armiqësor të klerit katolik kundrejt Republikës tonë popullore”.92 Tek ky raport vihet në dukje se megjithë sulmet, kleri katolik edhe pse u ishin prerë të gjitha burimet, përsëri nuk i kishte kërkuar shtetit shqiptar asnjë lloj ndihme financiare.93
Organizimi i Kishës Katolike të Shqipërisë nuk kishte asnjë ndryshim me organizimin e Kishës Katolike Universale si nga pikëpamja juridike ashtu edhe në atë administrative dhe mbështetej në bazën e kodit kanonik.94
Qëndresa e klerit katolik solli një valë të re arrestimesh me autorizimin direkt të ministrit të Punëve të Brendshme Mehmet Shehu.95 Vuajtjet vijuan edhe dy vjet të tjera derisa më në fund shteti komunist bëri kompromis me Kishën Katolike të Shqipërisë. Në Tiranë, më 30 korrik 1951, me vendim nr. 1332, Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë aprovoi Statutin e Kishës Katolike Shqiptare.96 Neni 1 ishte fitorja më domethënëse e kësaj qëndrese të përgjakshme të klerit katolik shqiptar. Ky nen pjesë e këtij statuti thoshte:
“Kisha Katolike e Shqipërisë ka karakter nacional, është person juridik dhe përfshinë në gjirin e saj të gjithë besimtarët katolikë në Shqipëri. Ajo frymëzohet nga parimet fetare të Kishës Katolike botërore që është themeluar nga Jezu Krishti, ndën kryesinë fetare të Papës, pasardhës i apostullit Pjetër. Ajo nuk mban me Papën asnjë marrëdhënie organizative, ekonomike ose politike”.97
Ishte një fitore e shkëlqyer dhe një humbje e madhe për komunistët. Papa ishte pranuar si kryetari fetar i Kishës Katolike të Shqipërisë. Komunistët nuk ia kishin dalë dot ta shkëputnin fenë katolike në Shqipëri nga qendra botërore e këtij besimi. Sikur për t’ia shtuar më shumë zemërimin Mehmet Shehut, vetë imzot Bernardin Shllaku i dërgon një telegram falënderimi për këtë “arritje”.98
6. Kultura komuniste shqiptare vs. kulturës katolike
Nga shfrytëzimi i materialeve arkivore që po prezantoj për herë të parë, ajo që më ka bërë më shumë përshtypje ishte zelli suprem i ndonjë intelektuali që dikur fliste me superlativë për kulturën katolike dhe për hir të karrierës, nuk hezitonte të sulmonte edhe kolegët e tij vetëm nëse kishin ndonjë shkrim që lavdëronte punën kulturore të priftërinjve katolikë. Ishte e pabesueshme
tek shfletoja fletë pafund të dosjeve dhe lexoja sesi sulmoheshin anëtarë të rëndësishëm partie si Sejfulla Malëshova për qëndrime jo parimore partie.99 Njerëzit e arsimuar e ndjenin se për të bërë karrierë në art e shkencë patjetër duhet t’i shërbenin me vendosmëri regjimit, madje edhe duke sulmuar kolegët e tyre.100 Që të bëjë karrierë duhej me “skrupolozitet shkencor” dhe “akademik” të sulmoje edhe me shpifje figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare ku më të shumtët ishin padyshim klerikët dhe laikët katolikë. Kush mund të guxonte të thoshte qoftë edhe një gjysmë fjale të mirë për klerikët katolikë që i kishin dhënë aq shumë kulturës shqiptare padyshim që do të etiketohej armik dhe aq më tepër nëse do të kishte në komisione shkencore katolikë ata duheshin sulmuar menjëherë.101
Më 5 qershor 1948, në Tiranë mbahet një mbledhje e rëndësishme e Byrosë Politike ku ndër të tjera diskutohet edhe për klerin reaksionar katolik dhe ndikimin e tij.102 Shkrimtarët katolikë do të ishin jashtë çdo lloj dyshimi në shënjestrën e diktaturës për të përmbysur ndikimin e tyre në kulturën shqiptare. Në projekt-vendimin e Komitetit Qendror (pa datë) të vitit 1949 u synua krijimi i një letërsie në formë nacionale me përmbajtje socialiste.103 Ky projekt vendim synonte t’i jepte një shtysë të re letërsisë së re të realizmit socialist dhe evidentonte punën e dobët në luftën ideologjike ndaj shovinizmit letrar dhe mbeturinave të tjera borgjeze. Sipas Komitetit Qendror, kritika letrare e drejtë, parimore dhe konstruktive kishte munguar.104
Për shkrimtarët katolikë çështja nuk ishte kaq e thjeshtë për t’i nxjerrë jashtë. Edhe pse ishin mbështetur nga Roma (Propaganda Fide) dhe mbas shekullit XVII nga Austria, vepra letrare që ata krijonin ishte një gjë që i shërbente çështjes shqiptare. Që këtej e tutje fraza “letrarët katolikë” do të zëvendësohej me frazën “shkolla e klerikëve katolikë të Shkodrës”, armike zyrtare e letërsisë së realizmit socialist në Shqipëri.105 Tek kjo konferencë, figura qendrore e klerit katolik
në letërsi që duhej goditur dhe anatemuar, ishte ajo e Gjergj Fishtës. Nga Komiteti Qendror jepen udhëzime se kushdo që do të referonte për Fishtën, edhe pse para vitit 1924 i njihej ndonjë meritë, ajo nuk duhej shtruar në referatin që do mbahej në konferencë.106 Formulimi që duhej të merrej për bazë për sa i përket veprës së Fishtës ishte si më poshtë:
“Pavarësisht nga çka mund të ketë merituar Fishta, gjë që do të shihet nga kritika e ardhshme, ai vuri kapacitetin dhe talentin e tij në shërbim të lodrave imperialiste në vendin tonë. Ai, luftën e popullit shqiptar që duhej të drejtohej kundër Turqisë kryesisht e devijon kundër fqinjëve; shovinizmi i tij tek “Lahuta e Malësisë” ka arritur në kanibalizëm, duke falsifikuar edhe ndjenjat e popullit tonë”.107
Shkolla e klerit katolik në Shkodër ishte e padiskutueshme në ndikimin kulturor të vendit edhe nëpërmjet dy revistave “Hylli i Dritës” dhe “Leka”.108 Por, vepra që do të anatemohej e ndalohej deri në fund të jetës së regjimit komunist në Shqipëri ishte padyshim “Lahuta e Malësisë”. Regjimi komunist e quajti një vepër shoviniste që drejtohej kundër fqinjëve të Shqipërisë.109 Sipas nomenklaturës komuniste “Lahuta”, nuk qëndroi vetëm në shovinizëm, por e çoi shovinizmin në një urrejtje të vërtetë raciale, karakteristike të fashizmit dhe të imperializmit.110
Sipas komunistëve shqiptarë, shkolla katolike e Shkodrës kishte bërë edhe një dëm tjetër shumë të madh në pengimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe duke bërë të mundur triumfin e gegërishtes apo të shkodranishtes.111 Me këtë akt, fillon nga komunistët shqiptarë edhe përçarja krahinore ndërmjet shqiptarëve.112
7. Përpjekjet e Sigurimit të shtetit për të përpunuar klerin katolik
Sigurimi i shtetit si organi që kishte goditur më shumë dhe më fort klerin katolik shqiptar, bënte të gjitha përpjekjet për ta shkatërruar armikun nr. 1 të popullit. Nëse nuk ia dilte mbanë, atëherë të bënte të gjitha përpjekjet që ta përpunonte dhe ta të kishte tërësisht vegël në duart e veta. Përveç viteve të para të vështira të gjysmës së dytë të viteve ’40, në vitin 1950, nën një trysni shumë të madhe klerikët katolikë shqiptarë, ata që ishin ende gjallë bënë një veprim të paprecedent.
Më 5 tetor 1950, sipas njoftimit të Zenel Islamit nga Komiteti i Partisë i rrethit të Pukës113, tre klerikë katolikë Dom Engjëll Kovaçi, padër Leonard Shajaku dhe Dom Jak Gazulli i kishin dërguar një letër Kryetarit të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork (New York) kundër agresionit anglo-amerikan në Kore.114 Letra e tre klerikëve katolikë të Pukës u shoqërua nga tre letra të tjera kësaj radhe nga Shkodra të klerit katolik në atë qytet siç njofton Tonin Jakova më 25 nëntor 1950.115 Por në dallim nga klerikët e Pukës, katër klerikë katolikë at David Pepa, at Konrad Gjolaj, dom Nikoll Bushati dhe Dom Pjetër Tusha nuk e kishin firmosur letrën për Këshillin e Sigurimit ndaj luftës në Kore.116 Veçanërisht ndaj Dom Pjetër Tushës për shkak të refuzimit të tij rekomandohej që të demaskohej në shtyp.117 Ndërkaq pjesa tjetër e klerit katolik shkodran duke filluar me ipeshkvin Bernardin Shllaku i ndjekur nga firmat e 22 klerikëve të tjerë e kishin firmosur peticionin.118 Interesant është fakti, se letra/peticioni ishte i njëllojtë si ajo e tetorit që e kishin firmosur klerikët e Pukës. Nuk kishte asnjë fije dyshimi se kjo letër ishte përgatitur ose në Komitetin e partisë ose në zyrat e degës së punëve të brendshme. E njëjta letër po kësaj radhe pa datë, ishte nënshkruar edhe nga klerikët katolikë të Tiranës Dom Mark Dushi, Dom Zef Bici etj.119 Edhe abacia katolike e Mirditës kishte vepruar po njëlloj,120 po ashtu edhe ajo e Zadrimës121, Lezhës122 dhe e Durrësit123.
Në një raport të vitit 1951, theksohej se puna e aktivistëve të partisë krahasuar me punën e klerit katolik ishte shumë e dobët dhe se kuadrot e partisë nuk kishin arsimimin përkatës për t’iu kundërvënë doktrinës së katolicizmit.124 Vetë Enver Hoxha në këtë raport kaq pesimist ka lënë shënimet e tij. Me shkrim dore në fletën 7 të këtij raporti ka shkruar: “Kjo s’është mirë”.125
Sigurimi i shtetit nuk mund të kishte sukses me klerin katolik pa e implikuar atë për çdo akt “tradhtie” që ndodhte në kampin e socializmit. Kështu, pa prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, klerit katolik i atribuohet “tradhtia” e të qënurit në shërbim të titistëve jugosllavë.126 Sigurimi me anë presionesh, ia kishte dalë mbanë të rekrutonte edhe katolikë në çetat ilegale të Pal Bib Mirakës, Kol Çunit dhe Zef Pjetër Marashit.127 Një ish klerik katolik emri i të cilit nuk bëhet i ditur, merr përsipër “fajin” se ishte agjent i zbulimit italian duke pohuar gjithçka në gjyqin kundër tij.128 Nga hulumtimi i qindra faqeve të dokumenteve për klerin katolik, të bie në sy fakti se çdo prift katolik që është ekzekutuar apo burgosur dhe që nuk ka pranuar “fajet” i vishen atribute agjenturore fantastiko-shkencore.129
Vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme “i famshmi” Mihallaq Ziçishti, me një urdhër tepër sekret të datës 17/XI/1958, urdhëron planin e masave për vazhdimin e marrjes së masave aktive kundër klerit katolik.130 Ai prift që nuk pranonte të bashkëpunonte me organet e Sigurimit të shtetit, fillimisht internohej.131 Udhëzimet tij janë një fakt i rëndësishëm se ku e kishte përqendruar punën Sigurimi për të rekrutuar agjentë në radhët e kryesisë së Kishës Katolike të Shqipërisë. Xhakojtë ishin një element i mirë për t’u pranuar si agjentë nga Sigurimi, madje u premtohej edhe karrierë në sferën kishtare nëse pranonin.132
Nga statistikat që kam hulumtuar nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezulton se deri në fundin e vitit 1958, në rrethin e Shkodrës gjendeshin të lirë 42 klerikë katolikë nga të cilët 9 ishin në përpunim 2-A, 1 në përpunim B.P., 17 në kontroll operativ 2-B dhe 15 ishin kontingjent i Sigurimit.133 Po ashtu, edhe përsa i përket murgeshave katolike numri i të cilave ishte 39, 17 ishin në kontroll operativ 2-B. Nga 132 anëtare të këshillave të kishës prej të cilave vetëm 2 ishin në 2-A dhe 9 në kontroll operativ 2-B. Në radhët e këtij kontingjenti vepronin 3 agjente, 22 informatore dhe 2 strehuese.134
Me mbylljen e kishave shumë priftërinj katolik ri-arrestohen ndërsa objektet e kultit i kthyen në terrene sportive për çlodhje e argëtim për masat punonjëse.135 Edhe pse pësoi goditjen e “mbrame” për çudinë e Sigurimit, fjala e imzot Ernest Çobës ishte tronditëse: “Nuk heqim dorë nga feja deri në vdekje”.136
Në vitin 1973 në Shkodër, arrestohet kleriku Mikel Gjergj Gjoni i cili dënohet me vdekje. Ekzekutimi i tij u bë në vitin 1974.137 Në periudhën 1974-1975 arrestohen klerikët Ndrek Krroqi dhe Martin Tushi me akuzën se ndiqeshin si agjentë të mundshëm në shërbim të zbulimeve të huaja. Edhe pse në gjyq sipas raportit të vetë Sigurimit nuk iu provua asgjë, u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë.138
Në vitin 1976, arrestohet ipeshkvi Ernest Çoba me ish kolegët tij Zef Hardhija, Kolec Toni, Lec Balto Sahatçia, Ndoc Ndoja, Gaspër Jubani.139 Arrestimi i tyre u bë sepse “dihej” që ishin armiq të betuar të atdheut dhe popullit dhe kishin bashkëpunuar me reaksionin e brendshëm dhe të jashtëm në dëm të interesa të lirisë së popullit dhe atdheut.140 Interesat është fakti se në çdo akuzë përsëritej se kleri katolik gjatë të gjithë periudhave historike të vendit kishte qenë në shërbim të zbulimeve të huaja imperialiste dhe Vatikanit.141 Tek arrestimet e klerikëve të bie në sy fabrikimi i akuzave ku klasifikoheshin si bashkëpunëtorë edhe të “tradhtarëve” të partisë duke filluar nga Tuk Jakova e deri tek Beqir Balluku e komplotistët e tjerë në ushtri, ekonomi, art e kulturë etj.142
Në vitin 1978, në rrethin e Shkodrës ishin në gjendje të lirë 33 klerikë nga të cilët 29 me arsim të lartë teologjik, ndërsa 5 të tjerë kishin kryer shkollën françeskane.143 Nga radhët e tyre, 7 klerikë ishin në përpunim 2-A, prej të cilëve 4 ndiqeshin si agjentë të zbulimeve të huaja dhe 3 për veprimtari kundër revolucionare në formën e agjitacionit dhe propagandës. 21 ishin në kontroll operativ dhe 3 prej tyre ishin kontingjent i Sigurimit.144 Po ashtu Sigurimi kishte evidentuar 224 persona të tjerë që kishin lidhje me klerikët katolikë, prej të cilëve 7 i kishte në përpunime 2-A, 37 në kontroll operativ 2-B dhe 111 kontingjent i Sigurimit.145 Përveç shifrave të lartpërmendura, nga
këto kontingjente, 21 klerikë ishin arrestuar dhe vuanin dënimet në kampe e burgje.146 Në radhët e përpunimeve të klerit katolik, Sigurimi kishte 6 agjentë dhe 12 informatorë, prej të cilëve 3 ishin me arsim të lartë teologjik, pa përmendur sipas raportit ata bashkëpunëtorë që ishin për llogari të drejtimeve të tjera, por që jepnin të dhëna edhe për përpunimet e kontingjentet e këtij drejtimi.147
8. Përfundime
Beteja e gjatë e sistemit komunist në Shqipëri kundër klerit katolik dhe katolikëve shqiptarë në përgjithësi përfundoi kur më 11 nëntor 1990 në qytetin e Shkodrës dom Simon Jubani celebroi meshën e parë pas 23 vjetësh në Shqipëri.148 Informacionet që vinin nga Shkodra mbi hapjen si kërpudhat pas shiut të kulteve fetare ishin fakti më domethënës për dështimin e regjimit komunist në luftën ndaj fesë në Shqipëri e klerit katolik në veçanti. Ishte një betejë e gjatë 45 vjeçare që nisi në vitin 1945 për të përfunduar në vitin 1990. Vetë Enver Hoxha në fjalimin e tij para “zgjedhjeve” të vitit 1982 kishte deklaruar se besimi fetar dhe praktikimi i tij lihej në gjykimin e secilit person.149 Në gjysmën e dytë të viteve ’80 presioni nga shtetet perëndimore ndaj qeverisë komuniste të Shqipërisë ishte në rritje dhe vizitat e lejuara të disa klerikëve shqiptarë që ishin arratisur nga vendi po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Vizita kulmore e një kleriku shqiptar ishte ajo e Nënë Terezës në gusht të vitit 1989. Nënë Terezën e takoi gjatë vizitës së saj edhe vetë e veja e Enver Hoxhës, Nexhmija.150
Në çdo raport që kam hulumtuar nga dokumentet e ish Sigurimit të shtetit lidhur me veprimtarinë “armiqësore” kundër atdheut dhe popullit të klerit katolik, thuajse në çdo fund të raporteve, përsëritej shprehja: “nuk kanë hequr dorë nga lufta kundër pushtetit popullor dhe diktaturës së proletariatit”.
Ishte qesharake injoranca masive e komunistëve shqiptarë! Megjithë këto sulme fizike, psikologjike e propagandistike, përsëri ata nuk kuptonin një gjë shumë të thjeshtë. Katolicizmi është e vetmja Fe-Shtet në botë. Katolicizmi jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë nuk është thjesht një simbol, as një flamur, as një monedhë, as një person; është një sistem që jeton prej 20
shekujsh me një emblemë, Kryqin e Krishtit dhe me një autoritet në tokë të kësaj embleme, Papën e Romës. Komunistët shqiptarë kishin marrë “flamurin” e anti fesë dhe anti katolicizmit në veçanti pa kuptuar se po bënin thjesht një krim më shumë ndaj popullit dhe shoqërisë shqiptare. Si përfundim, është shumë kuptimplotë debati i at Zef Pllumit me vëllain e Ramiz Alisë në javën e fundit të lirisë së besimit fetar në vitin 1967, kur ky i fundit përpiqet t’i “shpjegojë” mosekzistencën e Zotit:
“At Zef Pllumi: Tash po nisem nga ajo teza jote materialiste që thotë se truri përfton idetë duke qenë truri materie – idetë nuk mund të dalin jashtë materies apo formave të mundshme të saj reale’. Duke u bazuar mbi këtë teori materialiste që ti e mbron me kaq fanatizëm, unë të pyes; Zoti, që thu ti se u krijue nga truri i njeriut, a mund të jetë një krijesë e pabazuar në realitet? A mund të krijojë mendja e njeriut nji gja që nuk ekziston? Këto po ti pves duke u bazue në tezat e filozofisë sate.
Vëllai i Ramiz Alisë: I poshtër! I poshtër! Unë kam dëgjuar se Kleri Katolik është shumë i poshtër, por që t’arrijë deri këtu që të provojë ekzistencën e Zotit përmes doktrinës materialiste, këtë s’e kisha dëgjuar as menduar kurrë!.. Paskeni qenë me të vërtetë të poshtër”.151
Sado të përpiqeni, nuk do arrini kurrë të shtrembëroni faktet e historisë. Kleri katolik shqiptar në luftën e dytë botërore bashkëpunoi me fashistët italianë e donin që Shqipëria të ishte nën protektoratin italian. Çfarëdo të shkruani e të shpikni faktet janë kokëforta.
KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
Bushatët, Çobat, Harapët.
d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Eshte e pamohueshme qe faktet qe bie jane te shumta dhe te pamohueshme. Por se kuptoj pse si ben vetes disa pyetje llogjike.
Psh, eshte e vertete se vendi ishte feudal dhe cdo ideologji e re pranohej me lehtesi. Pra ishte e lehte pranimi i ideologjive te reja, jo vetem nazizmi por akoma me lehte komunizmi qe ishte bazuar ne fantazi dhe kejo eshte e pamohueshme sepse ditet e sotme e kane vertetuar vertetuar se komunizmi ishte semundje qe sdo kthehet me. Gjithashtu 6 rreshtat e pare te tu jane tipike propagande e skaduar. Me shprehje: si teper feudal,plane fashiste,injorance , varferi etj jane thjeshte shprehje te njeaneshme qe as ti vete si spjegon. Psh Cili ishte plani nazist? pse plani komunist ishte me i mire se plani nazist, apo me kryesorja, si arriten komunistet bolshevike te beheshin aleate me perendimin kur recordi i bolshevikeve ne cdo sfere te jetes i fuste friken gjithe botes me medodat se si e drejtonin Rusine. Me kete nenekuptoj krimet qe bene ndaj inteligjences ruse, varferise ekstreme,zhdukja e klerike etj Edhe shprehjet qe ti perdor si,kulake apo propagande qe shoqeron kete klase eshte komplet e kopjuar nga bolsheviket. Por akti me barbar i bolshevikeve ishte vrasja makabere e familjes mbreterore qe ti sdo gjesh njeri ne bote qe di pak histori dhe seshte i tmerruar nga keto akte. Vrane gra femije edhe vajzen invalide te mbretit. Une kam mundesi te te jap pergjigje per te gjitha keto pyetje qe drejtova nqs ti i degjon per here te pare.Ata qe ti i quan kollaboratore te nazizmit ne te vertete jane patriote te ndershem dhe me dashuri per atdheun e tyre. Ato qe ti i quan, urrenin popullin apo bashkpunuan me pushtuesin e tyre une te them se eshte thjeshte propagande per ata njere qe me larpamesi pane rrezikun e komunizmit dhe vrasja e tyre pa gjyq apo me gjyq kanguru ishte thjeshe spastrim politik. Gjithashtu eshte fakt se shume nga keta sot nderohen me rrespekt ne gjithe Evropen.
Jon TRUSHPELARI, fjalet nuk jane te miat, por jane shkrim origjinal i Harry Fulc! Por debilat si puna jote as nuk kuptojne se fjalet midis thonjezave dmth se jane citim!
O Gomar analfabet, FUNDERRINA fashiste si puna jote kane 75 vjet qe jane hedhur ne koshin e plehrave te historise. Kolaboracionistet e fashizmit NE JETE TE JETEVE jane damkosur perfundimisht si tradhetare te interesave te atdheut (ne Shqiperi dhe ne gjithe boten). Sado te perpiqeni ju pinjollet e neveritshem, s’keni asnje shprese ? ? ?
Une te dhashe te gjitha mundesite te me japesh pergjigje . E perseris. Vetem nje pyetje.Me thuaj pse komunizmi eshte me i mire se nazizmi. Por me keqardhje do them se pavaresisht se mendon se je i njohuruar dhe kejo mund te jete e vertete per ty eshte me e lehte te shash se sa te japesh pergjigje.Kujt mendon se i ben dem e shara?
Jon TRUSHPELARI, nuk jap mesime falas! Aq me teper FUNDERRINAVE fashiste si puna jote ?
VI. NA JEMI “BREZI…” I ATIJ FUNDSHEKULLI..!
PO, PO…Na jemi brezi i atij fundshekulli..!
Na jemi që kemi pa gjysëm shekulli Flamurin Kombëtar Shqiptar të dhunuem…
Na jemi brezi i asaj lufte pafund bolshevike… kundër Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut…luftën kunder Zotit…
Na jemi ata që lindëm nën gërmadhat e luftës dhe nën shpërthimet e bombave që vranë baballarët, nanat, vëllaznit e motrat tona…
Na jemi ata që ndigjuem brohoritjet e robnisë sllavo komuniste bolshevike!
Na jemi ata që pame tue zdrypë nga Elteri Atdheut figura e Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe, në vendin e Tij…tue u vendosë terroristët Enver Hoxha, Tito, Stalin, e fara e keqe kriminale … që, sollën idetë e revolucionit bolshevik me idealet komuniste staliniste në Evropë.
Na jemi bashkohës me gulag-et dhe ….lager-et…e të gjitha kohve të shek. XX- të…
Na jemi një popull i vogël me vorreza “kolektive”…
Na jemi që për qejfin e komunistit jugosllav, rus apo kinez… vramë vëllaun tonë…
Na jemi që “derrit shovenist sllavo komunist bolshevik me ‘yll në ballë’ i thirrëm dajë”!
Na jemi që vëllaut tonë të një truelli i thonim “tavarish”…
Na jemi që zgjoheshim shumë heret nga krizmat e automatikve në Zallin e Kirit…
Na jemi që kemi pa komunistët tue u tallë me kufomat e Atdhetarve të pushkatuem…
Na jemi që kem pa me sy tue pështy të pafajshmit e lidhun me pranga ndër rruga…
Na jemi që kemi ndigjue me veshë tue thirrë “plumbin ballit” dijetarve e Atdhetarve…
Na jemi që ndigjuem me veshë zanin e xhelatit tue i thanë Nanës: “Ta kemi vra djalin!..”
Na jemi që kemi pa me sy “njeriun” tue ra nga dritaria me shpëtue nga torturat e sigurimit
Na jemi që nuk dimë ende sot vorret e Atdhetarve të vramë apo të mbytun në hetuesi…
Na jemi që kemi pa komunistët tue shnderue Atdhetarët për me sigurue privilegje…
Na jemi që viktimat e terrorit komunist i kemi pa vorr e shenjë tek koka…
Na jemi që kemi pa tue u “zhburrnue” burri i Malësisë nga masakrat e sigurimit…
Na jemi që kemi pa si krenohej komunisti bolshevik, kur vritej një djalë tek piramida…
Na jemi që kemi pa tue u depersonalizue Rinia Shqiptare…
Na jemi që kemi pa “kumbaren” tue dishmue për “mikun e vet” në gjyqet komuniste!
Na jemi që në orën 3 e 4 të mengjezit venim shishen e qumshtit në rradhë…
Na jemi që “gëzoheshim” kur eksportohej edhe purrini…se, i shtohej kapitali diktatorit…
Na jemi që kemi pa tue u perqafue kur shtohej edhe një spijun… “anëtar i PPSh”
Na jemi që spijunoheshim nga “shoku i shkollës” se, ashtu, ai përfitonte bursë studimi…
Na jemi që kemi pa me sy tue u djegë thesarët e bibliotekave dhe muzeumeve tona…
Na jemi që blenim me pare të bukës “veprat” e Enver Hoxhës…
Na jemi që kemi pa dijetarët tue kërkue bukë ndër grumbujt e plehit të lagjes…
Na jemi që kemi pa dijetarët tue marrë kafshata ndër lugjet e derrave…
Na jemi që kemi pa dijetarë tue pi ujë e urinë ndër pllakat e nevojtoreve të hetuesisë…
Na jemi që kemi pa Burra tue i shkye për gjymtyrësh…
Na jemi që kemi ndigjue virrmat e të torturuemve kur me hekur të skuqun i merrej jeta.
Na jemi që kemi pa njerëz pa dritën e syve të qorruem me cigare…
Na jemi që kemi pa njerëz pa dhambë në gojë të zhgulun nga hetuesit…
Na jemi që kemi pa edhe Burra të shpartalluem ndër organet gjenitale nga hetuesit “me bluza të bardha”…
Na jemi që kemi ndigjue nga goja e tyne…sesi shnderohej femna shqiptare në hetuesi…
Na jemi që pame me sy tue u rranue Kishat e Xhamijat…tue u ra kumbonaret e minaret…
Na jemi që pame me sy tue u shpronsue njerzit…për me i plaçkitë pronen bolsheviku…
Na jemi që kemi pa me sy tue u dekorue nga Kuvendi Popullor, vëllavrasësit…
Na jemi që kemi pa me sy komunistët tonë tue i dorëzue Titos mijra kosovarë me i vra…
Na jemi që kemi pa tue u derdhë në brox diktatorët e shekullit…
Na jemi që kemi pa monumentët e terroristve tue u ngritë sa metra lartë në Shqipni…
Na jemi që kemi pa diktatorët anadollakë Enver Hoxha e Ramiz Alia, tue dalë nga Kathedralia e bame “pallat sporti” në Shkodren e masakrueme prej komunizmit…
Na jami që kemi ndertue hidrocentralet e rrinim në errsinë, për me fitue dollarë diktatori.
Na jemi që kemi jetue gjithë jetën të interrnuem, tue punue ndër ferma për pasunimin e bolshevikve.
Na jemi që kemi pa emnin e rranuesit kulturës kombëtare tue u vue në qendren e arësimit kombëtar, në Universitetin e kryeqytetit Shqipnisë, në Tiranë…
Na jemi që kemi pa Enver Hoxhën me dekoraten e Titos “Hero i Popujve të Jugosllavisë”
Na jemi që kemi pa Enver Hoxhën tue u puthë me Stalinin, Hrushovin, Mao Ce Dunin e tue i quejtë ky ata, trathtarë të “marksizëm – leninizmit”…
Na jemi që kemi pa trathtarin terrorist t’ Atdheut, që shiti Trojet tona tek shovenistët, tue u dekorue dy herë “hero i popullit”…edhe, pse miku i tij…nxori një popull kosovar nga Kosova!
Na jemi që po shohim çdo ditë, pasuesit e Enver Hoxhës që po vërtetojnë thanjen e Atij Burri V. Havel, mu në qender të Tiranës, para Kryeministrisë, në vitin 1999 se:
“Rreziku ma i madh për demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokrat.”
Ruaju prej atyre që thonë “Ejani, e kemi gjetur të vërtetën!”
Ndiq ata që ndjekin përjetësisht të vërtetën e gjallë.
I relaksuar , e paske qendisur bukur traktin , ke haruar te veshe poshte firmen V.F.L.P………
VFLP
Te fala … ? ? ? ?
Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin “Atdhe e Fe”, me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat…sot as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij me Shqipen dykrenare, mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!
Besimi fetar eshte SEMUNDJE MENDORE!
Ja psh nuk e patem besimin fetar nga 68 -90 çfar fituam? Filloi skamja per popullin por edhe per komunistat te cilet filluan te pushkatonin njeri tjetrin… Ne fillim e hengren Todi,Fadili,Fatosi, etj…. Me pas filloi me Beqirin, Hiton,Titin, etj…… vazhdoi me Dylin, Koçon, etj…… Hysa shkoi nga Parisi, …. per te vazhduar me Mehmetin, Fiqeretin, etj…. per ta mbyllur me Kadriun, Fiçorrin, Llambat, etj…. Sa per popullin nuk e vriste mendjen kush se si jetone, kupoles komuniste fashiste ju ishin erresuar syte dhe dhjamosur truri. Prandaj nuk eshte e mire propaganda politike e tipit, ballist, komunist, demokrat e socialist. Heroj te vertete jane ato qe kane dhene jeten per drejtesi e jo per politike. Keto qe kane dhene jeten per politike here behen deshmor dhe here kriminele,sipas qeverisjes-opozites.
GOMAR! Vitet qe thua jane vitet me te lavdishme ne zhvillimin e gjithanshem te Shqiperise! Vetem halabaket dhe tradhetaret thone te kunderten!
Zgjidh e merr, je :
1.HALABAK
2.TRADHETAR