Jari u zë gojën kritikëve, publikon “karakteristikën” e tij nga Shkolla e Bashkuar!

19 Maj 2019, 19:41Antena TEMA

Pas shkëmbimit publik të akuzave lidhur me të kaluarën e tij si pompist, Jari vendosi të dëshmojë mbi të shkuarën e tij intelektuale. Për këtë ai vendosi të publikojë “karakteristikën” e Shkollës së Bashkuarr, si student i shkëlqyer.

“Të nderuar demokratë!

Jari ju sqaron!

Disa persona të veçantë po përpiqen të ulin vlerat e mia duke tentuar të përflasin për punët e ndershme që kam bërë në jetë si kamarier, banakier apo pompist.

Por sot për t’ua mbyllur gojën të gjithëve po publikoj karakteristikën time si student i Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha”, në Tiranë.

Do t’u sqaroj dhe punën e mbiemrit, që ka lidhje me një problem që mu krijua për shkak të karakteristikës së shkëlqyer në vitin 1992, kur erdhi PD në pushtet për herë të parë.

“Studenti Bujar Mehmeti është karakterizuar nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për të përvetësuar artin ushtarak popullor dhe për të krijuar një botëkuptim të qartë revolucionar, bazuar në mësimet e partisë dhe shokut Enver. Gjatë studimeve është karakterizuar nga një disiplinë e lartë ushtarake, sjellje shembullore dhe angazhim të fortë në veprimtaritë edukative dhe politike.

Gjatë procesit mësimor ka treguar vemendje të madhe, vullnet për të mësuar dhe kuptuar artin ushtarak popullor, si dhe për të qenë gjithnjë i përgatitur në orën e mësimit.

Gjatë përgatitjes fizike ka dhënë maksimumin duke treguar shpirtin e tij të sakrificës.

Jashtë orëve të mësimit është karakterizuar nga dispilinë e lartë, dhe sjellje shembullore.

Është i dashur me shokët dhe i respektuar nga trupa e pedagogëve dhe instruktorëve të shkollës.

Në fund të procesit mësimor të Shkollës së Bashkuar, ne rekomandojmë që kuadro të tillë t’i mbajmë në gjirin tonë, pasi do t’i shërbejnë konsolidmit të mëtejshëm të arritjeve të shkollës sonë dhe do transmetojnë këto virtyte tek brezat pasardhës të shkollës.

Komandanti i shkollës Xhaferr Peçi.”

Ja pra të dashur miq, kjo është karakteristika e ime intelektuale. Por meqë kisha fatkeqësinë të studjoja në Shkollë të Bashkuar për shkak të kësaj karakteristike dhe përpjekjeve të mija të sinqerta për të shmangur rrëmujat në Shkollën e Bashkuar, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, Aleksandër Meksi më tha se më kap neni 24/1 me të cilin hiqeshin nga puna komunistët në vitin 1992. Kjo më detyroi ta bëja mbiemrin Nishani dhe të isha në rregull dhe me PD. Gjithë të tjerat janë përpjekje për të hedhur baltë mbi mua.

I juaji Jari!”

 

3 komente në “Jari u zë gojën kritikëve, publikon “karakteristikën” e tij nga Shkolla e Bashkuar!”

  1. shqip says:

    Se kuptoj, ose eshte flop mediatik, ose ky paska probleme te renda inferioriteti . Po ne PD o Bujar , treçereku ishin ex komuniste. Duke filluar nga Saliu. Atehere pyetja eshte; pse ty te kapte neni 24/1 , dhe Saliun jo. Dhe e dyta, ndryshimi i mbiemrit çfare ka patur si qellim? Identitetin e nje personi tjeter, qe nese eshte bere apostafat, kemi te bejme medeklarim te rreme. 1) Persa i perket kodit civil, ne kemi patur ne krye te shtetit Shqiptar Bujar Mehmetin qe nuk eshte i njejti person ne letra. 2)Ti hyn automatikisht ne konflikt me ligjin e dekriminalizimit. Pasi deshmon qe deputeti, me vone presidhjeri, Bujar Nishani ( me/pa mustaqe ) , ka bere deklarim te rreme me te dhenat identifikare. Ndersa pjesen per vleresimin si kuader i denje nga ana e komandes, po ta njohim si te vlefshme per historine e ruajtjes se bustit. Nuk ke ndonje ndryshim nga ata komsomolasit e tipit Ridvan Bode, apo ata kadetet qe shkojne si kone pas Kim Jong Un. Po s’na e shpjegove mor Jari, per çfare vlere intelktuale behet fjale. Te besh nje shkolle, qofte ushtarake, jo domosdosmerisht personi duhet te veteshpallet intelktual. Nuk e di, po ju shqupistet jeni kaq debile, e kaq perverse, sa te vjen turp t’ju kesh ne lagje, e jo me ne pushtet.

    1. Agroni says:

      …ju lumte, keni bere nje analize shume te sakte!

  2. endrit says:

    Pershendetje o Z. Baze! Une mendoj se e keni tejkaluar keto shkrimet me ish presidentin si “simbol”.
    Une mendoj qe duhet te jesh me Kerkues ndaj vjedhjeve dhe poshtersive qe kane ndodhur ne kohen e Berishes, si p.sh familja kodra, ose me mire “Kobra”, qe kane vjedhuir e shperdoruar pasurine e Shqipérisé.

    Hetoni per nendrejtorine e drejtorise se burgjeve dhe femijeve te tije! Ata kane pasur shume pushtet ne kohen e Berishes dhe kane ber vjedhje qe faktohen shume lehte.
    Shpresoj ta shihni me interes kete informacion.

    Tani jane aktive me permbarimin privat per te pastruar parate dhe pronat e vjedhura pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje