Quentin Tarantino rikthehet në Kanë pas 25 vjetësh

19 Maj 2019, 15:17Lifestyle TEMA

Regjisori Quentin Tarantino befasoi me shfaqjen e tij  në tapetin e kuq të Croisette-s të shtunën.

I shoqëruar nga gruaja e tij, këngëtarja dhe modelja izraelite Daniela Pick, Tarantino çuditi filmdashësit teksa hynte për të parë “The Ëild Goose Lake”, një film nga China’s Diao Yinan, e cila gjithashtu kunkuron për çmimin kryesor të festivalit “Palma e Artë”.

Filmi i Tarantinos “Once Upon A Time … In Hollywood”, një himn për kinemanë e industrisë, është një nga prurjet më të diskutuara këtë vit.

Filmi, me aktorë kryesorë Brad Pitt, Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio, do ta ketë premierën e tij, në French Riviera më datë 21.

Tarantino kthehet në festivalin e filmit në Kanë pas 25 vjetësh që nga koha kur me “Pulp Fiction” mori çmimin “Palma e Artë”.(TemA TV)

1 komente në “Quentin Tarantino rikthehet në Kanë pas 25 vjetësh”

  1. Thumb UP …

    nji Regjizor i Jashtezakonshem per kohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje