Arnold Schwarzenegger u drejtohet fansave pas sulmit: S'ka asgjë për t’u shqetësuar

19 Maj 2019, 11:20Lifestyle TEMA

Pas sulmit që ndodhi në Afrikën e Jugut, Arnold Schwarzenegger  iu është drejtuar fansave të tij në Twitter, duke thënë se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

Në një video nga “Arnold Classic Africa”, ylli i “Terminator” shihet në social media teksa filmon një ngjarje sportive kur pa kaluar as një minutë një burrë vjen duke vrapuar dhe godet Schwarzenegger-in.

Burri, i cili teksa e nxirrnin jashtë, thërriste “Ndihmë më duhet një Lamborghini” u ndalua menjëherë nga rojet. Organizatorët e eventit e quajtën “një fans i çmendur” dhe thanë se nuk është hera e parë që bën akte të tilla.

Schwarzenegger tha se vetëm nga video e kuptoi se qe goditur  dhe se nuk do të ngrejë padi kundër tij.

VIDEO: Momenti shokues, Arnold Schwarzenegger goditet ndërsa ishte në një lidhje live

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje