Në futboll ka patur shumë raste kur nje futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës por që një tragjedi e ngjashme të përsëritej me një gjyqtar kjo nuk ishte dëgjuar më parë.
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur botën e futbollit ka ndodhur në Bolivi me arbitrin Victor Hugo Hurtado që humbi ndjenjat në minutën e 47-të të sfidës së kampionatit bolivian mes Alaways Ready dhe Oriente Petrolero.
31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë mediat vendase raportojnë se sapo mbërriti në spital, pësoi një tjetër atak në zemër, duke humbur kështu jetën.
Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.
PSE NUKE E BENE NDESHJEN NE EVERESTE ?AI ESHTE ME I LARTE SE 5000METRA.
ESHTE SIKUR TE THUASHE QE NE SHQIPRI NDESHJET E FUTBOLLIT DO LUHEN NE MALET E JAZERCES,OSE MALI I KORABIT.SE MALI I TOMORRIR U BE FUSHE ME DUKET.