Edhe pse si kudo në botë dhe ashtu edhe në Shqipëri personazhet e njohur VIP dhe politikanët në përgjithësi mundohen që ta mbajnë të fshehtë të kaluarën e tyre dhe jetën private, duke e mbajtur atë larg syve dhe vëmendjes së publikut të gjerë, ata nuk mund t’i shpëtojnë gjithmonë asaj. Kështu në media të shkruara dhe vizive herë pas here janë bërë publike jo vetëm “detaje të fshehta” nga e kaluara dhe jeta private e këtyre personazheve, por kanë dalë dhe janë publikuar edhe foto të ndryshme të tyre nga persona të tjerë, miq, të afërm, familjarë, të njohur apo bashkëpunëtorë të tyre.
Një nga këto “altare” ku këta personazhe tregojnë dhe bëjnë publike jo vetëm të fshehtat e jetës së tyre, por edhe të miqve, kolegëve dhe të njohurve, është dhe emisioni RREFIM në TV Scan, i moderuar nga gazetarja, Albana Shehu Qirjako dhe me autor, gazetarin dhe studiuesin e njohur, Dashnor Kaloçi. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me kryeministrin tonë, Edi Rama, me ketë foto të rrallë që gazetari Kaloçi e publikon për herë të parë për lexuesin e saj, e cila është marrë nga emisioni në fjalë “RREFIM” i TV Scan, ku i ftuari i radhës ka qenë prof. Muntaz Dhrami, (Skulptor i Popullit), i konsideruar ndryshe edhe si legjenda e skulpturës shqiptare, pas të madhit Odhise Paskali.
Në rrëfimin e tij midis të tjerash, prof. Muntazi ka hedhur dritë e ka treguar edhe për miqësinë e ngushtë familjare me të ndierin, Kristaq Rama, duke publikuar edhe disa foto të rralla. Një prej tyre është dhe kjo foto ku Edi Rama ka dalë në krahët e nënës së tij, Anetës, e cila i përket 55 viteve të shkuara, ku ai nuk ka qenë më shumë se pesë muajsh. Kjo foto është shkrepur nga babai i Edit, i ndieri Kristaq Rama, në studion e skulptorit të njohur, Muntaz Dhrami, koleg dhe mik i ngushtë i tij që nga periudha kur ata ishin nxënës në Liceun Artistik në Tiranë dhe më pas në ish-Bashkimin Sovjetik ku ata kryen studimet e larta në akademitë e arteve të bukura në degën e skulpturës.
Aq e ngushtë ishte miqësia midis tyre, saqë Kristaq Rama, ka qenë në tavolinën kryesore të dasmës së Muntaz Dhramit në vitin 1961, (madje në krah të çiftit), kur ai (Muntazi), kurorëzoi martesën me zonjën Lumturi Shehu Dhrami, shoqe e klasës së Liceut me Muntazin e që më pas u diplomua në Varshavë të Polonisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura në degën e grafikës.
Sipas dëshmive të prof. Muntazit në emisionin ‘RREFIM’, miqësia midis tij dhe Kristaq Ramës vazhdoi deri sa ai u nda nga kjo jetë në vitin 1998. Madje në kujtim të asaj miqësie, prof. Muntazi ka realizuar para disa kohësh edhe një bust të Kristaq Ramës, të cilin e ka ende në studion e tij. Por ndryshe nga konsideratat për ish-mikun dhe kolegun e tij të ndierë, Kristaqin, për të cilin Muntazi ruan ende respekt dhe kujtime të mira, gjë e cila veç të tjerash e tregon edhe busti që ai ka realizuar, për dy djemtë e tij, Edin dhe Olsin, prof. Muntazi duket se ka shumë rezerva dhe hatërmbetje, pasi ata nuk duan t’ia dinë për shokun dhe kolegun e babait të tyre.
Këtë gjë e konfirmon vetë prof. Muntazi në emisionin ‘RREFIM’, ku shprehet se: “Edi Rama, që nga ajo ditë kur ai ka qenë fare i vogël, vetëm pesë muajsh, të cilin e shikoni te kjo foto në krahët e së ëmës, Anetës, foto që na e ka bërë miku dhe kolegu im, Kristaqi, ai (Edi) nuk ka ardhur më kurrë në studion time”. Po të njëjtën vërejtje ai ka edhe për Olsin, për të cilin shprehet: “Edhe Olsit i pata thënë të vinte në studion time dhe të shikonte bustin e Kristaqit që unë kam realizuar, por ai nuk ka ardhur as sot e kësaj dite….?!”.
Por rezervat e Muntaz Dhramit duket se nuk janë vetëm në planin personal dhe miqësor, pasi ai në rrëfimin e tij ka shprehur edhe disa kritika të forta që kanë të bëjnë me artin e kulturën, e kryesisht me veprat e artit në skulpturë, të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës së qeverisjes së Partisë Socialiste dhe që në një farë mënyre indirekt bëjnë përgjegjës edhe kryeministrin Edi Rama. Si p.sh. problemi i monumentit të Adem Jasharit që ndodhet në fillim të Rrugës së Durrësit, vepër e cila është realizuar nga prof. Muntazi disa vjet më parë. Ai monument prej disa kohësh është zhvendosur nga bazamenti i tij fillestar dhe është futur në një shatërvan me ujë, gjë e cila e ka mërzitur jashtë mase mjeshtrin e madh të skulpturës, madje e ka tronditur rëndë dhe nuk ka dashur ta besonte kur ia kanë treguar deri sa e ka parë me sytë e tij se ku kishte përfunduar monumenti. Lidhur me këtë ai shprehet: “Eshtë një veprim i papërgjegjshëm, madje skandaloz. Nuk gjen tjetër rast të tillë në botë që një monument ta ketë bazamentin (pidestalin) në ujë, siç ka ndodhur me atë të Adem Jasharit. Shkova menjëherë dhe takova ata që kishin urdhëruar për këtë gjë, duke u thënë se; si nuk keni marrë mundimin të më pyesnit edhe mua si autor i tij?! Dhe përgjigjja e tyre ishte: Nuk të kemi gjetur dot?!
Ça t’iu thosha, unë jam nga mëngjesi në darkë vonë në studion time”?! Po kështu prof. Muntazi u shpreh ashpër edhe për veprimin që është bërë me Qendrën Kombëtare të Realizimit të Veprave të Artit, të cilën prej disa kohësh e kanë kthyer në varësi vetëm të Tiranës. Lidhur me këtë, prof. u shpreh: “Si mund të bëhet kjo, është e pafalshme ajo gjë që ka ndodhur. Ajo Qendër duhet të mbetet Kombëtare sikur ka qenë, pasi as Tropoja dhe as Gjirokastra, p.sh. nuk kanë mundësi, fonde dhe mjete financiare e njerëz të specializuar, për të mirëmbajtur veprat e artit që janë në bronz. E shumta që ata mund të bëjnë është t’u japin atyre veprave ndonjë dorë varak me ndonjë bojaxhi, asgjë tjetër nuk mund të bëjnë ata. Po pse kështu bëhet”?!
Mjeshtri i madh i skulpturës shqiptare, i vlerësuar jo vetëm para viteve ’90-të si një nga autorët realizues të disa prej veprave të artit më në zë, (disa me bashkautor), si p.sh. monumenti i Kristoforidhit në Elbasan, monumenti Pavarësisë në Vlorë, monumenti Nënë Shqipëri, monumenti i Drashovicës, reliefi i Kryeministrisë, Monumenti i Pezës, monumenti i Enver Hoxhës në Gjirokastër, etj. etj., ka vazhduar të punojë edhe pas viteve ’90-të, duke realizuar një sërë veprash. Si p.sh. monumenti i Ali Pashë Tepelenës në Tepelenë, monumentet e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në qytetin e Pogradecit, monumenti i Adem Jasharit në Tiranë etj. etj., të gjitha të fituara me konkurse. Dhe vazhdon të punojë përsëri edhe pse mbi supe mban plot 83 vjet të jetës së tij.
Prof. Muntazi punon çdo ditë në studion e tij nga mëngjesi në orët e vona të mbrëmjes dhe së fundi ka në përfundim një monument të Baba Ali Tomorrit, klerikut të famshëm bektashi, monument që pas derdhjes në bronz do të vendoset në malin e shenjtë të Tomorrit që është një qendër peligrinazhi dhe çdo muaj gusht vizitohet nga mijëra e mijëra besimtarë. Madje lidhur me këtë gjë, në emisionin RREFIM, prof. Muntazi tregoi edhe një episod të ndodhur para disa ditësh kur teksa punonte në studion e tij me atë monument, nga tavani i lartë i studios (mbi 10 metra) së amortizuar u shkëput një dërrasë e madhe e cila i ra mbi monumentin prej balte, duke u bërë copa-copa, por atë vetë nuk e preku asnjë ashkël apo copë dërrase, pasi e mbrojti një dërrasë tjetër që ai e kishe venë si skelë. Atë gjë prof. Muntazi e konsideron si një mrekulli dhe jetën ia dedikon vetëm njeriut të shënjtë baba Ali Tomorrit. Por ajo që të bie në sy dhe nuk është prekur fare në emisionin RREFIM, është fakti i çuditshëm që prof. Muntaz Dhrami nuk mban titullin “Mjeshtër i madh”, të cilin e mbajnë edhe disa nga nxënësit e tij, apo të tjerë emra fare anonim?!
Skluptura n. 4 eshte irealiste, eshta paradoks. nje kazem qe shkateron dhe nje grusht qe godit.
Na ndertoni nje skulpture te ed drames qe te defakojne macet e lagjes.
Jo zotni,nuk eshe irealiste por reale dhe me nje permbajtje te madhe.Kazma eshte nje simbol,
nje vegel pune ku punohet e ndertohet per nje bujqesi te perparuar e moderne,vegel qe edhe sot ekziston dhe punohet me te.
Grushti eshte simbol i bashkimi i popullit ne nje ide te veteme per te punuar,per fitore te reja,suksese dhe kush i prek ato derrmohet nga grushti i fuqishem i popullit.
Pushka eshte simbol i mbrojtejes se fitoreve te arritura nga populli ne bujqesi dhe industri,si ne mbrojtjen e territorit te shqiperise,kufijt e saj qe te jene te paprekura nga kemba e huaj.Populli i gjithe ne kembe ne mbojtje te atdheut.Pra nuk eshte ashtu si thua ti irealist.Ata qe nuk duante thon te verteten, keshtu do flasin, duke mohuar e duke i thene te bardhes te zeze.
Na tregoni nje foto te shpellarit sali jo 5 muajsh por 5vjec duke ruajtur dhite.
Ehmoj Shqiperi ku ukatandise nje bari te drejtoj 3 milion turkoshak….
Skulptori ne foton e pare eshte Munaz Dhrami. Nuk eshte e vertete qe nuk ka shkelur ne ate studiu prej 55 vjetesh. Te pakten jam takuar me te 3 here gjate veres se vitit 1980.
ky mjeshtri i madh , qe gezohem vertet te jete i tille , nuk mer “vendime ” personalisht per te bere buste njerezish te zakoneshem , per ti cilesuar si figura kombetare . Per ata qe ai ka pasur respekt , po te deshiroje le ti derdhe ne ” bronx” dhe ti vendose ne oborrin e shtepise se tij..! Figurat e njohura vleresohen nga organet e larta shteterrore me baze “merita te vecanta ne historine e vendit . Nje skluptor i mire , apo piktor i mire , justifikon talentin e tij , aftesite e tij per te kenaqur publikun , por pas vdekjes , nuk eshte per tu derdhur ne ” bronx “. Gjithashtu ne “bronx ” nuk jane per tu derdhur as ata qe ” nuk dine te heqin minat dhe humbasin jeten ” {pa le qe llogjikisht nuk kane pune ne dhe te huaj dhe prezenca e tyre ne to eshte e pa kuptueshme }. Zoterinj , mereni shtruar dhe veproni me mend ..! Per zotin Kristaq Rama , kam pasur shume respekt dhe mendoj se po te ishte gjalle , nuk do ta pranonte qe busti i tij te vendosej ne Tirane . Sa per titullin e shkrimit , mendoj se eshte me vend te thuhet , se c`e do ate femije qe nuk do babane apo nenen e tij . Pra c`pret prej tij ..?!
Yll qe ndrinte Kristaq Rama,kush e ka njohur vetem fjalet me te mira per te.I qete I embel,plot edukate dhe ndoshta burri me king ne Shqiperi Ky si ngjan….
@Arti. Aq i mire e king ka qene Kristaqi sa firmoste dhe per denimin me vdekje te poeteve.
Kuptohet shume mire se sa mik i familjes se Kristaq Rames ke qene dhe je. Ik o plere. Eshte shume e mundur qe te jesh artist i madh dhe njeri i vogel.
o albano ! muntazi plehre burre !
Shpellari Berisha foton e pare te jetes se tij e ka me Simon Stefanin. Le te provoje te kunderten.
Eeeeee…respekt vetem per moshen dhe kontributin modest (ne anen artistike flas ,jo sasiore) , te tjerat jane llafe koti , nuk eshte faji Rames katandisja e veprave te artit pas 90-es , ne disa raste per vepra te dobta ,ne disa raste per konfuzionin total qe ka egzistuar ne Shqiperi ne keta 30 vjet , “faji” eshte i gjithe politikes veteshkateruese tipike menyre te sjelluri e kombit shqiptar ,tani themi : kush pordhi ? RAMA
Edhe hitleri, i lezetshem ishte
Mjeshter i madh ky qe ka shplar trute e shqiptarve per 30 vjet, mjeshter i madh per ato “lart frymen revolucionare” apo idjotizmat e trasha, apo per parate qe ju merte mjeranve per ti pranuar ne institutin e leshit , i paska mbet dhe hatri…ha ha ha…dale dale skeni pare gje, felliqesirat komuniste kan per te ngren kermen e njeri tjetrit
Me vjen keq per nderhyrjen e detyruar, por Mumtaz Dhrami eshte nje Mjeshter Nderkombetar i Skulptures dhe nje njeri zemermadh. Miqesia e tre skulptoreve te Popullit: Mumtaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Haderi eshte e pashoqe ne jeten artistike te shqiptareve. Une kam besim se jeta e tre talenteve dhe mjeshtrave te skulptures do te pasqyrohet me gjithe shkelqimin e tyre ne botime biografike dhe artistike.
NA PLASI OLSI.ARTIKULL BYTHE,
Thone qe Kristaq Rama ishte çuni ilegal i Zogut. Keshtuqe Rama eshte pasardhes i Naltmadhnise, ilegal kuptohet.
sali shpelle ari berisha ka dale per here te pare ne foto duke derguar epruveten me shurren e xhaxhit enver ne laborator.
Me fal, ç’lidhje ka shurra e Saliut me fotografine e Drames e kake ne bythe?
E kujt i plasi? Lajm idiot krejt
Eshte shpresa e shqiptareve per t’u futur te euro,ka vullnetin dhe deshiren si dhe nuk ka lidhje me natyren hipokrite ndryshe thote e ndryshe ben. Dukej ne fillim me sjelljen e nje te llastuari por eshte krejt e kunderta, megjithese ndodhet ne mesin e asaj thikes me dy prehesa, eshte shume elastik per t’ju pershtatur situatave te cilat kane penguar historikisht shume lider dhe patriot shqiptare, por me zgjuarsine e tij i ka bere per vete lideret kryesor te euros. Psh kur shqiperia eshte me afer euros Iliri niset urgjent per ne turqi dhe ju ben karshillek euros, Luli betohet per revolucion mosbindje civile .
Kristaq Rama ishte artist i madh kurse i biri nuk eshte artist.Habitem qe tek-tuk ka ndonje qe e quan artist Edi Ramen.Edi e shumta mund te ishte ndonje mesues vizatimi ne shkolle 8-vjecare jashte Tiranes.Po meqe ishte i biri i artistit te madh e bene pedagog ne ALA.
Respekt pèr artistin e madh zotin Dhrami. Miqèsia e vèrtetè dhe talentèt e shquar u lindèn e u rritèn nè atè kohè tè socializmit….. Sinqerisht mè vjen vèshtirè tè laxoj nivelin e lartè tè injorancès tè komentuesve teveqelè qè pèrziejnè artin e artistit tè mash me injorancèn e tyre dhe kjo èshtè dominuese nè shumè artikuj tè gazetave shqipètare. Nèse nè New York po miratohet njè Ligj pèt tè ‘hutuarit e rrugès’ nè Shqipèri duhet tè miratohet njè Ligj pèr tè hutuarit qè pèrdorin paisjet elektronike e tabletet pèr tè shpallur injorancèn e tyre falas nè gazetat on line !