Huawei njofton "armëpushimin": Ja se çfarë do të ndodhi tani me smartphone-t

21 Maj 2019, 15:27Hi-Tech TEMA

Ekziston një zgjatje prej 90 ditësh për kompaninë Huawei. Tre muaj gjatë të cilave kompania kineze do të jetë në gjendje të përfitojë nga një lloj armëpushimi nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të gjejë një strategji dalëse më të butë. Dhe ndoshta të kërkojë gjithashtu një ndërmjetësim me Google dhe qeverinë amerikane.

Vendimi u njoftua disa orë më parë nga Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe në të vërtetë shtyn shtrëngimin ligjor (pra lamtumirën me Android për smartphonët e rinj Huawei) deri më 19 gusht.

Ndërkohë, megjithatë, pronarët e smartphone-ve Huawei mund të marrin një lehtësim të parë. Ata që kishin frikë se duke filluar që nga dita e djeshme çdo përditësim u bllokua, sot e di se të paktën deri më 19 gusht kjo nuk do të ndodhë. Ajo që ndodh më pas është një enigmë, edhe pse Google është i gatshëm të mos i braktisë përdoruesit e saj (sepse deri sa të dëshmohet ndryshe, pronarët e smartphone Huawei janë gjithashtu përdoruesit e Google). Përshtypja, pra, është se nëse kjo ‘bombë’ teknologjike është e destinuar të shpërthejë, do të dëmtojë keq Huawei-n, por duke filluar nga modelet e ardhshme që do dalin në treg dhe jo për pajisjet ekzistuese.

Siç është shpjeguar nga Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, ajo çka ju dha kompanisë Huawei është një Licencë e Përgjithshme e Përkohshme e cila “u jep operatorëve kohë për të marrë masa të tjera” dhe autorizon disa aktivitete të nevojshme për funksionimin e rrjeteve dhe për të mbështetur shërbimet ekzistuese celulare, duke përfshirë hulumtimin mbi sigurinë kibernetike “thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së rrjeteve dhe pajisjeve ekzistuese dhe plotësisht operacionale”.

Ky armëpushim, natyrisht, gjithashtu ka të bëjë me kompanitë e mikroçipit si Qualcomm, Broadcom dhe Intel që dje, në lidhje me vendimin e Google,- kishin njoftuar se do të përfundonin partneritetin me gjigantin Shenzhen. Përsa i përket komponentëve, Huawei do të jetë në gjendje të grumbullojë  gjysmëpërçues për produktet e zhvilluara tashmë. Ndërsa për blerjen e mikroprocesorëve që do t’u caktohen pajisjeve në fazën e projektimit, do të kërkohet një autorizim i ministrisë amerikane që duket shumë e vështirë. Për shkak se dokumenti i qeverisë amerikane është mjaft i qartë: pezullimi ka të bëjë vetëm me teknologjitë që janë tashmë në treg, ndërsa mbetet në fuqi për produktet e reja në zhvillim.

Ndërkohë, një tjetër element negativ për Huawei vjen direkt nga faqja e Google. Siç vërtetohet nga HDBlog, në të vërtetë, nga faqja e shkarkimit të versionit beta të Android Q (sistemi i ri operativ Google që do të mbërrijë më vonë këtë vit), Huawei Mate 20 Pro është hequr. Smarphone-i që deri dje u shfaq në mesin e atyre që do të kishin versionin Beta të Android-it të ri. Dhe duket sikur një vendim në përputhje me vendimin për të garantuar përditësimet e Huawei për pajisjet ekzistuese vetëm deri më 19 gusht.(Ilsole24ore)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje