Inteligjenca artificiale diagnostikon kancerin e mushkërive

21 Maj 2019, 09:43Shëndeti TEMA

Inteligjenca artificiale është më e mirë në diagnostikimin e kancerit të mushkërive, thuhet në një studim në ShBA.

Hulumtuesit e Northwestern University në Illinois pohojnë se teknologjia mund të jetë shumë e efektshme në këtë drejtim.

Gjetja e tumorëve në fazë të hershme lehtëson trajtimin e tyre në mënyrë më të suksesshme.

Edhe pse si teknikë nuk është ende në përdorim të gjerë, shpresat për rolin që inteligjenca artificiale do të ketë në mjekësinë e së ardhmes, janë të mëdha.

Sipas studiuesve, zhvillimi i mëtejshëm i kësaj teknologjie do të ketë ndikim shumë të madh në të ardhmen, përsa i përket diagnostikimit.

Nga kërkimet e bëra, u vu re që diagnostikimi nëpërmjet Inteligjencës artificiale ishte 5% më i efektshëm sesa nëpërmjet mënyrave të zakonshme dhe e ulte me 11% numrin e diagnostikimeve false.

Sipas shkencëtarëve kjo teknologji duhet të përmirësohet dhe të testohet edhe më me qëllim që të aplikohet në një numër sa më të madh njerëzish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje