Mazhoranca dhe opozita brenda parlamentit kanë nisur takimet zyrtare për të kërkuar çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryetarja e hrupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, kanë nisur ditën e sotme takimet në Parlamentin e Holandës.
Takimi i parë i tyre po bëhet me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib.
Kjo vizitë po zhvillohet pak ditë para publikimit të raportit të progresit të Komisionit Europian, ku pritet rekomandimi pa kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nisur edhe nga fakti se zyrtarë të lartë të KE e kanë bërë të qartë se Tirana zyrtare i ka bërë detyrat e shtëpisë.
Ndërkohë që pasditen e së martës, Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron, do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.
Të mërkurën, ditën e fundit të vizitës, kryetari i Kuvendit do takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, znj.Ankie Brokers – Knol dhe me Senatorë holandezë.
Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, sikundër paralajmëruan deputetët holandezë që vizituan pak ditë më patë Tiranën, Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj dhe vendimin përfundimtar do ta shohim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendet të BE-së në 19 qershor.
Fshati digjet ku r va krihet.
I vetmi Kryetar Kuvendi , ndoshta ne bote, qe ngeli rrugeve te botes.
Mbi c`baza kjo Hajdari perfaqeson shtetin Shqiptar ne keto negociata ?! Ku jane meritat e saj ..?! JENI JU QE TU BESOJE POPULLI ..?!