Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz e pranishme në konferencën për sigurisë në rajonin e Ballkanit kishte edhe një mesazh politik.
Referuar situatës politike, ku opozita PD-LSI kanë dalë në rrugë në protesta dhe kanë deklaruar se nuk do të marrin në zgjedhje, Schütz u shpreh se partitë politike kanë përgjegjësi për të punuar në interes të vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre.
“Aktorët kërcënues në këtë rajon janë të nënvizuara në axhendën tonë, ekspertët dhe analistët do të flasin për këtë temë ditën e sotme.
Shqipëria është kandidate për në BE, aspirante. KE do të prezantojë raportin për progresin e Shqipërisë dhe për të bërë publike reformat.
Parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për Shqipërinë për hapat e mëtejshëm.
Jam e bindur se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjegjësinë që kanë partitë politike për të punuar në interesin e vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre” deklaroi Susanne Schütz.
Dhe kjo eshte bere zedhenese e qeverise dhe jo e demokracise e Gjermanise.Keto jane paaojat e nje politike 30 vjecare nderkombetare ketu.Njeri thumbit, tjetri patkoit ndersa kali i demokracise kish ngordhur!!!!!
Opoziten do e bejne nderkombetaret!!!Ta propozojme kete Nafien per kryebashkiake te Peqinit , ne emer te opozites fringo te re! Hajde perendim ne perendim hajde!!!