Rudina Hajdari mesazh Holandës: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon

22 Maj 2019, 10:31Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari, ka apeluar në Holandë për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në facebook, kryetarja e komisionit të Integrimit, shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Hajdari ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë e shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon me të sigurt.

Gjithashtu gjatë vizitës u takova dhe me të rinjtë Shqiptarë që janë modele pozitive. Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës”, shprehet Hajdari.(TemA)

1 komente në “Rudina Hajdari mesazh Holandës: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon”

  1. Klorea says:

    Bravo Rudina!
    Kjo eshte opozita ne Shqiperi!
    Per Shqiperine, te gjithe bashke, per partite thyefshi qafen, hengshi dhe kokat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje