Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi së bashku me deputeten Rudina Hajdari e Taulant Ballën po zhvillojnë takime intensive në Holandë për të marrë ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave.
Numri dy i PS Taulant Balla ka postuar pak më parë disa foto nga takimi në Parlamentin e Holandës, ndërsa shprehet se Shqipëria e meriton nisjen e bisedimeve për hapjen e negociatave me BE.
Më tej, Balla thumbon dhe opozitën duke thënë se partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen pasi janë moment i rëndësishëm në rrugën Europiane të Shqipërisë.
“Bashkë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me Kryetaren e Grupit Demokrat Rudina Hajdari po zhvillojmë takime në Parlamentin dhe Qeverinë e Hollandës.
Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pas rekomandimit të pritshëm pozitiv të Komisionit Europian javën e ardhshme.
Shqipëria ka institucione demokratike funksionale dhe partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Zgjedhjet e 30 Qershorit moment i rëndësishëm në rrugën Europiane të Shqipërisë”, shkruan Taulant Balla.
kam frike se z´do na japin driten jeshile se sa kapen nje bande te madhe me shqiptare qe kultivonin hashash dhe ishin me dokumenta fallco italiane dhe greke
Aspak humain Parlamenti Holandës në vitin 2019.