Basha kërcënon nga Berati: Zgjedhje s’do ketë më 30 qershor, do ndalen me çdo kusht e çmim. Grusht shteti

21 Maj 2019, 18:58Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar edhe njëherë prerë se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

I pranishëm në Berat, në një takim me Aktivin e Zgjeruar të Qarkut, Basha tha se 30 qershori është një tentativë për grusht shteti, ndërsa shtoi se “zgjedhje nuk do të ketë, grushti i shtetit do të ndalet me çdo kusht me çdo çmim”.

“Në këtë betejë jemi bashkuar si kurrë më parë. Balli i betejës i takon demokratëve, por kurrë nuk kam parë kaq shumë qytetarë të përshëndesin si simboli global i fitores së shpresës mbi frikën. Kurrë nuk ka qenë më i madh një bashkim popullor se ky.

Kurrë nuk ka qenë më në panik pakica që kemi përballë, pakica e Edi Ramës, e një grushti i banditësh dhe horrash, të cilët për 6 vite ishin padronët në shtëpinë  e shqiptarëve.

Ulën në sofër krimin, shkatërruan qindra mijëra ekonomi familjare, i zhytën në mjerim.

Një pakicë e vogël e kapur duke vjedhur zgjedhjet, e cila kërkon më kot të organizojë grushtin e shtetit më 30 qershor, zgjedhje nuk do të ketë, grushti i shtetit do të ndalet  me çdo kusht me çdo çmim, do të mbrojmë demokracinë dhe lirinë.

Çeta e tyre e shpartalluar ka humbur arsyen e qetësinë dhe e ka kapur paniku. 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues”, tha Basha

13 komente në “Basha kërcënon nga Berati: Zgjedhje s’do ketë më 30 qershor, do ndalen me çdo kusht e çmim. Grusht shteti”

  1. , says:

    Mekot sorollatesh me protesta apo duke bredhur jashte vendit.Populli do te votoje dhe nepermjet votes do te zgjedhe ate qe e meriton.Kush nuk do zgjedhje nuk do demokracin,dhe te ardhmen e shqiptareve.

  2. Vatra says:

    HAHAHAHAHAHAHA… KY BASHA KUJTON SE SHQIPETARET JANE BUDALLEJ NE MASE.!!!!!!!!!!!! R.I.P PD-LSI.

  3. Peço says:

    Të vjen për të vjell kur lexon Temë-n tani. Është kthyer në një shtërmbëruese e paskrupullt e thënieve të dikujt. Basha thotë (megjithëse budallaleqe me ok) që do ndalojmë grushtin e shtetit të Edi Ramës, këtu në titull Tema e kthen komplet në të kundërt, sikur Basha dhe PD do bëjnë grusht shteti. Pse kërcënojnë, (diçka që sot bënë të qeshin edhe pulat) se nuk do të marin pjesë në zgjedhje dhe do prishin proçesin mund të konsiderohet vërtetë grusht shteti, por Tema ta bëjë analizën më vehte, jashtë kontekstit, jo të deformoj thëniet e dikujt sipas oreksit. Ky nuk është profesionalizëm, ky është thjesht mercenarizëm. Fake news më të kulluar zor se mund të gjëndet.

    1. Aaaaa says:

      O peco……titulli eshte shume i sakt
      Ajo qe po kerkon Basha ka vetem nje emer GRUSHT SHTETI.
      Dmth ….te kerkosh pushtet me force nuk mund ta quash ndryshe,ti mohosh te drejten e votimit shumices nuk i ve dot emer tjeter

      1. Isuf kapertoni says:

        Ore basha mund te kerkoj edhe ar ne sume por ne kete rast ka thene tjeter per tjeter nga titulli. Tema te ben te vjellesh njesoj si syri

      2. Peço says:

        Jam 100% dakord me komentin tuaj, të kërkosh pushtet me forcë dhe për më tepër të përpiqesh të godasësh demokracinë në themel të saj, pra në të drejtën e gjithkujt për të votuar, kjo është parashtetërore, veprim i denjë për fiset zulu, jo për një vënd qe e konsideron vehten pjestar në botën e qytetëruar. Por, si komenti juaj dhe ky që unë po bëjë këtu, janë diçka që tema duhet ta bëjë jashtë deklarimeve të Bashës. Për profesionalizëm, deklarimet e Bashës askush nuk ka të drejtë ti deformojë, ato duhet të përcillen në mënyrë identike. Pastaj je i lirë të komentosh si të duash rreth tyre. Por tema nuk bënë këtë, në titull ajo bënë shtrëmbërim skandaloz të thënies së Bashës. Ndaj them, ky nuk është shtyp, por thjesht mercenarizëm, fake news i kulluar.

  4. Poradeci says:

    Ndihmojeni kete budallin se paska rreshqitur fare ky. Flete ky hajdut per vjedhje vote, o zot ke je, kur ky mostra del me ze e figure duke vjedhur votat per k/bashiak. Flet jy klloun qe pd eshte shumica, o i marre kur je shumica shko dhe fito me 30 qershor, por ti genjen per oren more trap e jo me per te tjerat. Ire na thuaj sa bejne 7 x 7, jeshtu i ben llog. ti prandaj ste dalin.

  5. Fla says:

    Ike Basha, DREJTESI E RE TE PRETE

  6. JARI says:

    PO CFARE DO THUASH ME 1 KORRIK,SE NA LODHE,PO TY TE KA RA SHEQERI NE FUND,PRANDAJ PERZIE PAK,SE E HUMBE SI XHAFERRI SIMITEN,PO KU KA SHQIPETAR QE PERPLASET ME NJERI TJETRIN ,PER BYTHEN TUJ.KENI SHKU NE FUND,FUNDI JU DALTE ME HAJER,PO ZOR E KENI

  7. Taraboshi says:

    Nje armiqesi tjeter e madhe ndaj militanteve te PD eshte mos pjesmarrja e perfaqesueseve te saj ne zgjelljet e pushtetit lokal te dates 30.06.2019.Kete veprimtari armiqesore ndaj PD isteve e organizoj dhe orkestroi Lulzim Basha.I cili i ka hypur gomarit se prapi.

  8. Ce says:

    Ky dhe Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë do marin përgjigjen e merituar me 30 qershor nga populli shqiptar. Votimi i 30 qershorit është gozhda e fundit në arkivolin e leshelise që po jep shpirt, i përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes

  9. Veshgues says:

    Grushti ndaj pd, tash ka mbaruar! Ti do me u arrestu gjoja per politike, qe neser te quhesh i burgos politike, dmth ti shpetosh SPAK.
    SPAK nuk i njeh Raportet mjeksore!

  10. zoga e vodices says:

    O Peco nuk je i detyruar te lexosh TEMEN qe te bene me dhimbje koke dhe pastaj te vjen per te vjell ke gazeta sa te duash qe te frumezojne dhe japin realitetin si RD OSE 55 e faro paces ,qe kur i lexon shangen te gjitha streset dhe je ne realitetin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje