Ish-ambasadori i OSBE, "shuplakë" opozitës: Protestat dëmtojnë negociatat, mos punoni vetëm për vete

21 Maj 2019, 18:52Politika TEMA

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i bën thirrje opozitës të mos punojë vetëm për vete por në interes të vendit, pasi protestat e tyre po dëmtojnë procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Këto deklarata Bosch i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari të cilët ndodhen në Holandë në një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi, raporton se Bosch pas këtyre takimeve u shpreh se Holanda duhet t’ia njohë Shqipërisë hapjen e negociatave por shtoi se nga Shqipëria kanë ardhur sinjale negative pas protestave të opozitës.

Ai i bën thirrje opozitës të mos punojë vetëm për vete por në interes të vendit, pasi protestat e tyre po dëmtojnë procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje