Komisioneri grek i BE thirrje Athinës: Shqipëria duhet të jetë anëtare e familjes europiane

21 Maj 2019, 11:46Politika TEMA

Është prezantuar sot në Tiranë nisja e operacionit të përbashkët me Agjencinë e Rojes Kufitare dhe Bregdetare të BE, FRONTEX, për kontrollin e kufijve shqiptarë dhe garantimin e sigurisë kufitare.

Gajtë fjalës së tij për prezantimin e operacionit, Komisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Bashkimin Europian, Dimitris Avramopoulos, tha se ky operacion shënon një fazë të re të partneritetit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas tij, progresi që dëshmohet përmes këtij bashkëpunimi, është prova e angazhimit të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për t’u bashkuar më shumë me njëri tjetrin dhe për të përballuar sfidat e përbashkëta. Avramopoulos shprehu edhe dëshirën e tij personale që Shqipëria si partnere besnike, të jetë shumë shpejt anëtare e familjes së BE-së.

“Personalisht kam lumturinë që jam këtu, për dy arsye, Së pari të shihja këtë agjenci të bëhej me një polici kufitare evropiane dhe e dyta sepse gjithmonë kam dashur ta shoh Shqipërinë më afër Europës, për ta parë Shqipërinë jo vetëm të bëhet pjesë e Europës, por anëtare e familjes europiane”, tha Avramopoulos.

13 komente në “Komisioneri grek i BE thirrje Athinës: Shqipëria duhet të jetë anëtare e familjes europiane”

  1. ¬ says:

    Si shumë po flet Greku për ne. I kemi thënë qepe, po e shqep.

    1. Flm says:

      Greku i thote Grekut … “kujdesu per Shqiperin te jete ne BE”.
      ###
      Ko hyne ketu anti-Helenizmi tuaj ore majmuna.

      1. armand says:

        Ja tha Avrami grekut o pasardhesi i Platonit .
        Meqenese ra fjala lexoje pak se nga fjalori ngjani si i bardhi me te ziun.

      2. Hoxh Armandi says:

        Kujdes me veglat e recepit Dimitris. E kane mendjen te al kajda dhe isis.

  2. Qytetari says:

    Bravo Avramopulos, hallall ta boft zoti

  3. Dash says:

    Avramopoulos eshte nga personazhet me pozitive te administrates se Brukselit …dhe jo per kete deklarate…

  4. Marku says:

    Paljacot e tiranes zyrtare po e shesin edhe ate pak
    sovranitet qe I ka mbetur ketij vend .

    1. vang says:

      Αman more sa shpejt i nuhat situatat.

  5. Ledio says:

    Ja keshtu flasin miqte, dhe jo te te vene kushte ne cdo hap qe Shqiperia po mundohet te beje perpara.

  6. Titi says:

    Shpresoj qe kjo marreveshje mos te kete pika te erreta duke futur emigrantet ne Shqiperi dhe bllokuar brenda saj! Shpresoj te gabohem per kete plan te djadhezuar duke kthyer Shqiperine ne nje kamp emigratesh.

  7. ME EMER says:

    Antaresimi ne B.E.-ne e krizas do te sjelle emigrimin e gjithe shqiperise . Nje B.E. do te ishte e mireqene pa emigrim , kushdo ne vendin e vet dhe me ekonomi te ngrehur qe do te kontribuonte e gjithe Europa . Europa e Bashkuar do te ishte e pranueshme nese do te ndihmonte Shqiperine per te mos e shkaterruar ekonomine e saj te ngritur me mundime . Europa eshte ne duart e monopolisteve qe pervec fitimit nuk ju intereson asgje tjeter . Shqiptare , mblidhni mendjen se neser do jete vone ..! DO TE ME PELQENTE QE I GJITHE PLANETI TE ISHTE I BASHKUAR , ME TE DREJTA TE BARABARTA PER TE GJITHE , POR KJO ESHTE “ENDRA E IME ” E TRADHETUAR NGA REALITETI KU JETOJME . Te emigrosh ne Europe do te thote “adio ” atdhe , por qe te punosh ne atdhe dhe te rrosh si njeri i lire me te drejta e pa hajduteri , do te thote “te dua atdhe , te dua Europe ” ..!

  8. kodrasadikit says:

    Besojm e shpresojme qe popullsija shumice e Greqise te vetedisohet e kthjellohet ne menyre qe gjuha shqipe te behet gjuhe zyrtare per popullsine shumemiloneshe arvanite te asaj ane!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje