Ministri gjerman Roth: Dhuna, urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë të papranueshme dhe po pengojnë rrugën drejt BE-së

21 Maj 2019, 15:27Politika TEMA

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michal Roth ne nje interviste te dhene per Spiegel teksa ka folur per situaten ne Ballkan, ka folur edhe per situaten politike ne Shqiperi dhe protestat e opozites.

Ministri gjerman i ka dhene nje tjeter ‘shuplake’ PD-LSI-se, largimit te saj nga zgjedhjet dhe dhuna ne protesta, teksa eshte shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci.

Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

Me tej, ai thekson se Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

Pjese nga intervista:

Spiegel: Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A perbejne këto rrezik per fillimin e negociatave të anetaresimit?

Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

1 komente në “Ministri gjerman Roth: Dhuna, urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë të papranueshme dhe po pengojnë rrugën drejt BE-së”

  1. LORA says:

    Ja ,kaq eshte e verteta ne Shqiperine tone.
    Faleminderit ministrit M.Roth,per artikulimin e sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje