33 vjet në burg për vrasje, prokurorët thonë se është i pafajshëm

23 Maj 2019, 21:00Bota TEMA

Një burrë i dënuar me 33 vjet burg për vrasjen dhe përpjekjen për të përdhunuar një 14-vjeçare rezulton se është i pafajshëm. Kjo ka qenë deklarata e prokurorëve në Long Ajlënd, të cilët kanë paraqitur në Gjykatë kërkesën për anulimin e vendimit.

Keith Bush tani do të dalë në seancë për të kërkuar zhvlerësimin e vendimit të marrë në vitin 1976, ku ishte shpallur fajtor për sulmin dhe vrasjen e Sherese Watson në një festë, në janar të vitit 1975. Prokurorët zhvilluan një hetim të ri për nëntë muaj dhe dolën në përfundimin se Bush ishte i pafajshëm.

Edhe pse e ka pranuar krimin në një deklaratë të cilën thotë se e ka firmosur nën presion, Bush gjithmonë ka pretenduar se është i pafajshëm. Pasi kaloi 33 vjet në qeli, Bush vendosi të apelonte çështjen dhe hetuesit zbuluan se prokurorët e atëhershëm të çështjes kishin edhe një të dyshuar të dytë, i cili nuk ishte përmendur kurrë në seancat gjyqësore.

Ndërsa një dëshmitare kyçe që kishte treguar në gjykatë se kishte parë Bush-in të largohej nga festa me Watson, katër vjet më pas pranoi se kishte gënjyer dhe se nuk kishte qenë fare aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje