FOTOT/ “Shpresoj të kaloni mirë bashkë!”, Jennifer Aniston rrëfen fjalët e fundit që i tha Angelina Jolies para se t’i merrte Brad Pitt-in

23 Maj 2019, 13:04Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Shpresoj të kaloni mirë bashkë!”, Jennifer

Jennifer Aniston ka treguar në një intervistë për Vanity Fair momentet më të vështira të jetës së saj.

Ajo ka qenë duke xhiruar seritë e fundit të serialit “friends” dhe rastësisht është takuar me Angelina Jolie në një parking, pak kohë para se të fillonin xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith”.

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do të punonte me të. Shpresoj që të kaloni mirë së bashku”.- kanë qenë fjalët që Aniston i ka thënë Jolies.

Më tej, Jennifer ka treguar se marrëdhënia e saj me Brad Pitt në ato kohë ishte mjaft e tensionuar, pasi a nuk ishte dakort që aktorja të xhironte seritë e fundit të “Friends” edhe pse fitonte 1 milion dollar për një episode. Brad mungoi edhe në festën e organizuar pas xhirimeve të filmit ku Jennifer merrrte pjesë dhe ajo kuptoi se po humbte bashkëshortin.

Më vonë Aniston kuptoi se martesa e tyre ishte drejt fundit dhe kjo gjë ndodhi pikërisht kur Brad Pitt takoi Angelina Jolie, duke nënkuptuar që ajo ka qenë shkaktarja kryesore e ndarjes së tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje