Audi nuk do prodhojë më TT dhe R8, ja arsyeja

24 Maj 2019, 10:25Lifestyle TEMA

Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze “Audi” nuk do të prodhojë më modelet TT dhe R8 në mënyrë që të investojë 14 miliardë euro në automjetet elektrike, deklaroi drejtori ekzekutiv, Bram Schot.

“Po pastrojmë portofolin tonë”, tha ai, duke folur për nevojën për më pak kompleksitet.

Megjithatë Schot njoftoi gjithashtu ardhjen e një modeli të ri luksoz të flamurtarit të kompanisë,  “Audi A8”.

Grupi “Volkswagen” regjistroi rënie të shitjeve dhe të të ardhurave vitin e kaluar.

Schot e cilësoi vitin 2019 si vitin e rindërtimit dhe tranzicionit. Duke filluar nga viti 2025, “Audi” synon të ketë 10 modele hibride dhe 20 modele krejtësisht elektrike në treg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje