FOTOT/ Harrohen në avion bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë të Rita Orës

24 Maj 2019, 09:19Lifestyle TEMA
FOTOT/ Harrohen në avion bizhuteritë me vlerë 4 milionë

Bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë që Rita Ora do mbante në festivalin e Kanës janë harruar në avion.

Gruaja që ishte ngarkuar për transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi bizhuteritë e shtrenjta në avionin ku udhëtoi në aeroportin e Nisë, Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Në momentin që ajo kuptoi se kishte harruar bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit të  Luton në Londër.

“Dikush gati humbi disa miliona”, tha një polic.

Bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u nisën sërish drejt Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli i popit u shfaq më vonë në Kanë më 16 maj me një gjerdan mahnitës me diamante dhe një fustan të bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje