Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.
Lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017.
Për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode.
Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’.
Ministria e Brendshme thekson se i gjithë procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.
3.5 milione !!!!! Kurre smund te jete e vertete kjo shifer .
3.5 milione shqiptare qe kane te drejte te votojne plus 1.5 milion ( e pakta) per ata qe nuk votojne dmth qe jane nen 18 vjec , i bie te jemi 5 milione .
Mund te me thote njeri ketu ku jane keta 5 milone shqipare ? Edhe kosova te votoje bashke me ne nuk behemi kaq.
3.5 million dishepuj te nje kohe NDRYSHIMI REFLEKTIMK PERZGJEDHJE TE VLERAVE, ATYRE VLERAVEQE U PERKOSIM DHE JE,I KRIJUES , PERENDIMORE
Jane 2.7 milion. Nuk mundet te jene 3.5 milion! Shqiperia vendi i vetem ne Europe qe nuk di sa shtetas ka. As adresat e shtetasve nuk dihen!
…ke te drejte polic, por nje gje eshte e vertete se nga lumi i matit e deri ne veri, jane nga 2 dhe 3 here te regjistruar. Kane nje adrese p.sh. ne Tropoje a Kukes, nje ne Shkoder, nje ne Bathore e nje ne Keneten e Durrsit. Kane dhe shume adresa te tjera nga Fieri, Vlora e deri ne Sarande. Edhe Kosova eshte plus tek ne, dhe ja ku dalim jo 5 por 6 milion.
O sa mire me jen skiptar…
Rreth dy milionë votues punojnë dhe jetojnë jasht Shqipërisë si emigrantë. Shumë prej tyre kanë edhe shtetësinë e vendit ku jetojnë.
Piramide?