E shtuna është një ditë e bukur

25 Maj 2019, 00:48Blog TEMA

 

Nga Brizida Gjikondi

E shtuna është një ditë e bukur, nga ato më të bukurat, sidomos tani, nuk është as ftohtë dhe as ngrohtë, është dita ideale për të shkuar pranë Shqipërisë, për të shkuar vërtetë, për ta ndjerë, për ta prekur, për ta njohur për ta dashur.. dhe jo për ti ndënjur sipër sic shumë prej nesh dhe prej shumë kohësh i rrinë.

Shqipëria është skuqur nga lulëkuqet, gjelbërimi ka shpërthyer i harlisur, lumenjtë rrjedhin bukur dhe bollshëm, mbrëmjeve përvec yjeve ndrijnë dhe xixëllonjat, të cilat këto kohë do rrinë gjatë (duhet shumë të bjerë drapri i parë mbi grurë që ato të zhduken).

Shqipëria jonë e vogël e madhe ofron cdo mrekulli që perëndia i ka ofruar mbarë globit, mund të shkosh në Liqenas, ku Prespa e madhe është mbushur plot shpend e bimësi, të hash një tavë krapi të bardhë, shumë e lashtë si recetë dhe që vec aty mund ta hash, mund të shkosh në liqenin e Belshit, në Kepin e Rodonit atje ku natyra të flet me historine dhe me cdo panoramë epike që mban kjo tokë, kështjellën në ujë për shëmbull, mund të shkosh në Ishull Lezhë, në Divjakë të shikosh Pelikanët, ose në Nartë të shikosh Flamingot ose në Zvërnec ti vendosësh edhe dy lule Marigo Posios aty ku prehet në ishull pranë Kishës, mund të shkosh në Koman ti mbash këmbët tek lokali i Kastriotit (dhe mua do më urosh me zemër që ta rekomandova) ose pranë Vjosës pa hyrë në Peshtan tek Sajmola ku këmbët i ke në ujë dhe shpirtin në qiell..

Në Shqipëri hahet shijshëm dhe lirë, plus e ku ka më mirë se të ndihmojmë njëri tjetrin në këtë trajtë.

E shtuna është një ditë e bukur, është dita e shqiptarve të mirë, atyre që nuk jetojnë në vila Surreli ose vila Lalëzi, e shtuna është një ditë e bukur, nuk është ditë për Tiranën, është ditë për Shqipërinë, ja vlen të jetosh për Shqipërinë, nuk ja vlen të vdesësh për vilat.

6 komente në “E shtuna është një ditë e bukur”

  1. si te ja bej says:

    Bukur hartimi Brisida! Por vilat e Lalezit nuk jane njesoj si te Surrelit, perndryshe kot qe i the te gjitha qe nga me shume ne veri se ne jug. Po te ishin njesoj me mire shko aty ku te pelqen ty dhe ate rekomandohu dhe te tjereve dha s’ka me te tjera. Vilat e Lalezit jane te mbushura me krim dhe tradheti, ndersa ato te Surrelit nuk e di te jene te tilla, apo jo? Dhe duke dale nga kjo llogore qe s’na ndahet, me mire shko tek Syri Kalter apo ne Llogora tek sorkadhet qe te behesh sorkadhe apo dhe ne vargmalet e Vetetimes qe te leshosh ndonje mbi keto vilat. Nuk eshte me e bukur e shtuna nga e diela, prandaj beja hysmetin dhe kesaj dite. Kujdes se kete te shtune mund te ta nxijne edhe ata qe prodhuan krimin dhe e shperndane si fara e hithrit dhe bashkise se Tiranes i del detyre qe te pastroje halete “demokratik” qe feliqin harbuteria. Dhe keshtu te prishet bukuria dhe shija. Ja, e shikon dhe une di te bej bukur hartime, po s’me pyet njeri, megjithate e kalovsh , qofte dhe ne bregdetin e Vlores apo Lugomare.

    1. veku says:

      haaaaaaa na shkrive me gjithe sorkadhe ti me pseudonim idiot haaaaaa si tja bej thote haaaaaa

  2. Jorgo says:

    Por po e ke shume mire por duhet shembur ky realitet se ndryshe nuk gezon asgje

  3. Hamdi Jupe says:

    Meditim sume i bukur.

  4. Vaso Pasko says:

    SHUME DEKADA ME PAR DIKU KAM LEXUAR. HESHTJA KUR DUHET FOLUR ESHTE MIZORI. TANI ESHTE KOHA PER TE FOLUR DHE BRIZILDA KA SHUM PER TE THEN AQ ME TEPER SE AJO DEGJOHET E RESPEKTOHET AQ SHUM NGA PUBLIKU SE SHKRUAN ME PATRIOTIZM E MENDJE TE KULLUAR. TE KESHILLOJ SI PRIND, HER TJETER TREGOHU AJO QE JE DHE JO KUSH NUK JE, SI SOT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje