Nga Altin Ketro
Ka një krehje bishti ndaj Partisë Demokratikë aq sa edhe dashnorët e përjetshëm, Romeo e Zhulieta, do të ishin xhelozë ndaj kësaj dashurie të fortë për ta parë PD-në doemos në zgjedhje. Partisë Demokratike nuk i është mohuar pjesëmarrja, as i është penguar. Me vullnetin e saj të lirë dhe me një vendimmarrje të imponuar nga udhëheqësi de jure e ai de facto, Partia Demokratike ka vendosur të mos e përfaqësojë më popullin e saj, si e deleguara e tij, në Kuvendin e Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por ajo e braktisi me vetëdije popullin e saj edhe nga përfaqësimi i tij në pushtetin vendor.
Tentoi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 të mos merrte pjesë, por me një vullnet të admirueshëm të kryeministrit Rama, iu dha ajo mundësi që kërkon sot, për qeveri tranzitore dhe sërish humbi. Atëbotë, për hir të respektimit të saj si parti historike, u shtynë zgjedhjet me një javë meqë kishte hapësirë ligjore. Tani, pas dy vitesh, po bën të njëjtën gjë, dhe sërish jemi në diskutim nëse duhet të shtyhen apo jo zgjedhjet.
Partia Demokratike nuk është marrë asnjëherë me thelbin e zgjedhjeve, por vetëm me aspekte politike. Thelbi i zgjedhjeve është pjesa teknike, ajo e ofrimit të të gjitha garancive ligjore për një proces transparent e të drejtë. Partia Socialiste u tregua e gatshme në këtë drejtim duke ngritur pas zgjedhjeve të vitit 2017, një komision të reformës zgjedhore. Për më tepër, përfaqësuesi i saj në komision ishte një ish-ministër i Berishës. Jo vetëm kaq, por Edi Rama i ofroi opozitës një letër të bardhë ku ajo të shkruante çdo gjë që ajo e shikonte të arsyeshme për procesin zgjedhor dhe ai do ishte i gatshëm t’i miratonte në Kuvend.
Edhe pse ai komision punoi me shumë profesionalizëm dhe përfshiu në draft-ligj edhe rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, Partia Demokratike as që u interesua ndonjëherë për atë produkt ligjor. Fillimisht braktisi për 6 muaj Kuvendin. Pasi u rikthye as që e kishte në plan të merrej me të. Dhe në fund, dogji mandatet si për të thënë se s’më intereson fare baza ligjore. Për PD-në dhe udhëheqësinë e saj ka rëndësi vetëm ana politike. Që do të thotë: Të ikë Rama si kryeministër dhe të bëhet një qeveri e përbashkët pozitë-opozitë. Për këtë janë të gatshëm të pranojnë si kryeministër edhe thyesin e kafkave të demokratëve, Kaçin e Zi!!!
Kjo mania e Lulzim Bashës për të mos mundur drejtpërdrejt në zgjedhje kryeministrin Rama, por “kryeministrin” Kaç, bile vetë qeverinë ku ai do jetë pjesë, tregon më së miri pafuqinë e tij dhe partisë që përfaqëson se sa të dëshpëruar politikisht dhe të mjerë intelektualisht janë ata përballë Edi Ramës.
Në kushtet kur Partia Demokratike thyen çdo etapë dhe pret deri sa të afrojnë zgjedhjet e pastaj hynë në lojë shtyrja e zgjedhjeve, po kthehet në një normalitet në çdo palë zgjedhje. Po mirë, ja ramë dakord ta shkelim Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor që zgjedhjet të shtyhen në tetor 2019. Vetëm se unë kam një paqartësi, të cilën duhet ta sqarojnë konstitucionalistët. Kur zgjedhjet nuk kanë problem ligjor të shyhen me 5 muaj, deri në tetor 2019, çfarë problemi ka që ato të shtyhen me 4 vjet, deri në qershor 2023?!
Absurdi kalon çdo limit kur deklarojnë se nuk mund të ketë zgjedhje me opozitën… e vetëpërjashtuar. Nuk ka asnjë përcaktim ligjor që opozita ka emrin Partia Demokratike. Opozita, por edhe mazhoranca, dalin vetëm nga proceset zgjedhore. Ato i cakton vota e popullit. Nëse unë do bija dakord me këtë përcaktim moral, që nuk ka zgjedhje pa opozitën, domethënë PD-në, sërish do ngrija një pyetje për konstitucionalistët. Si duhet të veprojë Partia Socialiste, por edhe Edi Rama, nëse opozitës, domethënë PD-së, i teket që të mos marrë pjesë në zgjedhje për 4, 8, 12… vitet në vazhdim?!
Ky flamuri i njësimit të opozitës me emrin e PD-së është kaq qesharak dhe bëhet më shumë i tillë teksa dëgjon një takëm analistësh, nga ata të sojit që deklarojnë se kjo klasë politikë e ka ezauruar mision e saj dhe duhet të dalin elementë të rinj politikë për t’i zëvendësuar. Janë po këta, që bëjnë prapa kthehu dhe e duan doemos PD-në në skenën politike shqiptare. Nuk është se kam njohuri të thella nga skena politike botërore, ama, di të them se Italia s’e pati fare problem që të nxirrte nga skena politike parti qeverisëse me traditë 50 vjeçare siç ishin socialistët e Kraksit dhe kristian-demokratët e Andreotit. Po kështu në Greqi, Francë e gjetkë.
Nuk është asnjë tragjedi kombëtare dhe as nuk duhet përjetuar si e tillë dalja nga skena politike e PD-së. Kjo parti, e cila për 29 vjet u edukua vetëm në shkollën parapolitike të Sali Berishës, ka modelin më të keq të të bërit politikë. Të dhunshëm e të paskrupuj, ata nuk kanë vepruar asnjëherë me arsye, por vetëm me instinkt. Qysh në fillimet e saj, ajo parti nuk diti të zgjedhë demokratikisht as brenda vetëvetes, ku bërrylat dhe dhuna për të nënshtruar tjetrin që kishte ambicie, treguan më së miri se çfarë mentaliteti ka në atë parti për votën dhe konkurrimin e lirë. Vitet pasuese e kthyen në normë këtë gjë edhe në aspektin shtetëror, prandaj kjo shkollë e shëmtuar thjesht duhet trajtuar si ato universitetet kioska, që po ajo vetë hapi, që në vend të dijes, shisnin diploma pa vlerë.
Si konkluzion, duhet thënë se nuk ka asnjë kuptim që opozitën ta identifikojmë me emrin Partia Demokratike. Ashtu sikurse nuk mund t’i shtyjmë zgjedhjet vetëm se në to nuk merr pjesë Partia Demokratike. Ajo i ka dhënë shembujt se po krijon traditën e të çuarit të situatave deri në ekstrem për të prishur më pas normalitetin ligjor dhe “fitoret” i kërkon vetëm nga pikëpamja morale, për t’i ulur hundën kundërshtarit, dhe jo ligjore, duke u bërë pjesë e hartimit të ligjeve dhe futjes në zgjedhje për ta mundur kundërshtarin tek kutia e votimit. Ndaj, ka ardhur koha, bile është tejkaluar, që kësaj partie tekanjoze t’i jepet një mësim i mirë. Thjesht, të mos i lutesh më!
(TemA)
Pse mesim vetem per Partine Demokratike .Pse nuk ka nevoje per mesim PPSH me ne krye xhaxhi E?!
Deep Coban, ne rradhe te pare per mesim ke nevoje ti, nje jashteqitje e Shqiperise, qe mban ere dhie me mijra km larg! Mesimi per ty dhe takemin tend te neveritshem do jete me i thelle dhe me i gjate se tyneli i Kalimashit…
Sa me shpejt te kuptohet qe ne Shqiperi duhet te forcohet opozita e VERTETE, aq me mire per atdheun tone! Keto te ashtuquajtura “opozita” jane thjesht banda kriminale qe synojne marrjen e pushtetit nga banda tjeter, per interesa te njohura grabitjeje dhe pasurimi personal!
Duhet te forcohet OPOZITA E VERTETE, Partia Komuniste Shqiptare! Nese ne skenen politike shqiptare do forcohet Partia komuniste, atehere do kuptojme cdo te thote opozite e pushtetit dhe e sistemit. Te gjitha te tjerat jane rrena, sepse nuk kane qellim aspak ndryshimin e realitetit ekonomiko-shoqeror, por vetem ndryshimin e karrigeve per te grabitur kush e kush me shume.
E vetmja parti qe jep nje alternative krejt te ndryshme te sistemit eshte ajo komuniste, te gjitha te tjerat jane maskarada politike qe vlojne ne te njejtin kazan, ne kazanin e kapitalit, ku cdo gje eshte e lidhur me parane dhe ku cdo gje e vendos kush ka parane. Lerini paragjykimet dhe panjohurite qe keni per levizjen komuniste, kuptoni me ne fund se gjithe kjo propagande eshte bere dhe behet pikerisht per kete arsye, qe te mos kete alternative te vertete te ndryshimit te realiteteve njerezore, por te mbetemi ne llumin e kapitalit. Eshte kerkese e kohes, eshte interes i njerezimit dhe i vete shqiptareve qe te lartesohet opozita komuniste, e vetmja qe mund te sjelle ndryshimin. Votoni Partine Komuniste Shqiptare, shpresa e vetme per ndryshim!!!
Shpresoj ta kesh me shaka.
Por ti e di vete. Te pakten nga ana e mendimit jemi ne demokraci, the je i lire te mendosh si te duash.
Se sa mbeshtetje do kesh, kete e tregon vetem vota. Por nje gje e di. I pari qe do bashkohet me Partine tende Komuniste, eshte ai qe i beri varrin PD-se, komunisti i devotshem, Doktor Mortja, vete Sali Katunari.
Komunist me te flakte nuk ka pare Shqiperia. I shkelqenin syte si i çmendur kur shihte Enver Hoxhen.
Ndersa besoj se ti nuk e ke fare me shaka, ky eshte problemi! Me vjen keq, por trucektit si puna jote jane problemi real i shoqerise shqiptare. Ju ende nuk keni kuptuar gjerat fillestare, kjo eshte fatkeqesia …
Lul Bytha do ta haje alla-hollandezçe si e ka qejf….
Xhaxhi Enveri ëste vet[m në mëmdjen tënde i dashur Dep state
Enveri eshte HERO KOMBETAR o bebush ?
@Fucking Deep State,
Mesimet po i marrim nga ju shpellaret shqipfoles me ushta, gurre dhe flakadane dhe te kacavjerrurit neper peme qe na kujton eposin e gurit te palatuar perfaqsues te denje te se cilit jane talebanet e PEDEs dhe ti motherfucker.
Si me duket se te vjen era jevgogreke o dac i ANADOLLOT..
ESHTE SHUME E QARTE DHE TAMAM ASHTU SIC DUHET, TI VUHEN PIKAT MBI I, PUSHTETI FITOHET TE KUTIA E VOTIMIT, DHE MBI BAZA LIGJORE, CDO GJE TJETER JASHTE KETIJ SISTEMI DO QUHET DHUNE DHE DO DENOHET,
Kush tja japi?!!!!
Te vdekurit,shpellaret antishqoptrapo drejtesia e shtrembet,apo shteti edi rames qe tall bythen krimineli saliberishovic.
KY KLYSH KURVE QE JA KAN SHKERDHYER SERBET KA DHE SURRAT TE NDEROJ TE RENET PER LIRI ,PALE QE MEZI QENDRON NE KEMBE PLERA RRAC MUTI
Sovrani eshte qytetaria dhe Ai- Sovrani, me kushtetute ka caktuar prerazi mbas sa ditesh duhet ti kthehet mandati nga e zgjedhuri i radhes, po me kushtetute i ka lene tolerance vetem 10 dite Presidentit per te fiksuar daten e perzgjedhjes se pushtetmbajtesit pasardhes.
Kjo date fikse nuk eshte kapricio dhe nuk ka tagrin kerkush ta levizi. Ndryshe lihet shteg per abuzime me pushtetin, me korrupsionin, me kompromentimin reciprok etj.
Presidenti nuk eshte ndertuesi dhe as zoteruesi i Kushtetutes qe te mund te shtyje daten por garanti, qe Ajo te zbatohet pike per pike siç eshte shkruar. Te zgjedhurve lokale nuk jua ka dhene pushtetin as PD dhe as PS e per rrjedhoje nuk kane asnje te drejte te shtyjne diteqendrimin ne institucione qe nuk i kane me ata, pertej dites se mbarimit te mandatit.
Ky shteg duhet mbyllur nje here e pergjithmone qe te mos krijohet nje precedent i rrezikshem.
DUHEJ TE ISHTE PER KRYEMINISTER NJE VASIL LACI I DYTE ,DHE JO NJE BURRE QE VISHET ME FUSTAN .KEMI NJE KRYEMINISTER PA BOLE,OSE BASHKEPUNON ME TA SICE E KA THENE SHUME HERE EDHE AVOKATI TAKU.MENDOJNE SE DO TE RRINE GJITHMONE HIPUR NE KALE ,PORE KANE ME RENE NGA GOMARI. KOHA PO AFRON.
Bravo
Hallall, thjeshtë, saktë, bukur! E ke qëndisur shkrimin, bravo të qoftë. Bie erë arsyetim, logjikë, racionalitet.
Si nuk shtohen këta lloj njerzish për të cilët ka kaq shumë nevojë ky vend i mbushur me Zhejra, Rakipra e Lubonjra e shumë të tjerë, që ia kanë shitur shpirtin shejtanit. Na duhen njerëz të tillë që mendojnë, që trurin nuk e kanë për të ndarë sytë dhe që nuk e lënë në shtëpi kur dalin.
MOS BEJ PRAPA RAMA .EDHE ENVERIT NUK I TREMBEJ SYRI FARE NGA KETA LAROT DEMOKRATE.FUTU I VETEM E PA FRIKE FARE NE ZGJEDHJE.BUDALLA NUK ISHTE ENVERI QE JA COI KUFIRIN TEK THANA.DEGJO MUA I KE TE FITUARA
Bëra një koment këtu, por nuk po e shfaqni. Nuk di, por unë nuk fyej askënd, ndaj habitem pse nuk e botoni.