Përse mbulohen skandalet me sigurinë e produkteve të qumështit?

23 Maj 2019, 11:48Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

AKU ka bërë së fundmi një nga zbulimet më skandaloze të mashtrimit me sigurinë ushqimore. Nga fabrika e përpunimit të qumështit “REND&BLEND&CO” në Divjakë, është verifikuar se për tre muaj, Shkurt-Prill, janë blerë 3.1 ton qumësht pluhur ukrainas dhe 31.2 ton vaj palme.

Sipas AKU-së “me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike, ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 233 kg qumësht pluhur, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet”.

Po ashtu, ”subjekti justifikon përdorimin vetëm të sasisë prej 6,660 kg vaj palme, ka gjendje në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme”.
Për këtë arsye, ky subjekt u gjobit me 500.000 lekë.

Mashtrimi më i madh që bëhet sot në industrinë e përpunimit të qumështit është pikërisht ky. Biznese jo të ndershme nuk përdorin 100% qumësht natyral, por e përzjejnë atë me qumësht pluhur. Qumështit natyral ia marrin të tërë yndyrën shtazore dhe e zëvendësojnë atë me vaj palme(yndyrë bimore), për të realizuar procesin teknologjik të prodhimit të djathit dhe kosit.

Nuk dua të përhap aspak panik ndër konsumatorët. As qumështi pluhur e as vaji i palës nuk janë të rrezikshëm, por padyshim nuk janë të ushqyeshëm si qumështi natyral. Këtu jemi para një mashtrimi, pasi në asnjë produkt që ne blejme nuk shënohet në etiketë që “djathi ka në përbërje vaj palme e qumësht pluhur”. Pra ne blejmë djathë me vaj palme, për djathë lope apo djathë dhie.

Por çfarë ndodhi me këtë subjektin që zbuloi AKU?

Së pari, lajmi ia dha vetëm agjencisë shtetërore të lajmeve ATSH, pa asnje peshe ne informimin publik. Njoftimi nuk u bë publik dhe nuk është ende në faqen e AKU-së. Ndryshe nga sa ndodh me veprime të tjera, kur AKU zbulon qoftë dhe një pako me çokolla të skaduara.

Në kushtet kur sot po ndryshohet Kodi Penal për të dënuar me burg ata që mashtrojnë me sigurinë ushqimore, AKU e dënon këtë biznes me vetëm 500 mijë lekë gjobë.

Dhe nuk e referon çështjen në prokurori, për ndjekje penale, për mashtrimin. E referon vetëm në organet tatimore, pasi më shumë duket e shqetësuar për evazionin fiskal sesa për mashtrimin me cilësinë e produktit ushqimor.

Madje edhe në justifikimin e gjobës, kompania gjobitet vetëm 100 mijë Lekë për mos deklarimin e përbërësve të produktit në etiketë.

As pezullim aktiviteti, as bllokim të lëndëve të para të gjetura në fabrikë. Sot, kur çështja e sigurisë ushqimore po zjen, kur besimi i konsumatorit vendas është zero dhe besimi i tregut të huaj është minus, asaj fabrike duhej ti ishte vënë kyçi, dhe AKU duhej të ftonte mediat në atë fabrikë, për të demonstruar vullnetin e fortë për të ndërhyrë dhe ndryshuar këtë realitet.

Dhe e fundit, përse AKU nuk ndjek gjurmët se ku shkojnë tonelatat e vajit të palmës dhe qumështit pluhur që importohen dhe që sot furnizojnë pjesën më të madhe të industrisë së bulmetit që ushqen shqiptarët?

Vetëm vjet, në 10 muaj, kanë hyrë në Shqipëri mbi 700 ton qumësht pluhur. Ku ka shkuar? Besoj jo për të lyer shkollat.

Unë ju ftoj ta shpërndani këtë artikull, jo thjeshtë si denoncim ndaj një subjekti privat që na mashtron, por më shumë si denoncim ndaj institucioneve që vetëm sa i “gudullisin” mashtruesit kur i zbulojnë.

7 komente në “Përse mbulohen skandalet me sigurinë e produkteve të qumështit?”

  1. Lere fare says:

    O z. Mentor, duhet te kesh pak me shume info qe te shkruash.
    Subjekti ka patur licence per produkte te perpunuara
    Por ai ka shitur thjesht pa tvsh sepse keshtu e do tregu informal Shqiptar, dhe kesisoj ai nuk justifikon dot furnizimin qe ka bere ne menyre te ndershme dhe me fatura.
    Qumeshti pluhur eshte qumesht z. KIKIA, dhe ta rekomandoj per femijet e tu, se ka me pak mikrobe se qumeshti katundarit.
    Thellohu, thellohu pak Kikia, ose pyet teknolog perkates pastaj te besh shkrim..
    O.O
    teknolog.

  2. Flutura says:

    Vaji i palmes mund te mos jete i shendetshem, por produkti dek me kosto te ulet
    Problemi qendron tek mashtrimi. Produkti shitet si qumesht, pra shtrenjte, kur ne fakt duhet te deklarohet per ate c’ka eshte dhe te kete cmimin qe meriton.
    Kush ka mundesi e blen shtrenje, dhe ai qe eshte i varfer e blen lire. Kjo eshte jeta. Kush punon me shume ushqehet me mire, kush punon me pak ushqehet keq.

  3. Protesta says:

    Eshte vete shteti kriminasl dhe i korruptuar i Rames,qe mbulon keta hajdute e kriminele qe jo vetem mashtreojne popullin,por edhe demtojne shendetin e tyre,por edhe i vjedhin atyre!
    Fakti qe ju dha gjobe vetem 500 mije leke,ne vend qe te sekuestrohej i gjithe aktiviteti dhe pronaret te arrestoheshin ne flagrace,verteton se shteti eshte bere pale me keta kriminele!

  4. Landi says:

    More,a jeni ne vehte se cfare mbroni?Nje aktivitet kriminal.Po si mund te jete ashtu,sic thoni ju komentuesit e mesiperm?Po nqs jane kaq te paster dhe pa probleme,perse nuk deklarojne ate qe eshte ne te vertete?Ku jane certifikatat e cilesise dhe kontrollet perkatese?Dhe aq me teper prodhimet e ardhura nga ish-republikat e B.S.,te cilat mbartin probleme nga Cernobili?A i shihni deformimet e sjelljes njerezore,llojet e semundjeve,etj.te cilat jane rrjedhoje e perdorimit te ketyre produkteve te importuara pa kontroll?E keqja nuk jane keto kriminele qe sjellin te tilla produkte,por ne,qe nuk ngreme zerin dhe njerez te tille qe u bejne “fresk” ketij fenomeni kriminal,ne mos kane vete interesa.Por fajtoret me te medhenj jane institucionet perkatese te kontrollit,te cilat,i dine mire nga vijne,kush i tregton,ku magazinohen,pa diskutim.

  5. Lere fare says:

    Kikia, bej te lutem edhe nje artikull per karburantet.
    Tematiken po ta jap une falas:
    – Sa permbajtje plumbi jashte normave ka realisht karburantet
    – Sa na mashtrojne me sasine dhe cilesine
    – Sa eshte efekti ndotjes ambjentit nga ky mashtrim, dhe sa eshte ky efekt ne shendetin tone
    Kaq te mjafton per nje artikull.
    Vetem artikullin beje me emer te subjektit, dhe me foto shoqeruese publike.
    Filloje me shitesit e medhenj si Kastrati.
    Keshille:
    Tregu karburanteve nuk eshte si baxho djathi
    Karburanti eshte monopolizuar dhe ka oligarke, keshtu qe ruaji mire topet e tua pasi te botosh artikullin.
    Po pres me kersheri artikullin tend!

  6. Sara says:

    Biznesi i vajit te palmes dhe qumeshtit pluhur duhet te kete mbrojtje te forte nga politikanet e te dyja kraheve te politikes .Mjere populli se çfare politikanesh voton.Sorrollatemi dyqaneve se nuk dime çfare te blejme per te ngrene .Zoti marrte hake tek keta tregetare dhe politikane qe as ndergjegjen e kafshes nuk e kane .

  7. lisi says:

    Ti idioti LERE FARE ha mut plot.Po si mor mut thua se qumeshti pluhur eshte i mire per perdorim masiv..Duket se qenke ti ai qelbaniku i kesaj ndermarje mashtruese.Pije qumeshtinpluhur ti vete dhe jepua edhe femijeve e pastaj do ta njohesh nenen e Selimit.INJORANT E MASHTRUES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje