Nga Astrit Patozi
Krenarë për atë që kemi bërë në kaq pak ditë dhe mirënjohës për gjithkënd që mbështeti dhe besoi tek Bindja Demokratike. Sot jemi realisht shumë më tepër dhe shumë më të fortë se në ditën e parë.
Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e Bindjes Demokratike.
Shikojeni vetë si janë shpërfytyruar, sa kanë nisur me tërbim një fushatë të egër kundër nesh, që të kujton gjuetinë e nazistëve ndaj ebrenjve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t’i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.
Është e pashmbullt kjo që po ndodh, por ajo konfirmon gjithashtu se ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.
E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar.
Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë.
Sepse koha e tyre po skadon me shpejtësi. Është koha e BINDJES DEMOKRATIKE.
Uroj qe ta sfidoni kete egersi, me se paku njrezora, e cila po mundohet t’ia ze frymen alternatives e pse jo edhe demokracise.
Ore mire qe ua paska kapur per fyti opozita kandidatet sic te ka kapur ty Rama per brekesh, po firmat kandidateve te tu, opozita ja falsifikoi ? Jeni te gatshem te falsifikoni e te beni cdo gje per t’i sherbyer Rames sic duhet se vetem ajo vlere u ka mbetur.
Eshte turp qe te tjere qe Luli i perzuri nga drejtimi i PD nuk i bashkohen Patozit.
Eshte e vertetuar katerciperisht ne kete periudhe shkerdhatokracie, gjoja demokraci, se te gjitha partickat e krijuara kane qene filiale te sponsorizuara dhe mbeshtetura nga mafia politike, e cila nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje asnje levizje te sinqerte qytetare, sikurse ajo e studenteve, qe eshte kunder ketij sistemi. Aq me teper kur nje nga ushtaret me besnike te Berishes, del ne krye te kesaj pseudopartie, me flamurin e shkyer te mashtrimit dhe hipokrizise.
Inisiativa e Z.Patozi duhet vleresuar.Demokratet e vertete duhet te besojne ne kete Sfide te Re.U qofte Rruga e Mbare!!!.