Nga Afrim Krasniqi
Zyrtarisht Shqipëria shkon në zgjedhje më 30 qershor 2019. Zyrtarisht Shqipëria ka pasur referendum më 23 dhjetor 2013. Të dyja datat janë dekretuar nga presidenti. Ende nuk e dimë nëse dekreti i 30 qershorit do respektohet, por të gjithë e dimë se me 23 dhjetor 2013 nuk pati as votim, as protestë, as reagim dhe as ndjesë publike, – një tregues se sjellja formale nuk ka pasur vlerë dhe me siguri nuk merr vlerë as në rastin aktual.
Loja e deklaratave aktuale i ngjason ballos me maska, ku secili aktor fsheh fytyrën, por të gjithë e njohin njëri tjetrin. Janë të njëjtë në krizë, në sjellje, në mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie, në mungesë sensi dhe integriteti, – të fuqishëm të krijojnë kriza në gotë uji dhe të pafuqishëm të gjejnë një zgjidhje nga 1000 zgjidhjet e mundshme në dispozicion.
Në këto rrethana ia vlen të shihen të paktën 10 fakte nga kriza e fundit, disa prej të cilave nuk fliten në publik por janë dominuese në korridoret e politikës, dhe ndonjë prej të cilave mund të shërbejë për të shikuar pas krizës, në zgjidhjen afatshkurtër dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.
1.Zgjedhjet kanë vlerë kur janë konkurruese, demokratike, pluraliste dhe të drejta. Dekreti i datës 30 qershor 2019 rrezikon të zëvendësojnë “zgjedhjet” me “votime”, – praktikë që shqiptarët e kanë njohur në gjysmën e shekullit të kaluar dhe në ndonjë rast edhe në tranzicion. Në më shumë se 50% të zonave ku votohet do të ketë vetëm një kandidat zyrtar, në pjesën tjetër dy ose më shumë kandidatë por vetëm një kandidat potencial për të fituar. Si të tilla nuk do të ketë nevojë as për fushatë, as për programe, as për debate, as për mitingje, as për pankarta, as për sondazhe, as për exit poll dhe as për trafik votash. Fituesit dihen, humbës nuk ka.
2.Kushtetuta dhe ligji shqiptar nuk kanë prag ligjor pjesëmarrjeje në zgjedhje. Mjaftojnë të marrin pjesë vetëm anëtarët e një partie dhe zgjedhjet bëhen legjitime. Qeveria nuk ka nevojë për pjesëmarrje masive dhe opozita gjithashtu nuk ka nevojë për fushatë kundër. PS mobilizon pushtetin dhe aq i mjaftojnë, PD dhe opozita konsiderojnë mbështetës ata që nuk marrin pjesë, që mund të jenë mbështetës të saj ose kritikë ndaj të gjitha partive.
3.Zgjedhjet shqiptare marrin periodikisht 5-7 milionë euro, një kosto e lartë që vlen kur zgjedhjet ofrojnë zgjidhje dhe përmbushin pritshmëritë demokratike. Kur zgjedhjet e humbasin vlerën dhe efektin e tyre, përse duhet që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë parti që refuzojnë konkurrencën ose që refuzojnë të drejtën e votës? Përse ne vijojmë të jemi ndër shtetet e vetme në Europë që i kemi dhënë partive politike selitë më të mëdha, qendrat e qyteteve, pushtet absolut dhe financim pa kontroll e transparencë nga taksat tona? Kriza aktuale është “ra ky mort e pamë”, – një rast për të kuptuar, reflektuar e ndryshuar shumëçka, sidomos raportin tonë si shoqëri me demokracinë funksionale dhe përfaqësuese.
4.Mazhoranca ka interes të shkohet më 30 qershor në votime jo për shkak të nevojës së saj për të fituar 100% të bashkive dhe këshillave bashkiakë, qarqeve dhe këshillave të qarqeve, – por nga nevoja e saj për të fituar nga agresiviteti i opozitës, nga incidentet e mundshme dhe nga klima kritike ndërkombëtare ndaj saj. Pra, PS e kërkon 30 qershorin jo për “bashkinë që duam” dhe as “ne bëjmë shtet”, por për të përfituar nga gabimet e opozitës dhe për ta akuzuar më pas atë si partia/partitë e para që prish zgjedhjet/ditën e votimit. Pasi të ndodh kjo, shoqëruar edhe me deklarata ndërkombëtare kritike, PS nuk e ka problem që në vjeshtë të nisë bisedimet për zgjedhje të reja parlamentare në mars 2020.
5.Opozita ka interes të vijojë konfliktin politik për të maksimalizuar mbështetësit e saj dhe aksionin e tyre politik. Ajo e shikon 30 qershorin si datën e vetme në historinë e Europës dhe demokracisë moderne, kur një parti konkurron e vetme, administron e vetme, fiton e vetme. Opozita llogarit se kostoja negative në histori për PS do të jetë shumë më e lartë sesa përfitimi dhe se pa opozitë, procesi do të ketë shkelje të panumërta teknike, ligjore dhe administrative. Të gjitha bashkë do ti japin kryetarit të PS imazhin e njeriut të vetëm në kontinent që bën zgjedhje pa rivalë, madje edhe pa rivalë formalë, – një praktikë që shqiptarëve u kujton të kaluarën e Frontit Demokratik.
6.Mazhoranca llogarit se duke fituar 61 bashkitë (ose me ndonjë lëshim për ndonjë bashki për parti aleate informale) të fitojë disa zona që nuk i ka fituar kurrë, – ku në krye është Shkodra dhe vijohet deri në Kamëz. Pasi ti fitojë të gjitha ajo llogarit të ulet në bisedime, – duke i marrë opozitës bastionet dhe me to, edhe burimet njerëzore e financiare mbështetëse, si dhe duke kalkuluar se në zgjedhje të parakohshme me ose pa Ramën kryeministër baza elektorale e saj bëhet më e fortë dhe më e shtrirë gjeografikisht e politikisht.
7.Opozita llogarit se kalimi 100% i pushteteve politike në një dorë do të kthehet në bumerang politik, siç ka ndodhur më 1991, 1996, 2001, 2013, etj. Për të beteja kryesore është ajo parlamentare dhe në funksion të saj, ajo llogarit se zgjedhjet lokale mund ti provokojë në çdo kohë sidomos në bashki ku mbështetësit e saj janë më të shumtë në numër sesa mbështetësit e qeverisë dhe ku pjesëmarrja në zgjedhjet lokale do të jetë nën 30%.
8.Faktori ndërkombëtar i ka qëndruar tundimit për tu përfshirë në krizën politike. Argumenti i tyre kryesor është ende dominues: nuk duam të përfshihemi për sa kohë ndërmjetësimi ndërkombëtar mund të përdoret si alibi dhe mjet nga liderit politikë shqiptarë për të bërë një marrëveshje të re të personalizuar, në të cilën ndërkombëtarët nuk kanë as zë dhe as rol. Ata nuk duan të përdoren dhe kujtimet e vitit 2017 i kanë ende të freskëta.
Mekanizmi i presionit nga jashtë, përmes apeleve politike, letrave të EPP&PES apo deri tek lista e supozuar e zezë, – është ende km larg thelbit të problemit dhe nuk kanë dhënë dhe as nuk jep efekt për sa kohë edhe ndërkombëtarët, përfshirë SHBA e BE zgjidhjen e krizës shqiptare e kërkojnë tek autorët përgjegjës të saj, 2-3 liderit kryesorë politikë. Lajmi se ndonjë politikan dytësor, të cilin me siguri askush nuk e merr seriozisht në ato që thotë e që bën, është ndëshkuar me anulimin e vizës për SHBA, është po aq jo efektiv sa lajmi se pro perëndimorë tashmë cilësohen deputetët që janë në parlament, përfshirë disa anonimë pa identitet apo të parin politikan shqiptar që është shpallur zyrtarisht e publikisht non grada nga pala amerikane.
9.Shqipëria dhe BE? Reforma në drejtësi? SPAK? Ka pasur dhe ka 100 arsye për të kuptuar se elitat tona politike kanë qenë, janë e do jenë të pa-interesuar realisht as për procesin integrues (që sjell monitorim shumëplanësh për vetë ata), as për reformën në drejtësi (që minimizon kontrollin politik të tyre) dhe as për SPAK (që duhet të merret me vetë elitat e korruptuara). Nga kriza ndëshkohen qytetarët, shteti e shoqëria, – jo politikanët. Ata amnistojnë konsensualisht njëri tjetrin, riciklojnë njeri tjetrin, asistojnë njeri tjetrin dhe pasurojnë njëri tjetrin. Cili u largua nga politika për shkak të kostove të krizave 1991, 1997, 1998, 2004, 2008, 2010, 2011, 2014, 2017? Asnjë. Ky bilanc flet shumë dhe peshon shumë, edhe aktuale, e cila nuk është as e para dhe as e fundit në listën e krizave që ata kanë shkaktuar ose vijojnë të shkaktojnë.
10.Zgjidhja? Ka të paktën dy opsione afatshkurtra dhe afatgjata. Opsioni afatshkurtër është rikthimi i SHBA dhe Brukselit në Tiranë sipas praktikës së marrëveshjes politike në Maqedoni më 2015, me një draft të iniciuar nga jashtë dhe me një penalizim real të politikanëve përgjegjës djathtas e majtas. Kjo mund të shoqërohet me presionin pozitiv për ngritjen e SPAK brenda qershorit, jashtë konsensusit të hapur apo të fshehur të dy partive të mëdha, dhe rihapjen e të gjitha dosjeve penale që ndodhen në Prokurori kundër aktorëve kryesorë politikë, përgjegjës për krizat periodike politike dhe pengmarrjen e demokracisë në Shqipëri, ashtu edhe për aktorët protagonistë të dosjeve të trafikut të votës qofshin ata ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë, kryetarë bashkie e ish kryetarë bashkie.
Në aspektin afatgjatë, faktori ndërkombëtar, i cili harxhon miliona euro të taksapaguesve të vet për të promovuar projekte dhe nisma që shpesh shërbejnë si fasada të pushteteve të radhës në Shqipëri, – duhet të investohet konkretisht dhe realisht në reformimin tërësor të legjislacionit mbi partitë politike, mbi financimet elektorale, mbi Kodin Zgjedhor dhe mbi raportet e partive me shtetin në Shqipëri. Shqipëria sot ka mbi 140 vula kryetarësh, ka dhjetëra seli partish, por nuk ka ende asnjë parti politike realisht demokratike, ku votohet, mendohet, debatohet, diskutohet, respektohet mendimi ndryshe dhe ku arsyeja politike është më e madhe sesa interesi i drejtuesit. Nëse faktorët ndërkombëtarë direkt apo indirekt mbështesin nisma serioze që reformojnë e ndryshojnë sistemin, jo emrin e atij që kontrollon sistemin, – atëherë zgjidhja bëhet më e shpejtë, dhe minimalisht parandalohen kriza të njëjta në të ardhmen.
Një reformim tërësor i sistemit përfaqësues do të krijonte mundësitë që komunitetet qytetare të kishin kandidatët e vet në zgjedhjet lokale, që sistemi partiak të kishte prurje të reja, që të marrë fund sistemi i kontrollit një ose dy partiak i administrimit zgjedhor, që Shqipëria të mos kishte liderë të fortë por institucione të forta, që partitë të japin llogari për miliardat e fushatës ashtu siç japin qytetarët për qindarkat e shpenzimeve të tyre, që pakënaqësitë qytetare të ktheheshin në nisma ligjore dhe vullnet për ndryshim, që politikanët të jepnin llogari çdo 2-4 vjet dhe që partitë të kthehen në institucione përfaqësuese dhe demokratike siç përcaktohet dhe kërkohet nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Ec e mer lulushe palluqen me karakurven kryemadhi e coi ti ne zgjedhje, se jeni mesuar vetem jepni mend ne shkrime dilu hapur dhe thuaj ketyre lapanjozeve, duan apo nuk duan kto byth qira votimet do bohen me 30 qershor se do 70 % e popullit.
Loni, une i mbajta shenim pikat e Afrim Krasniqit, por nuk e di se ku e merr rrogen ky dhe nje dite e pashe ne krahe te Lulezimit, nuk mbaj mend ne qoftese ishte ne proteste a ndonje mbledhje. Pa i kthyer pergjigje si anonim qe na bene keta, sot pashe ne shkrimet e Meros edhe nje miss tropojane qe paska bere hatane ne skene; mos eshte dhe ky Krasniqi tropojan? Dhe e fundit eshte se ai Enver Hoxha na paska bere hatane qe te na kish vene ne krye te Shqiperise tropojane qe ne ate kohe qe mos te katandiseshim keshtu sot, por na çoi vetem bluzat e bardha dhe perfaqesuesit e larte te rinise, dmth ata qe helmojne njerez dhe ata qe helmojne rinine. Perjashtoj popullin e tropojes qe une kam konsiderata e respekt per ta, por nuk thote kot populli e ka nga jeta mijra vjeçare: nga trendafili del ferra dhe nga ferra del trendafili. Tani ky Afrim Krasniqi eshte trendafil, eshte ferre apo eshte nga ata tropojane qe kane pushtuar vendin?! Apo mos eshte si dosja 978!
me e mira u befte per ate vend dhe ate popull
Permes evolucionit do rregulloen gjerat. Duhet durim dhe mirekuptim.?
Shko re pirdhu analist leshi,pse me zor duhet te kete kandidate per zgjedje,ata nuk po i ndalon njeri te kandidojne.
Bravo zoti Krasniqi! Si gjithnjë ; i saktë, argumentues dhe me zgjidhje objektive në shërbim të një demokracie reale.
Ke qene dhe ngelesh biba e Sales. Qe kur te beri kryetar te forumit rinor e deri sa perfundove keshilltar ne presidence qe te vazhdoje te haje supen e PDse. Nqs te duket vetja si njeri me vizion mos u shterngo kaq shume te vendosesh shenjen e barazimit midis PSse dhe PDse por gjej vleren e panjohur ne PD dhe shpjegoi vetes dhe PDistave qe te lexojne se pse PDja arriti ne kete pike dhe pse nuk sjell dote me vlera per demokracine shqiptare. Mqs flet per “votime”, a ka bere ndonjehere ete PDja zgjedhje brenda saj apo eshte mare me “votime” si dikur ne kohen e Laverit? Ti konia e Sales qe i lepive bythen pa kriter e iman, kush te ka thene se demokracia vertitet rreth injorances qe te karakterizon apo thjesht e njxerr si konkluzion mqs ke kuptuar qe ne demokraci ka vend edhe per injorancen. Nuk ke faj se te llastoi PDja aq mire sa edhe Lenka Cukos i ka vajt xhelozia ku nuk mban me.
Vleresoj argumentet dhe objeksionet e trajtuara ne Piken 3 dhe paragrafi i pare i Pikes 10 !! Uroj te ndodhe cka sugjerohet ne te ! Besoj se do te “nderhyet”…Lymi Tutit
O z. Krasniqi , si e thoni edhe ju qe jeni njeri i ditur qe te qehet opozit vetem keto parti qe braktisin parlamentin dhe nuk futen ne zgjedhje si mund ti marresh me zor kur me vullnet dhe me synime qe mendojne ato nuk shkojne . E dyta eshte qe opozitat dalin nga zgjedhjet , kush shkon ne zgjedhje dhe fiton pak eshte opozit kush fiton shume eshte pozit , pra ka koalicjon partish qe mbeten ne opozit ka kualicjon partishe qe behen bashke dhe qeverisin si ne baze edhe ne qender . Ku e din ti se keto parti qe hyne ne zgjedhje sa mund te fitojne , edhe L.S.I ja ne fillim fitoj pak pastaj u fuqizu dhe fitoj me shume deputet gadi kaloj P.D ne pamvarsisht se tash u shkermoq se dihej qe kete fund do kishte se atyre u behej propoganda hajde me L .S . I ne se behesh i pasur se u mesuan qe te jene gjithmone andej ka shkon pushteti shkonte edhe ajo dhe pa pushtet nuk rronte dot dhe kete e vertetoj fakti . Pastaj qe ti e din qe ne kete sistem qe jemi qe gjoja quhet demokratik ne pushtet vjen vetem me zgjedhje te lira pra me vota se boll plasme duke kritikuar zgjedhjet ne kohen e Enverit qe paracaktoheshin dhe votimet u beshin formale dhe te detyruara se nuk kishte alternativa tjera .
Pse ne anailen tende nuk shton faktorin “precedent” , e cila i jep pergjigje te veteme te gjithe asaj qe ke shkruar. A mundet qe te vendosin nderkombetaret mbeshtetje per forca qe nuk misherojne dhe nuk mbajne pergjegjesi perpara votuesve te tyre. Ne te gjitha analizat me mendje te kthjellet faktori i hapjes se precedentit predonimon dhe eshte kryesor. Cdo gje jashte kesaj eshte nul. A mundet qe neser opozita e re je vetem tek ne por ne cdo vend mund te perdori te njejten taktik? A ka turp me te madh per cfare ka bere kjo opozite demokracise sado e brishte te jet ajo?
Le te presinin SPAK-un dhe pastaj te shikonim cfare vednimesh do te merreshin. Mos haro qe dy personat qe SH.B.A. u ka hequr vizat ishin ne vitin 2016 te paret ne vijen e zjarrit per mosmiratimin e reformes ne drejtesi. Te shikojme kush kane qene te dytet. Besoj koha do ta vertetoj shpejt.
Prandaj z. Analist me objektiv.
KETU NUKE BEHET FJALE PER MODELINE ZGJEDHJEVE ,PORE PER TE MARRE PUSHTET NE TAVOLIN OSE ME DHUNE.KANE 30 VJETE QE NA NGREJNE DY GISHTA PERPJETE KU ASNJE NGA KETA HORRA NUKE E SHPJEGON ,SE CFARE DO TE THOTE .MJAFTONTE VETEM NJE GISHTE ,DHE NJERZIT DO TI TREGONIN SE KU DUHEJ FUTUR AI GISHTE.PO DESHEN PUSHTET RESPEKTO VOTEN E POPULLIT.MJAFTON TE HESHTESH DHE TE FUTESH NE ZGJEDHJE DHE TE SHIKOJME SE CFARE DO TE MARRESH. PRANDAJ LIGJET NUKE MUNGOJNE ,PO ASHTU EDHE RREGULLAT DIHEN ,E VETMJA GJE QE NUKE DIHET ESHTE SE KURE DO I NGREHET LULIT TE NA SJELLE DEMOKRACINE HOLLANDEZE. SE SALES NUKE I NGREHET KURRE DHE DO VASHDOJE PO ATE RRUGE QE KA NISUR.
Po, padyshim, si në çdo etapë të zhvillimit natyror evolucioni është ligjësia. Por duhet të themi se edhe evolucioni mund të shpejtohet, ose ngadalësohet nga faktorë të shumtë. Temë e pafund kjo. Sa i përket problemit në fjalë, apo më mirë të themi analizës së Krasniqit, duhet pranuar se pa një ferment procesi ngec, ose zgjatet dhe në këtë rast kosto rritet. Shëmbull mund të jetë se pa maja nuk prodhohet birra apo pa enzimat fermentuese nuk prodhohet vera. Përndryshe do kishim një produkt që nuk do pihej, pra lënda e parë do shkonte dëm. Ndaj them se rekomandimet që analisti në terma afatshkurtëra dhe afat gjata rendit, do të ishte mirë të konsideroheshin nga ata që kanë në dorë për t’i bërë. Krasniqi përmend rastin maqedon si të suksesshëm, dhe ky rast sot duket se po na parakalon në disa drejtime, edhe pse iu desh të tejkalonte shumë vështirësi si ato me Greqinë, politikën konfliktuale të brendshme dhe faktorin shqiptar mjaft të fuqishëm, vështirësi që ne nuk i kemi patur, përjashtuar farës së keqe politike që po qelb vendin. E meqë tek ne vetëm kjo do rregulluar, dmth do pastruar, mendoj se problemi është më i thjeshtë. Presion i fortë ndërkombëtar dhe futja në lojë sa më shpejt e SPAK. Stigmatizimi, diskreditimi, penalizimi etj. masa dhe mjaftojnë tre-katër nga kokat e shkaktarëve të krizave të futen në mengenenë e ligjit dhe kështu në mënyrë evolucionere rrjedha e jetës politiko-shoqërore, futet në shtratin normal të zhvillimit demokratik.
Z.Krasniqi duhet te kesh parasysh qe kjo krize nuk erdhi ne menyre normale nga ezaurimi e menaxhimit te proceseve demokratike si zgjedhjet,financimi i partive etj,per te cilat Ju keni te drejte.Kjo krize eshte e sajuar nga arkitekti i krizave.Qellimi eshte shprehur nga PD .Te mbajme peng vendin dhe shoqerine qe te mos shuhet PD.Me e mira eshte te mos mbahemi peng dhe PD ti shikoje fundin kesaj partie.Militanteve beju thirje te votojne B.D dhe problemi shkon drejt zgjidhjes po Sali dhe kompani.Ti kete nuk e thua se sta mban,pra leri moralizimet.
Afrim Krasniqi ka ardhur koha qe te mos genjejme me vehten por te paraqitemi realisht .me mire nje realitet ndoshta dhe i hidhur per ndokend se vazhdimesii genjeshtrash e propozime kompromisi gjoja te mencura,Eshte e qarte kjo krize vjen nga te quajturit lidere te se djathtes te cilet me aktivitetin e tyre te deritanishem kane humbur besushmerine ne popull dhe jane te sigurt qe nuk fitojne.me gare te rregullt pra me zgjedhje qe jane dekretuar per ne 30 Qershor.e kane deklaruar “mqs me Ramen nuk fitojme do ta rrexojme me revolucion me dhune,per kete bene dhe bllofin duke djegur dhe mandatet per ta bere gjoja ilegjitim dhe per te mare pushtet ne tavoline “kjo eshte tallje me popullin me voten e tij, kjo eshte tradheti ndaj votusve te tyre duke mbeshtetur imazhin ne bote si popull i prapambetur qe sdi te votoje, qe eshte rebel qe nuk i zbaton ligjet etj.kjo duhet te marre fund keta lidere qe jane tallur deri tani duhet te japin doreheqj dhe tujapin mundesi partive te tyre te riorganizohen te nxjerrin lideret e tyre te rinj dhe te maten burrerisht ne fushen e zgjedhjeve te lira, Rregulli esht kush del nga loja ose mungon diten qe zhvillohet ndeshja e humbet ate .por ruhet kushtetuta ,autoriteti i dekretit te presidentit dhe vene mend ata qe dote vijne qe te mos luajne me me voten e popullit.
kush ka qejf te shkoje ne zgjedhje
T’i japesh vetes statusin e arbirtuesit dhe mentorit te faktorit nderkombetar,,
sic ben ky krasniqi i vockel,,,,te vjen te qeshesh pa ndalur.
Pale, po i ben keshillimet dhe kallauzin e interesave te te vet-djegurve,sikur
po thote gjera qe nuk i dinim.
O krasniqi i vockel,,,,kriza e stisur nga ju,,, te vet-djegmit,,,,nuk ka fare lidhje me pritmerite
dhe projektin integrues te mbi 90% te shqiptarve,,,,kriza e stisur prej jush eshte programuar ,
me nje mije sterkemca ,per te penguar me molotov udhen e progresimit politik dhe prosperimit
te jetes se shqiptareve ,qe aspirojne e punojne per t’u qasur me standartet
europiane.Ju aspironi dhe zbatoni vetem projektin tuaj 29-vjecar te shkrumbosjes se
shtetit te shqiptarve,,,ku ti vete je njeri prej mentoreve te ketij kob-projekti,,,,dhe te cilit i ka
ardh ngordhja e merituar.
Nuk i ka lene mendja nderkombetaret ,te pranojne te terhiqen osh
,prej jush,ne theqafjen tuaj ,
”per jete ,a vdekje”.
TUNG.
Zoti krasniqi por sikur neser the njejten gje the bej edge PS Ku do vemi.
Sa her shof ket Ramen me kujtohet Abu Bakr Al-Bagdadi udhheqsi isis qe proklamonte kalifat shtet te drejte dhe te begate.
Dhe Rama proklamon republike parlamentare ku cdo gjo shko vaj dhe robt jan te lumtur.
Al-Bagdadi ne fakt terrorizoi myslimanet e vet qe smenojshin sheriatin si ai.
Rama terrorizon e le pa pune burgos e lincon kedo qe smeno si ai aq sa po i perze robt jashte.
Al-Badadi eksportoi terrorizem sa u bone gjith shtetet bashke dhe e shemen.
Rama eksportoi krimin ne bote dhe boni bashkimin e mafias ne nji kartel te vetem i cili jo vetem na qiti bojen si komb po ky kartel po ble Shqipnine e cdo dite ku hyn ky kartel po bohet e pajetushme shqipnija.
Boni dhe zegjedhjet moniste o ps qe dole e gjitha nga fashti Bucimas e jepini drejtim votes Plumb per armikin
E vetmja zhgjidhje qe populli ka eshte BOJKOTI dhe REVOLUCIONI
Po ta arrije ta beje kete populli shqiptar do shpetoje njehere e mire nga keta pith robsh. qe te gjithe. Saliu, Rama, Iliri, Luli te futen te gjithe ne burg ne te njejten kohe.
O POPULL, ZGJOHU PREJ GJUMIT.
QIJANI ROBT TE GJITHE KETYRE QE NE 30 VITET E FUNDIT JU KANE VJEDHUR DHE PLACKITUR GJITHSHKA.
QIJANI NDJENJAT KETYRE KRIMINELEVE.
Si zakonisht, Afrim Krasniqi ofron nje tablo realiste per situaten ne Shqiperi. Por, a ofrohet ndonje zgjidhje??
-Mendoj se kjo klase politike (te gjithe bashke) nuk mund te sjellin asgje te mire per popullin. Ata jane bashkarisht te komprometuar ne vjedhjen dhe grabitjen e ketij vendi dhe po perpiqen me cdo mjet te ruajne pushtetin dhe pasurite e tyre. Reforma ne Drejtesi eshte gjysmake, sepse prezenca aktuale e te huajve, nuk mund ta kontrolloje ate. Ndersa Rendi vazhdon te komandohet nga krimi shteteror. Pa Rend dhe pa Drejtesi, nuk mund te filloje as ndeshkimi dhe as sekuestrimi i kupoles politike, te ashtuquajturit peshqit e medhej, prandaj kjo situate do vazhdoje edhe per shume kohe akoma. Shqiptaret kane deshmuar se nuk jane te afte per ta bere, pa ndihmen e plote te te huajve.
Sa i mencur qe je mor trap u tropojes. Po mire mor rrace muti, kur na ben nje analize kaq te sinqerte dhe te drejte, por pse nuk jep nje kontribut direkt dhe pa doreza tek partia meme qe te polli dhe te beri dhe kryetar, apo e ndjeve eren nga larg dhe u largove. Keshtu jep me shume kontribut si market me shoke.
Sa i mencur qe je mor trap u tropojes. Po mire mor rrace muti, kur na ben nje analize kaq te sinqerte dhe te drejte, por pse nuk jep nje kontribut direkt dhe pa doreza tek partia meme qe te polli dhe te beri dhe kryetar, apo e ndjeve eren nga larg dhe u largove. Keshtu jep me shume kontribut si market me shoke. Mos harro se nuk kemi nevoje per mente e tua, jepja sales e lulit sr ata kane nevoje.
Habitem me argumentimin qe pa PD nuk mund te kete zgjedhje, kur une uroj te dale nga zgjedhjet edhe PS. Ndoshta mund te kemi nje fillim te ri; te pakten njefare shprese.
Dite me te veshtira po e presin popullin shqipetar.Me kete opozite qe vendi yne do shkoi drejt humneres se ajo nuk do t’ja dij fare per popullin qe vuan e varferohet,por te pasurohen lideret e opozites. Kjo opozit e korruptuar po shpif dhe po shpik ç’do gje kundra qeverise.Mjer neve per kete opozit fashiste.