Një muaj nga jeta e një rrogëtari

19 Maj 2019, 14:53Blog TEMA

Nga Klodian Tomorri

E nis muajin me shprese duke pritur me padurim diten e rroges.

Ke kaluar nje muaj te veshtire dhe ditet e fundit jane akoma dhe me sfilitese. Por para se rroga te kaloje ne banke te del perpara qeveria.

Qeveria ka qejf te pije uje ne burim, nuk e le qe te rrjedhe deri tek llogaria jote.

Te thote sikur jane ca si shume keto qe po merr, 40 per qind i dua une, taksa dhe sigurime. Iku dallga e pare.

Te mbetet 60 per qindeshi. Por dy dite pas rroges ke takim me qiraxhiun. Edhe ky te pret me qejf njesoj si qeveria. Qiraxhiu do 30-40 per qind te asaj qe te le qeveria. Dy goditje knock outi. Por shpresa vdes e fundit. Ke gjithmone 30 per qindeshin e mbetur.

Kur ti mendon se ke mbaruar pune me qeverine, te dalin perpara kompanite publike te utileteteve. Te vijne te shtepia dy fatura ne copa letre te vogla. E para eshte e dritave, e dyta e ujit.

INSTAT thote se te dyja keto marrin rreth 5 per qind te buxhetit familjar. Por ty fatura te vjen gjithmone dy here me shume. Keshtu qe ato duan 10 per qind te rroges.

Pasi paguan dhe keto te mbeten 20 per qind te pages. Litari vetem shtrengohet. Dhe ky eshte vetem starti, dmth eshte ende data 5 e muajit.

Tani nese do te kesh makine, internet, dhe telefon ben mire qe te leshosh edhe 20 per qindeshin e mbetur qe ne fillim. Pastaj duhet te mendosh, prit se eshte edhe ushqimi. Keshtu qe fillon te shtrengosh ku te mundesh.

Makina nuk te duhet, eshte luks. Internetin mund ta mbash pak me dhimbje. Restorantet, shpenzimet per argetim jane te eliminuara qe ne nisje.

Tani e gjithe sfida eshte si te dalesh ne fund te muajit me 20 per qind te rroges. Por prit. Nuk ke mbaruar pune ende me qeverine. Tek ky 20 per qindeshi sa here qe do blesh ne treg, qeveria do 4 per qind tvsh. Qeveria nuk lodhet asnjehere se te palluari. Kete here gjysme fshehurazi, dmth ti nuk e ndjen shume. Praktikisht ke vetem 16 per qind te tuat.

Por njeriu eshte kreativ. Fillon te beje cte mundet per te arritur ne fillim te muajit tjeter. Derisa boom del nje shpenzim i papritur.

Ky mund te jete nje shpenzim shendetesor ose per shkollim. Qeveria te merr sigurime 3.5 per qind te rroges per sigurime shendetesore, por kur shkon ne spital publik, qeveria nuk duket. Por aman ke gjithmone Check-Upin falas.

Tani nese te del ky shpenzimi perpara ke vetem nje rruge. Termi i sofistikuar eshte kredi. Populli me urtesine e tij i thote borxh. Mjaftojne disa nga keto episodet dhe borxhi rendohet e rendohet derisa varka nis te fundoset.

Aty te lind pyetja. Ku eshte diferenca mes skllaverise se dikurshme dhe asaj te sotme? Serish ngushellohesh. Sot te pakten nuk te rrahin me kamzhik si dikur. Shpresa mbetet gjithmone. Edhe kur varka eshte mbushur plot me uje.

19 komente në “Një muaj nga jeta e një rrogëtari”

  1. Moni says:

    Artikull, pa koke pa kembe dhe pa prapanice. Taksat ne Shqiperi mbeten te uleta ne perqindje krahasuar me vendet e Perendimit. Nuk e di ciles rroge dhe ciles qera shtepie i referohesh, por kur paguan qerane presupozohet qe nuk e paguan vetem, por ke dhe dike tjeter i cili punon dhe me te cilin e ndan, qofte ky bashkeshort/e qofte nje bashkjetues tjeter. Jeta eshte po kaq e veshtire dhe ne vendet e zhvilluara ku pjesa me e madhe e te ardhurave shkon per taksa, strehim, fatura dhe shume por shume siguracione. Ne perendimin kaq te lakmuar nga shqiptaret ka nje pjese e pa neglizhueshme e popullsise qe nuk shkon dot per pushime. Dhe nje pjese derrmuese e popullsise qe ben pushime krejtesisht modeste ne kamping. Ndersa shqiptaret si cdo sezon veror do na hapun barkun duke postuar fatura restoranti ku kane ngrene fruta deti, peshk dhe karkaleca te eger, vere etj. Dhe me pas ankohen se fatura ishte e kripur, se eshte sa 1 jave pune e te tjera brockulla. Nderkohe po 1 jave pune kushton nje vakt i tille dhe per nje italian ne Itali apo nje francez ne France apo nje spanjoll ne Spanje. I thone nje fjale: « shtriji kembet sa ke jorganin », por shume shqiptare nuk duan ta kuptojne kete shprehje.

  2. billa says:

    Moralin e kujt ben ti?! Ti je kronist me porosi, tregoju rrogtareve si meren honoraret dhe pagesat qe siguron nga kompanite publike ne sektorin e energjise. Mos ofendo shtresen me me integritet ne kte vend

    1. geni says:

      Mish, patate, salce kosi.

  3. lavdosh says:

    Hartim i nivelit te shkolles se mesme, qe nuk i shkon per shtat nje gazete si Tema (ku[tohet, duhen mbushur faqet me ese, hartime dhe shkrime-perkthime)
    4 gjera jane te sigurta:
    1) Taksat ne Shqiperi jane te uleta
    2) Rrogat jane te uleta
    3) Kostua e jeteses eshte relativisht e ulet, por e larte duke marre ne konsiderate rrogat
    4) Sherbimet publike jane falas ose me cmime te uleta dhe cilesia po permiresohet (ketu duhet te jemi te qarte: niveli i sherbimit shendetesor nuk do te behet kurre si ne SHBA, por ne Shqiperi te gjithe kane akses ne nje sherbim shendetesor pa pagese dhe qe po permiresohet. Ne3 Amerike pyesni te afermit tuaj qe edhe pse mburren, enderrojne sherbimin shendetesor te Shqiperise)

  4. Andi says:

    O Billa e fitove sufllaqen per sot?

  5. Koli says:

    Rrogat kane nje shekull qe nuk rriten. Kurse taksat dhe cmimet vetem lart. Pastaj del Lleshi thote njerezit emigrojne nga mungesa e kultures. Ju langojte e bodrumeve qe komentoni per sufllaqe na keni care ate qe sthuhet

  6. Blerimi says:

    Aq keq eshte bere puna saqe i boton dhe Tema

  7. Arlind says:

    Billa. Ti je tamam shtrese me integritet se e kap 500 mije lekeshin tek bodrumet e Call centerave te kryeministrise. Plus nje sufllaqe per cdo koment. E ke te deklaruar rrogen te pakten?

  8. Artani says:

    Billa o legen. Pse smerresh me thelbin.

  9. po si nuk ju vjen turp o militante ! po rrogat jane te ulta dhe cmimet katastrofe ! flas per nje person te ndershem qe nuk lyen gishtin ne mjaltin e pushtetit ! ti lutemi zotit per shendet se robi edhte i poshter

  10. MH says:

    Tashti mbasi te lexova bukurmire marrjen e pages mujore dhe % e shlyrjeve te detyruara ne fund dole sikur te mos kishe punuar,aty aty si nji i pa pune pa nji grosh ne xhep.Me kete konkluzion te keshilloj te rrish pa pune.Pse te lodhesh te punosh per te shlyer % te detyrushme.Kur shume mire nuk shlyen asgje,nuk i detyrohesh askujt dhe mbetesh ne te njejtin nivel si te punosh me at te papunin pa nji grosh ne xhep.

  11. Beni says:

    Nje nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar.

  12. Endri says:

    Thjesht, bukur, paster. Klodi ka stil te vecante ne te shkruar.

  13. Landi says:

    Keta minite e Call centerave jane qenia me e neveritshme. Populli nuk ka buke te haj kta sulmojne robt qe shkrujne te verteta.

  14. Sufllaqja says:

    Keta militantet komentues jane prova me e mire qe rroga sdel perderisa bejne gojore ne internet per nje sufllaqe.

  15. Eri says:

    Bravo Klodi. Fakti qe edhe Tema boton nje shkrim si ky tregon shume.

  16. bledi says:

    Ky eshte realiteti i rrogetareve sot. Sa keq qe nuk kemi me shume shkrime dhe zera si ky.

  17. Al says:

    Po nuk bere korrupsion ne Shqiperi nuk jeton dot….ktu ku jetoj une jetohet mire me rroge ndonese shteti te mer ne burim 40%…..behen dhe pushimet,ka dhe rroge te 13 dhe 14 per pushimet….lum kush ka rroge…ndaj zyrtareve nuk u shkon menja per korrupsion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje