VENDIMI: Lefter Koka regjistrohet në KQZ për të përkrahur Bindjen Demokratike, rrëzohen akuzat e PD

18 Maj 2019, 13:50Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

E vetmja gjë që e mban në këmbë për të mos ikur me vrap, si tek protesta e fundit, partinë e vetëdjegur të Lulzim Bashës është urrejtja dhe meraku që ka për BINDJEN DEMOKRATIKE. Në fakt, ne ua kuptojmë hallin, por nuk i ndihmojmë dot.

E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo. Përkundrazi, e konsiderojmë reklamë falas për një parti të re.

Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.

Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar.

Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri.

Dhe që ta mbledhin mendjen një herë e mirë e mos të lodhen kot, duke u përpjekur çdo ditë të na kapin në gabim, po u themi sot se BINDJA DEMOKRATIKE i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli. Madje në shumë raste ne kemi pasur edhe firmat e qytetarëve të disa bashkive, përvec atyre të deputetëve, të cilat ishin kriter i mjaftueshëm, sipas ligjit.

Si përfundim, i ftojmë që të qetësohen ata që kanë zgjedhur të na ndjekin ne, e të mos hyjnë vetë në zgjedhje. Ata nuk do të na pengojnë dot kurrë që ne të marrim pjesë dhe të garojmë në procesin e pandalshëm të 30 qershorit.

7 komente në “VENDIMI: Lefter Koka regjistrohet në KQZ për të përkrahur Bindjen Demokratike, rrëzohen akuzat e PD”

  1. Komentuesi says:

    Opozita jashte paralamentit,ajo qe sot bredh rrugeve,e ka shpresen e saj vetem te bombt molotov.Por do vij momenti i duhur qe kjo bombe do t’u plas mbi kokate e tyre.Populli i bashkuar me Edi Ramen,qe sot eshte si nje uragan,do ti shtyp me Berish,me Bash e me Meta e Monika. Te shkreteve u genjen mendja se me anen e forces se protestave do rrezojne qeverine e ligjeshme dhe do pengoi zgjedhjet.Ta provojne po te duan dhe ta shikojne verin e semes ku te futen.

  2. Kuq e zi says:

    Kur thua populli eshte me ramen besoj se e ke fjalen per vete
    Populli don nje te ardhme me te mire dhe nuk eshte rama apo ps qe ja jep se po te ishte ashtu do ja kishte dhene prej shume vitesh
    Ps do kete fatin e pd sepse ps-pd jane dy faqe te njejtes medalje
    Sa me e forte politika apo partite aq me e dobet demokracia dhe anasjelltas

    1. uhahahaaaaaa says:

      Amon mos thuaj se je ti populli, o Kuqo ? ? ? ?

  3. Lond says:

    Po ti koqe zi me cilin je o shkerdhat me vicidolin se po e kruan sumaqen shum me kto komente, apo me mpletovin.

  4. operacioni zjarri says:

    Haha çfare farse. Po ju ç’nuk thate per LSI, tani fale saj po regjistroheni

    1. yp Xhixh says:

      E c’rendesi ka kjo mor kaqol ?

  5. Kritiku pa kritika says:

    Per “Kuq e zi”: Vertet populli mbase nuk e do Ramen, por te dish nje gje: sa me shume populli te te mos jete dakord me qeverine, aq me i emancipuar eshte ai. Rama nuk eshte nje drejtues dhe politikan i mire, edhe une per shume gjera nuk jam dakord me te, por ne hotizontin e politikes, nuk duket njeri me puntor, me vizionar, me shpirtmire se ai. Prandaj, para se re besh komentin tend te paguar, vere ne pune trurin tend, qe mesa duket, e ke njesoj me te peshkut. ( Me nje ndryshim, po qe se per keto qe thua ne komentin tend, nuk i ke te porodituta dhe te paguara )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje