Nga Bernd Borchardt*
Kur Genta më ftoi për të folur sot këtu, mendova për konceptin e armikut të popullit dhe u përpoqa të bëja një kërkim se nga rridhte ky koncept, cila është historia e tij, cila është ideologjia pas tij dhe, veçanërisht sërish gjatë ditëve të fundit, mendova për hijet e tij të gjata.
Përmendja e parë e “hostis publicus,” armikut publik, i referohet perandorit Neron dhe u përdor nga Senati Romak kundër tij.
Shekspiri e rimerr termin në fillim të shekullit XVII në dramën e tij që bën fjalë për fatin e gjeneralit romak Koriolanus, i cili luajti rol në historinë e hershme të Republikës Romake.
Në dijeninë time – hera e parë që termi u përdor në kuptimin e sotëm, si armë në duart e demagogëve dhe diktatorëve, pjesë e pseudojustifikimeve të sundimit totalitar, ishte gjatë revolucionit francez.
Në vitin 1792, Robespieri deklaroi se “qeveria revolucionare ka si detyrim ndaj qytetarëve të mirë të gjithë mbrojtjen e shtetit – ajo nuk u detyrohet asgjë armiqve të popullit, përveç vdekjes”.
Ne të gjithë e dimë sa njerëz vdiqën në gijotinë gjatë rrjedhës së mëtejshme të revolucionit ose gjatë masakrave në Vendee dhe në shumë raste të tjera që lidhen me Regjimin e Terrorit, siç u quajt më vonë kjo periudhë e revolucionit francez.
Në atë kohë, ishte zhvilluar një ideologji, e cila u përdor për të justifikuar këto mizori. Veçanërisht, idetë e Jean-Jacques Rousseau u përdorën si themel për idenë totalitare të një “vullneti të përgjithshëm”, që e lejon ligjvënësin të pretendojë se mishëron vullnetin e popullit dhe idenë, po aq totalitare, se ekziston një e vërtetë politike absolute dhe e përsosur që mund dhe duhet të përdoret për të riformatuar shoqërinë dhe që legjitimon ushtrimin e pakontrolluar të pushtetit.
Kjo e lejoi Robespierin dhe dishepujt e tij të formonin diktaturën e parë totalitare në kohët moderne dhe të përpiqeshin për të formësuar një shoqëri të tërë sipas vizionit të tyre. Këtu nënkuptohej shfarosja fizike e “kundërrevolucionarëve” dhe gjithë atyre që konsideroheshin si të paintegrueshëm në shoqërinë e ardhshme të përsosur, pra “armiqve të popullit.”
Nuk është çudi që Hitleri, Lenini, Mao dhe Pol Poti e admironin Robespierin dhe u bazuan në konceptin e tij për luftën kundër armiqve të deklaruar të popullit: Hitleri me hebrenjtë, Lenini me borgjezinë dhe menshevikët e kështu me radhë. Unë nuk e di nëse Enver Hoxha e përmendte Robespierin, por ai vepronte sipas mësimeve të tij.
Të gjithë këta e bazonin legjitimitetin e pushtetit të tyre në një identifikim pothuajse mitik të udhëheqësit me njerëzit, në një udhëheqës/fyhrer, i cili mishëronte “vullnetin e përgjithshëm” të popullit dhe nuk kishte nevojë për ndonjë legjitimim tjetër të pushtetit – sigurisht jo e jo për një legjitimim aq të rëndomtë si ai që vjen nga kutia e votimit.
Në fillim të shekullit XX, koncepti i armikut të popullit ishte futur tashmë edhe në art: shkrimtari norvegjez Henrik Ibsen shkroi dramën tejet të zymtë me të njëjtin titull, ku përshkruhej përdorimi i termit për të frikësuar, izoluar dhe përdorur mjete represive kundër atyre që mendojnë ndryshe.
Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.
Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.
Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe.
Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik.
Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.
Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata.
Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike.
Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat.
Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin.
Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.
Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit?
Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet – janë përgjigjet e tij thelbësore.
Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore.
Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë.
*Fjala e Kryetarit të Prezencës, ambasadorit Bernd Borchardt, në konferencën ndërkombëtare shkencore “Fytyra e armikut të popullit gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”
Gjuha kacka ska e kocka thyen.
Or teoricien liberal i huazum , te ter kta qe permende me budallej se ty kan qen , atehere or teoricien pse perendimi anglia franca amerika belgjika dhe te tera shtetet qe moren pjes ne luften e dyt i pushkatuan tradhtaret , se ishin armiqt te popujve respektiv , po ti o kopuk i paguar pse hedh helmin e liberalizmit degradus ne kte vend , apo se ky vent ste perket ty dhe ty as qe te plas fare per kte popull dhe kte vend , se bota jote rrotullohet vetem rreth Gentes tende , ik o kopuk o pler se me kte frym e moret me qaf kte popull , dhe kemi 30 vjet nuk dim kush esht atdhetar dhe antishqiptar ne kte vend , po vin lloj lloj sorollopi dhe po tallin bythen me dinjitetin komtar tek ne , dhe njerzia bejn vetem sehir nga shoket e tu qe i kan hedhur dhe i hedhin trut e gomarit kti mileti sa her i bie rruga ktej nga ne per noj interes privat per noj Gent apo noj tender , nuk kemi nevoj per teorit tuaja bastart shetites , qe futeni neper shtete te vegjel ku se mer vesh i pari te dytin dhe mbillni anarshi , se kemi hecur me kte teorin tende kto vite demokracie po bejn qef saliu sot dulja dhe janullatos po qeshin dhe tallin bythen kopilet me figurat komtare .
Sela!
C’eshte ky sofizem?!
Tradhetaret e atdheut sigurisht pushkatohen, ndersa kundershtaret politik nuk mund te jene tradhetare.?Ata nuk goditen me molotov, por me vote?️
Z. Ambasador ne shkollat e Enverit mesohej historia e vendit dhe botes nga lashtesia deri ne kohet moderne , epoka post revolucinit francez te 1789-es cilesohej si diktatura Jakobine dhe kritikohej per krimet e deshtimet e saj , por Enveri beri te njejten gje duke e quajtur diktatura e proletariatit kur Shqiperianuk kishte as borgjezi te konsoliduar apo proletariat sepse ne ishin ende ne feualizmin otoman mesjetar ,
Eh moj Europe e drejte e bute dhe endritur, po ca mund ti thuash nje partie qe ve interesar e saja para endrres dhe kontributit te popullit shqiptare 30 vjecare per INTEGRIM. PARTI SHTEGU PARTI PRITE PARTI RRUGE CILESI TE DREJTUESIT TE KERRUSUR 78 vjec QE NUK DI TE HAPI RRUGE DUKE DJEGUR SIGURISHT 2BREZA DHE PO SHKON NE DJEGJE TE BREZIT TE TRETE 60 Vjet , dmthn do vuajm dhe 30 vjete per te larguar te keqen qe mbolli Sali shpellari
I nderuar ambasador,
Sot me lind e drejta te pyes:Si duhet t’i konsideroj une ne ditet e sotme te gjithe ata politikane (jo qytetare te thjeshte) qe lobojne neper bote dhe vecanerisht ne Europe kunder hapjes se negociatave me BE, qe e sterrojne (nxijne) imazhin e Shqiperise duke mos qene e tille si e konsiderojne ata, ku cdo gje duhet te permbyset; aq sa edhe ju vete po i shihni mire e gjykoni drejte veprimet e tyre si antishqiptare, po per shkak te detyres nuk ua thoni kaq hapur, po qeverive tuaja dhe BE ia keni thene hapur e pa doreza. Ju i keni zbuluar dhe e konsideroni qendrimin e tyre jo korekt, duke ua thene se fundmi hapur se po punoni kunder interesave te Shqiperise.
Por une zoti ambasador si duhet t’i quaj?
Me gjeni nje sinonim te “armik i popullit” ju lutem.
NE nekohen e enverit 50 perqind e popullsis punonte ne industrin e rend , ne industrin ushqimore , ne industrin e tekstilit dhe gjeologji miniera , dhe hidroenergjitik , per her te par ky vend kishte institute te te gjitha llojeve ne te gjitha shkencat e kohes qe jetonim , klasa proletariatit esht klasa puntore , pra ne ne historin e popullit SHQIPTAR nga koha pirros epirit , ne kemi patur klas puntore pra proletariat , nga viti 1945 deri ne vitin 1990 , kurse her tjjeter ne historin ton jo qe nga koha pirros , por qe nga andertalet , nuk ka pas klas puntore ne kte vend , prandaj me te drejt quhej diktatura proletariatit ne kohen e PPSHs , ne 2 mij vjet histori shqiptare , vetem ne koh te ENVERIT SHQIPTARET kan punuar si njerez ne art kultur ne industri te rend e te leht mjeksi gjeologji hidroenergjitik mjeksi edhe ne te tera fushat qe mund te ket nje shtet me baz te shendosh dhe solide , pra nje shtet i vertet modern , koha PPSHs ishte periudha me e ndritur e industris SHQIPTARE ne ter kohrat nga andertalet deri sot .
NE nekohen e enverit 50 perqind e popullsis punonte ne industrin e rend , ne industrin ushqimore , ne industrin e tekstilit dhe gjeologji miniera , dhe hidroenergjitik , per her te par ky vend kishte institute te te gjitha llojeve ne te gjitha shkencat e kohes qe jetonim , klasa proletariatit esht klasa puntore , pra ne ne historin e popullit SHQIPTAR nga koha pirros epirit , ne kemi patur klas puntore pra proletariat , nga viti 1945 deri ne vitin 1990 , kurse her tjjeter ne historin ton jo qe nga koha pirros , por qe nga andertalet , nuk ka pas klas puntore ne kte vend , prandaj me te drejt quhej diktatura proletariatit ne kohen e PPSHs , ne 2 mij vjet histori shqiptare , vetem ne koh te ENVERIT SHQIPTARET kan punuar si njerez ne art kultur ne industri te rend e te leht mjeksi gjeologji hidroenergjitik mjeksi edhe ne te tera fushat qe mund te ket nje shtet me baz te shendosh dhe solide , pra nje shtet i vertet modern , koha PPSHs ishte periudha me e ndritur e industris SHQIPTARE ne ter kohrat nga andertalet deri sot . se çfar thon pjellet e ballistozogisteve dhe antishqiptaret esht vetem genjeshter e shtyr nga cmira dhe urrejtia ndaj atij pushteti si kundershtar direk te te parve te tyre ballistozogist,