Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?

18 Maj 2019, 10:22Blog TEMA

Nga Mustafa Nano*

Politikanët shqiptarë kanë krijuar një botë të vetën që shkon paralel, pa u prekur, me common sensin, dhe me logjikën humane. Ata janë në situatën kur thonë e bëjnë gjëra të çuditshme, që janë aq të çuditshme sa ta heqin trurin.

Do të ishte njësoj si të thoshin që një dhe një bëjnë tre, apo që pas të martës vjen e hëna, apo që Janullatosi mban Ramazan, etj, etj. Këto të fundit janë gjëra të pabesueshme, apo jo? Epo kështu janë edhe shumë gjëra që bëhen e thuhen prej politikanëve. E jo vetëm.

Po e ilustroj:

Pas publikimit të një shkrimi shumë kritik ndaj qeverisë në gazetën më të madhe gjermane Bild, u pa të dilte Blerina Gjylameti dhe të fliste për “ata që paguajnë para të pista që vijnë nga vende të huaja për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë.” Pastaj tha se “kjo pistë është nën hetim serioz”.

Dha prova për këtë? Jo, nuk dha prova. Asnjë provë. Thjesht damkosi një zë kritik.

Një ilustrim tjetër: Monika Kryemadhi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ka bërë këtë vizitë në pikun e krizës politike shqiptare, dhe ne presim të marrim vesh se çfarë është diskutuar mbi këtë krizë mes saj dhe atyre që e presin.

Mirëpo prej andej vijnë vetëm fotografi të Monikës, siç është ajo me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin. Asnjë fjalë mbi rrethanat e takimit, mbi përmbajtjen e bisedës, mbi kohëzgjatjen e kësaj të fundit, mbi vendin e takimit, etj. ASNJË FJALË. Vetëm një fotografi.

Një ilustrim i tretë tregon se vesin e politikanëve shqiptarë e ka gjithë shoqëria shqiptare. Një agjenci sondazhesh ka bërë një të tillë, dmth një sondazh, dhe u ka bërë të intervistuarëve edhe këtë pyetje: Cili nga politikanët është i sinqertë në deklarimet publike.

Dhe gati 30% e shqiptarëve mendojnë se Edi Rama është i sinqertë në ato që thotë. Një në tre shqiptarë pra është i bindur që Edi Rama thotë vetëm të vërtetën në publik. Fiu! Një në tre.

Nga i njëjti sondazh del se gati 5% e shqiptarëve janë të sigurtë që Sali Berisha thotë vetëm të vërteta në deklararat e veta publike. Disave iu duk një shifër e vogël kjo.

Por 5% e njerëzve të rritur në Shqipëri bëjnë gati 70 mijë veta. Pa mendojeni pak. 70 mijë veta nuk janë pak. 70 mijë që besojnë se Berisha nuk gënjen asnjëherë. 70 mijë veta që në vend të trurit kanë krrunde, apo egjër, apo tallash.

*Monologu i gazetarit në emisionin e tij Provokacija, në ABC News

8 komente në “Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?”

  1. TRAPI says:

    ASNJE ORE MIK

  2. Elektorati says:

    Edi rama ka me shume e e besojne por me siguri pyetsori yt do i jete drejtuar edhe kazanit mediatik ,ndaj do te kete rene perqindja o Muç Nania!
    Megjithe dobesite e tua si gazetar ne formim e siper me ke pelqyer ne emisionin tend me te ftuarin e radhes Laertin!Qe nje biseqe qe binte era qyteterim!

  3. Komentuesi says:

    Nuk na the gje me kete shkrim o Nano.Me heret ke qene me konkret dhe me i besueshem,por tani ke ndryshuar shume,madje me shume se ata gazetar qe paguhen nga Berisha,Basha dhe Monika. 5% bejne 70 mij po 30% sa? Eshte e natyrsheme qe e bejme vete llogaritjen,se te kushe kane me shume besim shqipetaret.

  4. drini says:

    MOs u cudit 30% e Rames dhe 5% tndin e Berishes jane tifozet fanatike, dhe tifozet fanatike nuk kane tru kane vetem emocione, per ta nuk ka rendesi e verteta. Ata jane si delet qe Sala mund ti coje ku te doje edhe drejt vdekjes se tyre. Kush bene ndryshimin eshte pjesa e popullsise qe ka arsye , mendon , analizon mendohet para se te votoje ose kur e sheh se nuk e ben dot ndryshimin nuk vete te votoje fare. Kjo situate ka qene ne vitin 2005. Fatos Nano e thelloi me tej korrupsionin qeverise si te mos kishte kryeminister pa pergjegjesi. Salen njerzit e njhnin kush ishte me cfare kishte bere vjedhjen e votave ne 1996, piramidat 97.Ne kete situate sala perfitoi se njerzit nuk shkuan te votojne . Ata menduan se te dy jane njelloj

  5. MH says:

    Asnjerit nuk i besohet.
    Njeri ma mut se tjetri.Filloja nga te duash per te parin tek i dyti ose anasjellat.Nji Mut jane.

  6. emigranti says:

    o muci ata qe i besojne berishes jane vetem kriminelat, hajdutet, drogaxhinjte dhe te tjere te ketij rangu sepse berisha i la te lire hoqi ligjet e beri vendin hane me shume porta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje