10 porositë e veçanta të Zotit, për burrat e gratë shqiptare

22 Maj 2019, 09:22Blog TEMA

Nga Mustafa Nano*

Zoti, kur u takua me Moisiun në majë të malit të Sinait, i dha atij, madje të shkruara në dy rrasa guri, dhjetë komandamente, prej të cilave izraelitët duhet të udhëhiqeshin në jetën e tyre. Këtë e dimë tanimë të gjithë.

Ajo që nuk dihet është që ekzistojnë edhe dhjetë komandamente të veçanta për shqiptarët. Janë zbuluar kohët e fundit. Dhe janë komandamente të shkruara në gjuhën shqipe.

Cilat janë ato?

1. Unë jam Zoti. Mos e shani vendin tuaj. Mos i përdorni shprehjet “Ky vend është i mallkuar” apo “Ky vend nuk bëhet”. Kush i përdor do të përfundojë në ferrin e përjetshëm.

2. Bëhuni si gjithë bota e qytetëruar. Qoftë edhe duke e imituar atë. Dhe fillojeni me gjërat më të thjeshta. Nuk thuhet “jo” kështu. “Jo” thuhet kështu.

3. Mblidhuni toskë e mblidhuni gegë/mblidhuni bashkë si kokrrat n’shegë.

4. Mos u krenoni me njerëz me gjak shqiptari që janë bërë të mëdhenj jashtë vendit, apo në shërbim të mbretërive a perandorive të huaja. Janë arritje që nuk ju përkasin.

5. Mos i lejoni të paditurit të përzihen në punë që s’u përkasin. Dhe mbrojini të diturit prej tyre.

6. Hej gra të Shqipërisë (ky komandament është vetëm për gratë, e çuditshme): Trupi juaj është trupi juaj. Mbi të nuk kanë të drejta burrat e familjes. Dhe asnjë burrë tjetër.

7. Mos shikoni kisha e xhamija/feja e shqiptarit është shqiptaria. Dhe meqënëse jemi këtu, e keqja e shqiptarëve nuk është që janë të pafé, por që kanë shumë fé.

8. (Tani është hera e një komandamenti që ka të bëjë vetëm me këtë situatë që po jetojmë: e çuditshme edhe kjo) Mos ua vini veshin atyre që bëjnë thirrje për përplasje civile në datën 30 qershor. Janë më të marrët që ekzistojnë mes jush.

9. Mos e merrni trimërinë për një virtut. Dhe nëse e bëni këtë, mos merrni për trimëri guximin e një horri. Merrni për trimëri guximin e dikujt për të shprehur ca ide të vetat, të cilat ai e di që nuk do të kuptohen prej gjindjes.

10. Dielli lind andej nga perëndon.

*Monologu i gazetarit në emisionin e tij në ABC News, “Provokacija”

11 komente në “10 porositë e veçanta të Zotit, për burrat e gratë shqiptare”

  1. Detari says:

    u be hoxh ky tani

    1. ik ere pirdhu says:

      Komandamentet e sat’ome O Muc ?
      URDHERESAT…

  2. Flutura says:

    E mrekullueshme!
    Vetem pak koment per kamandamentin ne lidhje me grate: trupi eshte imi, por mendja, e cila eshte gjithashtu imja duhet t’u bindet disa vlerave, qe jane te pranuara nga gjithe shoqeria dhe pra nga burrat e familjes dhe burrat e tjere….

  3. pyetje says:

    It’s alright to talk to yourself. It’s even alright to answer yourself. It only becomes a problem if you’re talking to yourself and you go, “Huh? What did you say?” Doesn’t it?

  4. BOHOTINA says:

    Bravo. Domethense. Per njerez me tru. Aludimi i Nanos shume i bukur dhe aktual.

  5. Sefer Daja says:

    Amon se Na gape barkut. U bone me katunar skrapari me thone “komandamente”. Je me gjithëmen trap.Thuhet “Urdheresa”, falemnerit per mirkuptimin. Te fala satome

  6. Flutura says:

    O Sefer!
    Ti vuan nga kompleksi i pozicionit gjeografik? Nuk ka rendesi i kujt je dhe nga je, por kush je dhe sa vlera ke.

  7. Sinan Qinan Matheu says:

    Ke harru ate rregullin 11 qe thot
    “kari hyn andej nga del”

  8. apostulli i qerebelas says:

    Urdhni 12.
    Mos ndiqni tropajanet qe pjerdhin nga goja dhe dhjesin nga hundet,apo tropojeshat qe perdorin gishtat e tyre ne vexhajnën e tyre,duke zvendsu rrolin hyjnor te hajdar manallit me musteqe.

  9. mik says:

    Ne titullin e artikullit shkruhet : 10 porosite e vecanta te Zotit . . . . . , e ma poshte ‘ porosite ‘ zevendesohen me komandamente !!!
    Gjithsesi, cfar do te thote ” komandamente ” ?

  10. Arif Tomcini says:

    Z.. Jani keni sh. te drejte per sa shkruani, dhe“ kur rri drejt mos ki frike se te del hija e shtremeber, pra duan ta shtremberoje dikush, kete e thote nje i mencur e filozof Anglez See You again, Arif Tomcini`from

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje