Meta rrëmben spektrin e kryeopozitarit të reformës në drejtësi

22 Maj 2019, 17:29Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ilir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikash dhe zërash publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht.

Dhe kreu i shtetit nuk është mjaftuar ta ngërthejë këtë mision vetëm përmes kritikave që i ka bërë eksesve të deritanishme, por mbi të gjitha duke propozuar zgjidhje konkrete.

Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për “Sfidat e sigurisë në Ballkan” ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit, apo mendësinë e gjuetsisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve.

Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarte alla Donika Prela, dhe implikimin e sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta.

Por, ajo që hapi i Ilir Metës ka pasur të ndryshme nga skeptikët e tjerë të reformës në drejtësi është pohimi i tij për kërkimin e rrugëve institucionale për të zhbërë ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deri tanishme.

A do ta pranonte një organizëm i tillë ‘lejen” e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë?

A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë?

A do i justifikonte ai veprimet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës?

Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurtë) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangjen e së keqes, është një akt prej politikani serioz.

Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot e shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë.

Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për “Shqipërinë fanar ndriçues në BE” do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes.

Ilir Meta konfirmoi se do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, pesonalisht nuk do ti shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazuar, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re.

Por, pavarësisht akuzave që do t’i bëhen apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Eshtë koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar.

17 komente në “Meta rrëmben spektrin e kryeopozitarit të reformës në drejtësi”

  1. Konica says:

    Shkrim medioker…ordiner fare!
    Vetem disa java para se te filloje nga puna SPAK BE sipas ketij palaqos duhet te hape syte se ka deshtuar! o zot o zot o zot! Po kaq debila te jene ata qe ndjekin Lapsin sa ky te shkruaje cdo lloj budalleku pa u dridhur qerpiku fare…..

  2. ik or ik se na çave b... says:

    Ilir Trimi i zbathi breket. Me ne fund e leshuan nervat. Mbeti te dale ne shesh bashke me baxhellen dhe keta zagaret e paguar te therase : Rama ik. REÇI

  3. Mbreti me spektrr says:

    Oo R.K, a e kupton ca po thua qe ne titull??!! Meta dhe drejtsia shofin me kurriz nga njeri tjetri.
    Je bo aq bole sa nuk njof njeri qe ti mbaroje artilujt qe shkruan ti.

  4. 111 says:

    Eh , Andi, Andi !!!!!
    Mbete tere jeten i perulur pas Likes e Co., pikerisht pas,
    atje ku del jashteqitja per te ngrene edhe sot pak, si cdo dite!
    Por nuk harron edhe avazin shume te vjeter: B….YTHLEPIRJEN !!!!!
    Eh , Andi, Andi !!!!
    Perjetesisht …LETYRE !!!!!

  5. Agimli says:

    Ilir Meta para se te mare poza opozitari teveje ne prokurori dhe te shpjegohet per dosjet qe I jane mbyllur dhe si I jane mbyllur

  6. Vleshin says:

    Mire Andi, mire!
    700000 + 200000 te Gazetarit tek Opinini = 900 000.
    Endi Capo: vetem 200 000 i dosjes 978 eshte akuze apo nje prove?

  7. Albani says:

    Ky lepurushi i Hysniut, servilizmi të Enverit, kërkon të japi mend, por si nuk e kupton që nuk ka asnjë ndikim dhe nuk e pj…… njeri

  8. deshira says:

    Andi, si gjithenje idiot. Presidentin e shqeteson SPAk se dosja 978, (mire e kam numrin?) eshte perpiluar edhe nga shkrimet e gazetes zvicerane per konesionin e Ilir Metes ne Kongo te zinkut, floririt dhe diamanteve te perfaqesuara nga Kastriot Ismahili. Ee , or e , e kam thene disa here. Kjo e shqeteson Meten, pa leri dengelat ti se u shqetesua per gjykaten e pordhikali. Po i rreshqet toka nen kembe. Andi e di çfare derri i eger i plagosur? Thyen çdo gje qe gjen perpara po mundi, prandaj dhe ti dhe Me(u)ti jeni gatuar keq nga stomaku i qelbur dhe atje do perfundoni ku perfundon ai.

  9. beni says:

    o Andi trapi
    i thone “skeptri” dhe jo “spektri”
    Rremben skeptrin dhe jo spektrin
    na mbyten injorantet …
    juve komentuesit po ju hapin syte dhe jo e kunderta …

  10. Com says:

    O Andi sinqerisht te lexova vetem 5 rreshta o mjeran i k-analeve berishiste. Ti je nr 1 i analizes kazan mediokritet

  11. Ilir says:

    Nja dy pyetje per Andushin nese I bie rasti te shoh komentet e pacavures se tij.
    Ta zeme se Iliri I ka sinqerisht te gjitha ato qe thote dhe se nuk I trembet drejtesise se re sic thua ti.

    – A jane Iliri me Moniken te korruptuar? Te gjitha vilat, shtepite, shkollimin e femijeve jasht …. I kane me pune te ndershme apo….?
    Nese pergjigja juaj eshte “Jo” per te paren dhe “Po” per te dyten. Athere pergjigja e tij eshte nje akt pre lideri, por ty te duhet te shkosh per nje vizite urgjente tek mjeku sepse shpejtesia e shkaterrimit te qelizave te trurit tend eshte maramendese. (Me e shpejt se e cdonjerit nga shoket e grupit “Na bashkoi Ylli Rakipi”.

  12. KL says:

    Po mo Andi, po! Brukseli ka gabuar! Amerika ka gabuar, vetem Iliri e ka drejte! Kesaj i thone revolucion ne koken e Andit qe tregon se deri ku mund te arrije turpi njerezor! As Hysni Kapo nuk e ka kritikuar ne menyre kaq idjote Brukselin apo Vashingtonin!

  13. dritani says:

    Interesant: Ky boshatli i rene nga fiku na e pershkruan Njeshin shtetar si Sanco Pancon me mendesite e Don Kishotit…A e din se cila eshte gjeja me e veshtire mbi kete dhe, zoteri?…E cila- e kundra pyet Don Kishoti…Me njohe vetvehten, zoteri…Like, po afron SPAK-u…S’e paske marre vesh se c’eshte? Tornadoja amerikane! Sa te rrojme, do shikojme….!!!!

  14. timo says:

    Edhe sikur të ishte shkruar me sgjuarësi ky shkrim, nuk do të besonte kush.

  15. BUSHATI says:

    Ja dhe ky opinindhisti ileshit i ANAL-isteve te medias,nuk thote gje per prononcimin e A.Hoxhes,ne opinion ,per dosjen 938,qe na nxori nga strofulla presidentin qe miratoi reformen me 140 vota,po na tregon se presidenti na doli ne krye te opzites,gje qe eshte pare ne krye te heres,qysh gjate fushates te 2017,qe beri thrrje,njelloj si shefi i tij,per rrembim armesh,megjithse ishte votuar si president,po tani ka ardh fundi,o keta para drejtesise,ose tani ky vend shkoi megjithe mend per lesh

  16. Tomi Trako says:

    Zoti Mero me respect per ju te lute Mos lejo te shkruajne KY Palo burre.QE BURRE NUK ESHTE NUK dua te humbas kohen te flas per kete Palo njeri

  17. Ani says:

    Uaaaaauuuuu! Nuk mund ta besoj dot qe kete shkrim e ka bere Andi Bushati!

    Mund te gjendet nje rruge tjeter per te kritikuar reformen Bushat, por please please, hiqja kete barre e merite Ilir Metes, se na i solle zorret ne goje sot! Te lutem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje