Përfaqësuesit e qeverisë në KQZ rrëzojnë arbitrarisht kandidatin e Bindjes Demokratike në Berat

23 Maj 2019, 16:15Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dominuar nga përfaqësuesit e shumicës rrëzoi sot në mënyrë arbitrare kandidatin e BINDJES DEMOKRATIKE në Berat, zotin Pavllo Shkarpa, duke i hapur rrugën zgjedhjeve me një kandidat të vetëm në atë bashki. KQZ, e cila votoi si rrallë herë me unanimitet ishte sot shumë e vendosur për ta ndëshkuar kandidatin tonë, ndonëse në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit.

Argumenti i përdorur prej anëtarëve socialistë të KQZ, sipas të cilit zoti Shkarpa është regjistruar me vonesë në gjendjen civile të Beratit, nuk gjendet asgjëkundi në Kodin Zgjedhor apo në kushtetutën e vendit.

Vendimi absurd, që ngjante dukshëm si i paracaktuar, e çon në dy numrin e kandidatëve të BINDJES DEMOKRATIKE të përjashtuar nga gara prej qeverisë.

Disa ditë më parë kandidati ynë për Skraparin, zoti Devi Hebibasi, u tërhoq fare papritur nga kandidimi, pasi u ndje i kërcënuar nga përfaqësuesit e Rilindjes atje. Vlen të theksohet se të dy kandidatët tanë të rrëzuar nga njerëzit e qeverisë i përkasin të njëjtit qark.

Vendimi i sotëm pason dorëheqjen e dy kandidatëve tanë në Lezhë e Kavajë, të cilët e morën vendimin të ndikuar dukshëm nga presioni i Partisë Demokratike. Dhe tashmë mund të flitet për një barazim të plotë mes “Rilindjes” dhe “Republikës së Re” në raport me gjuetinë ndaj kandidatëve tanë.

E ndodhur në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE deklaron se është e vendosur t’i shkojë deri në fund betejës së saj ligjore për të garuar me kandidatin e saj në Berat. Ndërkohë, ajo paralajmëron qeverinë që të heqë dorë nga këto goditje të ulëta ndaj njerëzve të saj, sidomos në qarkun e Beratit.

Nuk mund të jetë kurrësesi rastësi që kandidatët tanë po sulmohen njëkohësisht nga të dy partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëse për krizën e sotme që kalon Shqipëria.

BINDJA DEMOKRATIKE fton partnerët tanë që janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri që të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre që procesi të mos cënohet më tej, nga brutaliteti i qeverisë dhe i atyre që kërcënojnë të prishin zgjedhjet.

2 komente në “Përfaqësuesit e qeverisë në KQZ rrëzojnë arbitrarisht kandidatin e Bindjes Demokratike në Berat”

  1. Pali says:

    SINQERISHT GJEJA ME E MIRE QE KANE BERE RREZIMIN E KANDITATURES SE PAL SHKARPES NJEEIU ME NÉGATIVE QE EGZISTON NE ALBANIE NE KOHEN E PPSH KA PUNUAR NE LOKALITETIN E RRETHIT ME VONE PRIVATIZOJE ZYREN E BERI ARGJENDARI , THEMELOJE SEKTIN JEHOVAI ME TE MAJTET ME TE DJATHTET ME QENDREN AI I BENE TE GJITHA THJESHT TE VJEDHI ( ME KUJTOHET KUR SPIUNONTE TE SHEFI HETUESISE MAKS ……) NESE VERTET DO EGZISTONTE ZOTI DUHET TA KISHTE ZDHUKUR NGA FAQE DHEUT

  2. pa e lexuar.. says:

    Loje e pushtetit me Bindjen Demokratike. Cdo gje eshte farse, sikurse dhe vete kjo parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje