Ambasada e Italisë në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë, që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës, e cila do të përfshijë akset kryesore rrugore që lidhin Tiranën me qytetet e tjera.
Ambasada italiane shprehet se “Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal”.
Gjithashtu, Ambasada thotë se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.
Edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita, Ambasada italiane i ka kërkuar qytetarëve të saj që të evitojnë grumbullimet masive.