Nga Ben Andoni
Edhe njeriu me gjykimin me logjik apo më të ftohtë nuk mund të zgjidhë dot si duhet rebusin politik shqiptar.
Paktet, marrëveshjet e momenteve të fundit, kulisat e pafundme dhe talljet janë baza e një koncepti që të huajt për ta thjeshtuar e kanë përmbledhur në nëndarjet e kategorisë “Ballkanizim”.
Ky term gjeopolitik që më së shumti i referohet procesit të fragmentimit ose ndarjes së një rajoni apo shteti në rajone më të vogla ose shtete që janë shpesh armiqësore ose jo bashkëpunuese me njëri-tjetrin, pothuaj përmbledh të gjithë atë që ndodh me ne.
Por, shqiptarët e sotëm kanë nevojë të jetojnë normalisht. Një element, që elitat politike të vendit nuk mund t’ia japin bashkatdhetarëve të tyre. Së fundmi, përpjekja që po bën presidenti duke e qesëndisur Reformën në Drejtësi nxjerr realisht në pah problemin e vërtetë: Frikën jo të pakët nga Reforma dhe përpjekja për ta dështuar atë ka gati konsensusin në masën mbi 50% të politikanëve.
Me realizimin e strukturave dhe sidomos SPAK-ut, problemi është që përballja e parë do t’u takojë atyre dhe sidomos shpluhurosjes së dosjeve të vetë tyre.
Kurse procesi i integrimit dukshëm është i vështirë ngaqë të gjitha palët politike shqiptare e kanë të vështirë t’i lenë privilegjet që rrjedhin pas ngushtimit që po i bëjnë proceset e integrimeve evropiane.
Edi Rama sëbashku me Lulzim Bashën mbartin peshën më të madhe të gabimit, pasi nuk mundën ta afronin vendin tonë ashtu si duhet në hapjen e negociatave me një sherr që nisi turpshëm në parlament dhe u transferua në sheshe dhe rrugë. Kurse e gjithë klasa politike që e ndjek verbalisht këtë kinse dikotomi thjesht ka qenë dekori i turpshëm. Paçka çfarë është thënë për mbrojtjen e Kushtetutës, ne kemi humbur shpresën me këta përfaqësues për shkak të përballjes së turpshme që kanë me realitetin.
Vetting-u për politikanët, nëse do të bëhej, do vërtetonte tmerrin se ku janë zhdukur shumë nga pasuritë dhe asetet e këtij vendi, por edhe ku mund të gjendet origjina e konfikteve, varfërisë dhe e krizave që nuk dinë të mbarojnë, pasi pasuritë e politikanëve tanë janë realisht të frikshme. Por, ai nuk bëhet, kurse ata zgjasin e zgjasin krizat për t’i lënë shqiptarët në këtë gjendje të trishtë.
Ne nuk dimë të bëjmë shtet funksional demokratik dhe tre dekadat po e provojnë këtë më së miri. Është e turpshme, por e vetmja gjë që mund të themi në këto momente, ku vetë BE është e çoroditur prej pragut të zgjedhjeve se të huajt duhet të vijnë një orë e parë. Ne nuk ia dalim dot vetë, pa ngucjen e të huajve. (Javanews)
Doli ky zagari gjumash i Metes te jape mend!
Sepse keshtu te pelqen te gjykosh ti, apo kaq di dhe kaq thua!
Gjithe jeten mbete PELTE ( ushqim i preferuar i femijeve i bere me qumesht e niseshte ,)
Quhet edhe MUALIBI !
Rebusi shqiptar eshte i zgjidhur !
Secili ne punen e tij, ne vendin e tij dhe ne zbatim te KUSHTETUTES dhe ligjeve te
tjera te ndertimit te shtetit te te drejtes !
SHTETIT TE TE GJITHE SHQIPTAREVE !
Eshte kaq e thjeshte, Oj PELTE gazetaruc, qe mbete gjithe jeten duke u zvaritur!
Nuk je i vetmi !
Jeni shumica qe zvariteni skutave , qe qendroni me goje hapur, kush tju hedhe ndonje korre buke qe te ushqeheni dhe te
hidhni ne treg belbezimet e pasushqyerjes…..
TURP !
NUK MUND TE THONI ASGJE TROC DHE DREJT!
PA FRIKE !
PA FRIKE !
JETONI ME DINJITET, qofte edhe nje minute….. e atehere do te kuptoni se sa poshte jeni…..
Por jo !
Ju nuk keni dinjitet!
Nuk e keni privilegjin qe ta njihni kete vlere!
DINJITETI ESHTE VLERA E JETES!
Ju nuk JETONI !!!
Ju ZVARRITENI !!!!
je nje Palo analist,sdi nga te shkosh.qorr e frikacak
Me keto qe shkruan duke u hequr si mencur dhe asnjeanes me te vertete eshte pak e mundur qe te huajt te vijne.Kur ti nuk di se kush eshte fajtori cte bejne te huajt.Ti nuk ke guxim te shkruash hapur por dhe ti japesh cezarit cfare eshte e cezarit,kur ti qe e mban veten me lart se te tjeret nuk ke nje ide te qarte cdo bejne te huajt.Pastaj te huajt e kane zgjidhur disa here,por ata per te cilet ti as ke folur por as po flet tani vazhdojne po te njejten.Pastaj a e pranoni ju zgjidhjen e tyre.Te huajt perdite po flasin dhe e kane thene cfare eshte per te thene.Daullet bien per ata qe kane veshe,po ti me te tjeret nuk degjoni.Pa lere per te luftuar si po luftojne krimininelet e pd lsi. Po hajduti(keta kriminele) nuk ka faj .Me fal ti jeton ne Olimp tani.
E ke gabim Beb, ne po ja dalim shume mire. Nuk na udheheq me Saliu, Ilir Meta po shkon drejt koshit te plehrave, drejtesia po pastrohet, nje pjese e mire e popullit po meson respektin ndaj ligjit. Ne qoftese dikush nuk po ja del, nuk eshte populli, jeni ju mediat dhe pseudoanalistet qe ju duket tmerr nje popull qe ka hecur shume hapa para jush. Hiqni dore nga psikologjia e panikut, ky popull ka mbijetuar ne situata me te kqia se kjo e sotmja, qe ne fund te fundit nuk eshte krize por thjeshte teater. Teater ku aktoret e shkeputur nga realiteti mendojne se gjithe bota i ka syte te ata. Pastaj kush je ti qe ben nje thirrje te tille, qe flet ne emer te popullit, bej analizen tende te ftohte te bazuar ne fakte, kaq ke per detyre. Populli do ja dali per bukuri. Jeni ju te pazanatet e medias qe do mbeteni pa bordero. Por ky eshte halli juaj, jo i popullit.
Fajin e kane gazetat qe jane te koruptuara nga pushteti, sepse gazetat po te ishin te ndershme , duhej te mbeshtetnin Opoziten, jo pushtetin.
Gjithmone mbeshtetet Opozita, se ajo eshte ne gjendje te pa-mbrojtur ,
Pra kjo gje esht e thjesht, te fare—-Ne Demokraci nqs Opozita nuk pranon te mari pjese ne zgjedhje , duhet degjuar mendimi I saj, dhe te plotesohen kerkesat e Opozites, pike.Dhe nuk krijohet asnje konflikt
C’esht kjo pune , sa hipin ne pushtet politikanet shqiptare , nuk duan t’ja dijne per mendimin e Opozites
Keta politikane duhet te mesojne ABC-ne e Demokraicse–Pushteti degjon mendimin e Opozites , dhe nuk behet kurre remuje
nqs Opozita kerkon largimin e Kreut te pushtetit duhet te largohesh, pike . dhe hapi ruge zgjedhjeve
Ai Austriaku shkoi ne zgjedhje per nje akuze koti—ndersa ne Shqiperi ne kemi ne krye te Qeverise nj njeri qe mbushi more Shqiperine me droge,–Uleshin avionet ne mes te dites
Policine e mbushi me trafikante droge,Pushtetin local e ka bere pale me kriminelet lokale,
Ne Ekonomi ky Kryeminister vjedh si I babezitur–Mori 1 milliard Euro kot nga FMN per tua dhene milionereve te familjes se tij , se gjasme Shteti u kish borxh Biznesmeneve, kur ne fakt Tatim taksat thane se keta Biznesene I kane borxh shtetit 800 milione Euro
Dhe per mbrojtur kete vjedhje , kyr Kryeminsiter taton me taksa te larta njerezit e thjeshte ne sektorin e sherbimeve
Kjo tregon se y Kryeminister eshte nje hajdut I rezikshem, sepse kyr per te vjedhur vete dhe me miqte e tij milionere varferon cdo dite popullin e varfer shqiptar–
Ky KM nuk ka asnje lidhje me idelaet e nje partie socialiste –Ky ka vetem idelae hajduti
Pra kemi ne krye nje Kryeminsiter Hajdut dhe te lidhur me krimin ku ka me dhjetra fakte –dhe ky rugac Kryeminister , thote –Nuk jap dorehqeje se me ka zgjedhur populli–WOW !——-Dhe ket e e quan demokraci ky Kryeminister Hajdut e sharlaatan qe edhe votimet I vjedh me kriminelet lokale
Vete Partia Socialiste duhet ta largoje nga kreu I saj kete EDI RAMEN, se ky esht turpi dhe faqja e zeze e PS-se
E mbushi kreun e PS me kalamaj dhe trafikante droge –Po natyrisht jo te iki Rama dhe te vije nje hajdut tjeter si Fatos Nano
Aty ne PS ka plot ish depudete me experience qe duhet te marin kreun e PS-se , si Ditmir Bushati, dhe gjithe ata qe I largoi Rama
Me kane zgjedhur 1 milion shqiptare mbrohet sharlatani!
Duket qe nuk ka argument tjeter!
Po pse more LUGAT po Hitleri,Musolini,Gedafi,Sadam Huseini etj a nuk ishin te votuar nga miliona njerez dhe ishin diktatore?
A nuk mblidhte Hitleri dhe Musolini miliona njerez ne mitingje para sulmeve ndaj shteteve te Europes dhe BRSS dhe hengri koken e vet pasi i shkaktoi popullit te vet gjakderdhje dhe mjerim per mbi 100 milion njerez ne bote?
Pse argument eshte ky,qe qenke votuar?
Po Berisha,more lamash,a nuk ishte i votuar me plebishit ne 92-shin dhe na coi ne shkaterrim,ne percarje dhe vrasje pa fund?
Te votuam qe te na sherbeje neve e jo vetes dhe hajduteve e krimineleve!
Te votuam por jo qe te beje tendera qe te fitonin firma mashtruese me dosje te fallcifikuar ndersa ti i mbrojte pa pike TURPI hajdutet e ministrise duke ju hakerryer gazetareve se “ku eshte ketu korrupsioni”?
Te votuam,por jo qe qeverisja jote nga pa aftesia apo korrupsioni te lejonte qe 37% e te punesuarve te punojne ne te zeze,pra te mos derdheshin per ata kontribute per sigurimet shoqeroire e shendetesore dhe me pas ti t’i kompesoje pagesat e pensioneve nga buxheti i shteti me 29 miliard leke?
A nuk eshte KRIM ky o sharlatan i pa bese antishqiptar?
Te votuam,por jo qe shteti yt te mos derdhte kontribute per sigurimet shoqerore per punonjesit e vet ne shumen 108 milion euro?
A nuk eshte krim ky o sharlatan?
Eh sa ke nga keto krime o ditezi sa meriton te kalbesh ne burg!
Nuk e njoh kete palo gazetaruc .Ky qenka fare DEBIL Ku ka pere ky idiot ndonje qeveri ne bote te jap doreheqjen se ashtu i do qejfi hajduteve e krimineleve si keta te pd-se sone aq me shume kur jane minipakice.Ti merhum -mundohu te pakten te mos llapesh sepse jam i sigurte q e je pisqolle e mbushur e llumit te vendit se do vije nje dite e do pendohesh Dibranet kane nje fjale te urte qe thote se- HALLI ZGJAT NJE DITE POR TURPI ESHTE I PERJETSHEM.
Reforma nuk ka kthim kane therritur dhe mobilizuar gjithe reaksionin antishqiptar te paguar nga Moska po bejne te pa munduren per te penguar reformen ne drejtesi qe eshte dhe fundi i klases mediokre politike shqiptare pro Ruse qe ka 70 vjet qe po ozurpon pushtetin te gjitha perpjekjet jane te kota lideri i botes se lire SHBA do te katapultojne nje klase te re politike pro perendimore qe do vij nga diaspora mbas thirrjes amerikane per te kontribuar ne jeten politike te vendit,ne nuk e benim dot sepse nuk kemi intelektuale te mirrefillte autori ka te drejte,Spak-u dhe byroja e hetimit Jane bere makthi i madh i te korruptuarve shqiptare politikane gjykata prokurore gazetare dhe gjithe kapteret qe u bene miliardere pa mendje ne nje sistem kapitalist a la PPSH fundi po vjen behuni gati te qeshni me dordolecet qe u beheshin garripa shqiptareve
Ore ti Ben Andoni…po erdhen te huajt te zgjidhin problemet, pervecse eshte turp, nuk behemi kurre shtet. Eshte njelloj sikur cifti i nje familje te rrihet cdo darke dhe te vije policia ti ndaje; Kjo eshte familje ?
Shteti shqiptar duhet te formohet permes “pjekjes se ndergjegjes” popullore, deri kur populli te kuptoje qe VOTA eshte e rendesishme, dhe nuk duhet dhene “lapereve” te fshatit, por zoterinjve te qytetit. Dhe nuk eshte se mungojne “zoterinjte”, por … ne “tregun shqiptar” kerkohen akoma dhe vetem “lapere”. Deri sa te kaloje kjo “fryme” do te kemi “kete vuajtje”.
Nje gje eshte e sigurte; Duhet te sherohemi vete.