Rama letër të pestë Bashës: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe. Shtyjmë hapjen e fushatës më 1 qershor

26 Maj 2019, 11:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të pestë publike Lulzim Bashës, ku e fton që të dialogojnë pa kushte.

Në letrën e tij Rama ja bën të qartë Bashës se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe.

“Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi. E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita kur 61 kandidatët e mijëra këshilltarët e Partisë Socialiste do të jenë në Tiranë, për t’i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s’mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore.”- shkruan Rama.

Letra e plotë:

“Zoti Kryetar,

në radhë të parë sinqerisht përgëzime për mbrëmë, sepse pavarësisht bojëhedhjes mbi mure që e keni cen fiziologjik si parti, kalimi nga kapsollat e molotovët, tek balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa!

Por siç edhe me siguri e vutë re vetë, karvani i fitores Suaj imagjinare po firon pak e nga pak, çdo herë që sos në Tiranë dhe siç e kuptoni, njëkohësisht po firojnë edhe shanset e Dialogut mes nesh. Koha e mbetur drejt ditënisjes zyrtare të fushatës së 30 qershorit po tretet me shpejtësi, e bashkë me të po jep shpirt të them të drejtën edhe shpresa ime e vobektë, se në dyllin e veshëve Tuaj mund të hapet një vrimë.

Sidoqoftë shpresa vdes e fundit dhe ja ku jam, unë përsëri, në kërkim të Dialogut me Ju për të bërë timen deri në fund kundër kësaj historie të pakuptimtë, të shëmtuar e dëmtore për vendin tonë të përbashkët. U bënë muaj që vini vërdallë, bashkë me punonjësit e bashkive blu e me ca katranë me bojë, duke goditur Shqipërinë ndërkombëtarisht dhe ngritur pikëpyetje të madhe tek miqtë europianë, lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian; duke cënuar veprimtarinë ekonomike të vendit dhe turizmin në veçanti; duke trazuar një popull të tërë me hallin absurd se çfarë do të ndodhë e çfarë do të digjet kur të sosni në Tiranë herën tjetër…

Përveç këtyre sukseseve, që mund t’i thelloni më tutje nëse e vijoni këtë avaz dhe rënies së mëtejshme të mbështetjes së grupimit Tuaj politik, çfarë keni arritur ose mund të arrini tjetër apo le të dalë ku të dalë?

Parlamentin e keni ndaluar dot të funksionojë normalisht?

Jo, madje në seancat e të enjtes ka më shumë prezencë në anën e djathtë të sallës, se sa ç’kishte deri kur Ju e braktisët.

Qeverinë e keni ndaluar dot të vazhdojë punën normalisht?

Jo, madje e vërteta është se edhe të enjten, që na e kishit imponuar si ditë për lojë luftash, kur duhet të merreshim me baltën, çizmet, bojën, glasat e vezët Tuaja në Kuvend, e kemi ditë kuvendore normale.

A mos vallë më keni larguar mua dot?

Po, kjo po, më keni larguar mbrëmë me balonat që merrnin me vete në qiell parrullën e lodhur “Rama ik”, nën tingujt ëngjëllorë të vuvuzelëve të paqes, teksa pllaka e gramafonit Tuaj rilajmëronte fundin e afërt të tiranisë me përkrahjen mbarëbotërore për largimin tim drejt qiellit, kurse fallxhorja Juaj i rrëfente popullit se në një filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhunën, që Zoti e dënon si shembëlltyrë të Djallit!

Gjithësesi, pa u zgjatur me çka Ju kam stërshpjeguar nga ana ime në katër letrat e mëparshme, shoh të udhës të nënvizoj si vijon:

E para, nëse nuk ulemi në Tryezën e Dialogut edhe këto pak ditë që kanë mbetur, Ju mund të vazhdoni të lëshoni balona e të ndizni dritat e celularëve të shpresës se qielli do më përpijë mua, njësoj balonat dhe nga qielli bum, do bjerë dhuratë për Ju fitorja që me votë meazallah se e arrini dot. Vazhdoni po deshët deri në qershor 2021, me këtë ritual grotesk të fushatë – protestave seriale kundër zgjedhjeve, me frikën nga drejtësia si karikues për bateritë tuaja. Ndërsa ne, thjesht do të nisim e do të zhvillojmë fushatën e zgjedhjeve vendore, do t’i marrim bashkitë e braktisura prej jush se meqë i latë ju, s’mund t’i lemë edhe ne rrugëve dhe do të vazhdojmë të qeverisim, me të gjitha bateritë e karikuara për katër vjet, deri në qershorin 2021.

E dyta, zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi. E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita kur 61 kandidatët e mijëra këshilltarët e Partisë Socialiste do të jenë në Tiranë, për t’i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s’mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore.

E treta dhe e fundit, mos mendoni Ju lutem për asnjë moment se 30 qershori nuk do të vijë apo do të kalojë pa zgjedhje. Një dritëshkurtësi e tillë mund t’i lejohet udhëheqësit Tuaj të currufjasur, i cili zhubravitet papushim nga mllefi i patretshëm qysh prej ikjes nga pushteti me 1 milionë shpulla dhe cfilitet përditë, nga tmerri i pangushëllueshëm i trokitjes së drejtësisë në derë. Po kjo s’ka si t’Ju falet Juve që të nesërmen e 30 qershorit, do të gjykoheni nga ndjekësit Tuaj për se si ka mundësi, që i dorëzuat pa betejë elektorale tërë bashkitë e Shqipërisë! E aty pastaj kam frikë se edhe tërë pasojat e xhindosjes së atij marroqit dixhital ndaj meje e Partisë Socialiste, do t’i hani Ju si fajtori i madh i një disfate katastrofike.

Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t’Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije.

Edi Rama

Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë:-)

(TemA)

19 komente në “Rama letër të pestë Bashës: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe. Shtyjmë hapjen e fushatës më 1 qershor”

  1. SHKELZENI says:

    PO VARJA MIS U MER ME ME LULEN AI ESHTE I MBARUAR ( KA TE DHENA QE DO SHKOJE NE HOLLANDE TE PUNOJE SI KAMERIERE NE PROFESIONIN E TIJE TE VJETER)

  2. Arber says:

    Duket se dhe data e protestes do te spostohet me 1 qershor. Kam e kemi degjuar protesta per largim kryeministrash qofte dhe ketu ne Ballkan dhe per arsye minore, por lufte te qeverise e mazhorances per te larguar kreun e opozites kurre nuk kisha pare e degjuar. Me slloganin “Hajde ne zgjedhje po ta mbajti”. thene shume sofistikueshem! Albanistan!

  3. Detari says:

    do bejne prap mareveshje keta te 2 qe te mbajne pushtetin, popull debil.

  4. Timi says:

    Edi Rama! Briliant! Per qindra vite nuk do te dale njeri me kaoacitete e tua ne kete vend! Fat i Shqiperise ne kete kohe maskarenjsh qe ju jeni ne vendin e duhur, kryeminister dhe urij qe te jeni atu edge 4 mandste te tjera derisa shteti ligjor te ndertohet plotesisht e prej se mbari e fara super e keqe berishiste te jete zhdukur plotesisht nga politika.

  5. Timi says:

    Edi Rama! Briliant! Per qindra vite nuk do te dale njeri me kapacitetin e tend ne kete vend! Fat i Shqiperise ne kete kohe maskarenjsh, qe ju jeni ne vendin e duhur, kryeminister dhe urij qe te jeni atu edge 4 mandste te tjera derisa shteti ligjor te ndertohet plotesisht e prej se mbari e fara super e keqe berishiste te jete zhdukur plotesisht nga politika.

    1. Kalec Dega says:

      Ke te drejte , shtetin ligjor do ta ndertoj Rama me Zaganjorin, Arta Markun, Gent Ibrahimin dhe Doniken e Pelave! GOOD LUCK!

  6. Rrumpall says:

    Keto te Bet Com e kan fut ne bast live L/P 8 letra ka koficient 3.5. Kam pershtypjen se ky lideri global eDRAMA nuk do zhgenjej do ta bej lart 8 letra

  7. Kujtesa says:

    EDI RAMA SHPETIMTARI , EDI RAMA SHPETIMTARI , EDI RAMA SHPETIMTARI, DO TE SHPETOJE PD NGA ZHDUKJA TOTALE , KA TE DREJTE SE ESHTE ASET KOMBETARE POR MOS HARROJ SE KUSH BEN PJESE NE KETE SEKT MISTIK ESHTE SHEMBELLTYRE E SALIUT, I CNDERUAR NGA KRIMI DHE KORRUPSIONI JANE TE REKRUTUAR DHE TE CNDERUAR PERJETESISHT DO SILLEN ASHTU NE KERKIM TE NDERIT DUKE BERE QENERIN E TE GJITHVE. ZHDUKU PD BERISHIANE.

  8. !1!1! says:

    Kur politika Shqiptare ndjek telenovelat turke! Jemi ne Ballkan ska si te ndodhe ndryshe. Interesant cfare tragji-komedi alla-shqiptarce.Kur do te mbaroj telenovela??!!

  9. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!

  10. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!

  11. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!!!

  12. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!!!
    Edhe enverin e shatë që shante evropën e ju tani thoni “Evropa Kurvë”

  13. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!!!
    Edhe enverin e shatë që shante evropën e ju tani thoni “Evropa Kurvë”

  14. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!!!
    Edhe enverin e shatë që shante evropën e ju tani thoni “Evropa Kurvë”

  15. beni says:

    ore popull budall
    Nuk do te shpetoni nga takstat edhe nese basha e sala denohen
    Hitleri ka qenë edhe më bindës e manipulues sesa Rama
    poshtë PD!!!
    Edhe enverin e shatë që shante evropën e ju tani thoni “Evropa Kurvë”

  16. Kuq e zi says:

    Te shtysh fushaten zgjedhore tregon qe nuk ben dot zgjedhje pa pd
    Llustrat tregoja dikujt tjeter ske byth me hy ne zgjedhje pa pd
    Prandaj rruga e vetme te ngelet me dhone dorheqje dhe zgjedhje te parakohshme
    Letrat mund te kapin shifren 1000 por faktet tregojne se sje burre shteti por plesht jorgani
    Jeni aq te ngjizur me njeri tjetrin sa nuk dini ku mbaron ps e fillon pd pra vdekja e njerit vlen edhe per tjerin

  17. arben says:

    O Rama po boll me letra se duket sikur po i lutesh Lulushit! Ai ben sikur nuk do, per tu dukur i forte, se ja nuk po ja var Rames, por ne fakt nuk di se ckerkon dhe cfare te beje!, Mos ja var me dhe vazhdo fushaten dhe zgjedhjet! PD dhe LSI zgjodhen te bejne pushim per 4 vjet dhe kjo nuk eshte faji yt, por i tyre qe bene kete harakiri!

  18. Na e shpife says:

    Leter E Edianes, Lulushit

    Po marr guximin qe t’ju shkruaj…
    C’do deshit me vec shpirtit tim?
    E di, se eshte e drejta juaj
    Te me denoni me percmim.
    Po ju qe e shihni si po vuaj
    Me pak meshire, sado pak,
    Nuk do me mprapsni zemerake!
    Me pare desha te rri qete
    Per turpin tim mbesomeni,
    Ju sdo te dinit kur se si,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje